Rregulli i artë është respekti për partneren, qoftë edhe nëse atë femër e dëshiron vetëm për një aventurë. Shumë meshkuj refuzojnë t’i drejtohen një femre duke menduar se nuk i përshtaten atyre, ndoshta sepse u duket tipi i femrës që nuk reagon ndaj shenjave.
Kur sheh një femër të bukur, të kalojnë në kokë mendime “të pista” dhe pikërisht këtu ndod hesh në rrugën e gabuar dhe mendon: “ta gjuaj”? Por, në qoftë se sheh një reagim të padëshiruar do të thotë se diku ke gabuar! Po si të bësh veprimin e zgjuar? Me pak stërvitje do të mësosh se femrat të cilat dinë se çfarë kërkojnë, “nuk bien pre” asnjëherë e replikave të lehta. Në radhë të parë, mos u nis me një ide të parapërgatitur të tipit: “është bionde, është e lehtë” apo “vishet seksi, pranon menjëherë”. Në qoftë se e ndalon dhe i flet në rrugë, duhet të jesh një “playboy” i vërtetë, pasi femrat thjesht nuk i kushtojnë rëndësi meshkujve që veprojnë kështu. Në qoftë se je në një lokal, ndihu i lirë të reagosh; ke në anën tënde shumë elementë: muzikën, alkoolin, atmosferën, shoqëruesit, lëvizjet cool të kërcimit etj. Rregulli i artë është respekti për partneren, qoftë edhe nëse atë femër e dëshiron vetëm për një aventurë. Shumë meshkuj refuzojnë t’i drejtohen një femre duke menduar se nuk i përshtaten atyre, ndoshta sepse u duket tipi i femrës që nuk reagon ndaj shenjave. Nëse e dini se cili është “arti” i të propozuarit, mos gënjeni veten, pasi nuk është aspak aq e thjeshtë sa duket.
Shiko cilësitë
Përveçse e di që je një tip fantastik, kjo s’do të thotë që edhe ajo ta dijë këtë gjë. Pjesa më e madhe e femrave i mbajnë “tentakulat mbrojtëse” të ngritura kur tenton t’i “pushtosh” hapësirën e tyre personale. Një gjë krejt normale, në fund të fundit. Me pak humor mund ta rregullosh këtë gjë.
Mos e vër në lojë
Nuk po i kushton kujdes aq sa duhet. Shenja e respektit është më e rëndësishme, dhe kjo është arma jote! Mos u përpiq t’i marrësh numrin e telefonit që herën e parë… ajo e ka mësuar tashmë që ti po përpiqesh ta zësh të dashur, kështu që zgjidh një mënyrë tjetër; ndryshe nga ajo që po mendon. Përpiqu t’i thuash direkt se çfarë kërkon nga ajo dhe mos ia fut kot, pasi vetëm kështu do ta dehësh me sharmin tënd. Në qoftë se do adoptosh një sjellje të qetë dhe të shprehesh qartë, do t’i lësh asaj të kuptojë që ti ke një personalitet të besueshëm.
Mos krijo plane
Disa njerëz mund të improvizojnë mjaft mirë, por ti ke më shumë shanse të mos jesh një prej tyre. Një plan i mirëdetajuar do të ndihmojë së tepërmi, ndonëse kjo mundësi nuk është më e mira në këtë botë. Megjithatë, përllogaritja që nga shtëpia nuk do të ndihmojë ty me atë çfarë gjen “në treg”, por s’ke çfarë bën…kjo është magjia e joshjes!
Mos u sill pervers
“Perversionet” e vogla janë të lejuara vetëm brenda çiftit. Nëse i flet asaj siç nuk të ka hije, mund të marrësh nga pas edhe një emblemë në të cilën shkruhet: “Ndihmë, jam i virgjër!”. Mos hap gojën si peshku kur shikon gjokset e saj; mos u përpiq ta kapësh prej të ndenjurave dhe mos e fto thjesht vetëm për të bërë seks.
Je arrogant
Ke makinë dhe rroba të shtrenjta, por gjithmonë ja përmend këto sa herë që hap gojën. Ndonëse mund të jesh me një stad material mbi mesataren, mëso të kesh një sjellje të përshtatshme, përpos faktit se je një djalë që di të vishesh dhe të sillesh. Mos harroni! Femrat seksi e dallojnë shumë lehtësisht arrogancën mashkullore. Për aq kohë sa nuk do të besosh se femra të cilën po josh është një objekt material dhe ajo të përket vetëm ty, sjellja jote është në rregull.
Tregohu i shoqërueshëm
Rreziku i të qenit gjithmonë “Mr. Nice Guy” është që mund të bëhesh më shumë armik se sa i dashuri i saj i ardhshëm. Përpiqu të ruash një ekuilibër midis të qenit i shoqërueshëm dhe romantik.
Tregohu i interesuar
Kur i thua që më intereson dhe sheh femra të tjera, është ndoshta zhgënjimi më i madh për atë femër të cilës po përpiqesh me çdo kusht që t’i thuash se e pëlqen së tepërmi. Është e qartë që shanset për t’u dukur serioz bien diku nën nivelin e detit, kështu që të ngelet ty topi që t’i tregosh që nuk është ajo e vërteta.
Degjoje
Është mirë që në këtë kapitull të jesh integruar tashmë në kategorinë klasike të një mashkulli që mbyll gojën dhe dëgjon. Kjo nuk do të nënkuptojë që do ta lësh vetëm atë të drejtojë bisedën, por përfshihuni në një bisedë interesante. Në qoftë se ajo ka diçka për të thënë, tregohu që po interesohesh për të duke e dëgjuar me vëmendje. Ato e vlerësojnë këtë gjë.
Perdor gjuhen e trupit
Mos e mbaj vështrimin përtokë kur ha ose pi diçka; mos bëj veprime të pakontrolluara dhe mos e shty trupin përpara duke vështruar aprovimin apo mosaprovimin e saj të heshtur. Është tepër e rëndësishme të mbash kontaktin vizual. Bëhu i kujdesshëm se çfarë po përpiqet ajo të transmetojë përmes rrugës së trupit.
Për shembull: Nëse keni lindur më 21 mars (21 + 3 = 24 dhe(24) llogaritet 2 + 4 = 6) domethënë, numri përfaqësues është 6.
NËSE JENI 1:
Jeni të pavarur, impulsiv dhe spontan. Dëshironi që vetë të arrini deri tek suksesi. Në planin sentimental ju udhëheq pasioni, ju doni ose nuk doni, dhe silleni në harmoni me këtë. Keni nevojë që të jeni krenar me partnerin tuaj (por, edhe pse ju atë vetë e zgjidhni, keni vështirësi kur duhet t’i bëni disa lëshime, të sakrifikoni pak liri, ndaj më tepër e doni partnerin pak më të bindur). Duke qenë se jeni të guximshëm dhe dinamikë, ju jeni forca lëvizëse e perandorit.
NËSE JENI 2
Ju e dini se çfarë do të thotë koketim, tërheqje, “dashuri e përjetshme”. Jeni të butë, krejtësisht sensibël, jeni të aftë t’iu përshtateni të tjerëve dhe t’iu bëni shërbime. Vërtet është vështirë të jetoni të vetmuar dhe keni nevojë që me dikë të ndani ndjenjat. Jeni të hapur ndaj shoqërisë dhe dëshironi që me të të jetoni në harmoni, ndaj ndiqni vetëm një rrugë: rrugën në të cilën zemra ju drejton.
NËSE JENI 3
I pushtoni të tjerët me natyrën tuaj artistike , me shpirtin tuaj të gjallë, brilant dhe me kuptimin për humor, por edhe me nevojën për të qenë të pavarur. Mbi të gjitha e doni lirinë. Jeni shpirtgjerë dhe plot pasion në dashuri, i frikësoheni vetëm monotonisë sentimentale e cila mund t’ua vrasë jetën tuaj. Për ju dashuria duhet të jetë lojë sentimentale. Në të kundërtën, ju asaj nuk i dorëzoheni. Thjesht, duhet t’jua ofrojë lirinë dhe të mahnitet me ju.
NËSE JENI 4
Lidhjet kalimtare? Flertet për një ditë? Nuk është kjo për ju. Ju jeni të dashur, sensibël, të butë , ndaj për dashuri ju nevojitet siguria, sinqeriteti, respekti – juve ju ndjell ndershmëria, bota e ndjenjave, e kurrsesi marrëzitë . Jeni posesivë dhe besnikë (sipas rregullit) , prandaj largojuni dashurisë në shikim të parë, pasioneve që mund të shërthejnë… dhe të shuhen.
NËSE JENI 5
Nëse flasim drejt, për ju nuk do të mund të thuhej se jeni prej atyre që fluturojnë nëpër retë dhe ëndrrat e dashurisë. Çfarë dëshironi ju? Lirinë, aventurën, udhëtimet, miqësitë dhe atë që është e re. Keni temperament të vrullshëm, jeni të padurimshëm dhe energjikë, ndaj çdo gjë tek ju ndodh papritur dhe spontanisht. Çdo gjë do të dëshironit të provonit, t’i ndani gëzimet tuaja, dhe me magnetizmin dhe sharmin tuaj të lindur i tërhiqni të tjerët, ju mendoni se çdo minutë dashuri meriton të përjetohet.
NËSE JENI 6
Gjashta është numër i harmonisë dhe dashurisë. Keni natyrë romantike dhe të mbrojtur, ndaj jeni të gatshëm të jepni shumë për të pëtjetuar qetësisht dashurinë tuaj (në këtë rast dashurinë do të duhej ta shënonim me shkronja të mëdha). Ju magjeps bukuria, kurse keni një ndjeshmëri të theksuar. Nga ana tjetër, ju nevojitet të jeni të qetë, të mbrojtur, sepse ju lidhjet e paqëndrueshme lehtë ju nxjerrin nga ekuilibri.
NËSE JENI 7
Shtata, numri i fshehtësive, e bën edhe shpirtin tuaj misterioz; nuk i tregoni lehtë ndjesitë tuaja. Jeni temperament i llojit të vet, të pavarur (mbase edhe të vetmuar!) dhe për ju joshja e polit tjetër nuk do të thotë se duhet të jetë intelektuale. Në të vërtetë, ju mund të dukeni indiferentë, por në thellësi të shpirtit ju jeni sensibël dhe në ju vlojnë ndjenjat. Ju nuk thoni lehtë: “Të dua!”, këtë e tregoni në tjetër mënyrë. I mbetet partnerit tuaj që ta zbulojë fshehtësinë tuaj, të depërtojë në atë mister.
NËSE JENI 8
Teta, numri i fuqisë, jua jep edhe dëshirën e fuqishme, ndaj tërheqja juaj ndihet në rrethin tuaj. Për ju përvetësimi në dashuri nuk është “cikërrimë”: kur doni, doni intensivisht. Për nga karakteri jeni besnik, të hapur dhe të plotë; ndjenjat i keni të drejtpërdrejta dhe me ju partneri e di se çfarë duhet bërë. Kur ju jeni në pyetje, pasioni dhe besnikëria duhet ta nënkuptojnë njëra-tjetrën, sepse ju nuk përfillni asgjë që është gjysmake.
NËSE JENI 9
Nënta, numri i fundit, është numër i idealizimit. Jeni shpirtmëdhenj, të durueshëm, zemërgjerë. Nuk jeni “romantikë” në dashuri, por jeni sentimentalë ( e vëreni dallimin?). Keni nevojë që të tjerët t’jua konfirmojnë dashurinë të cilën ndiejnë. Jeni shumë intuitivë, psikologë, lehtë i përvetësoni të tjerët dhe njerëzit kanë besim në ju. Për nga karakteri jeni joshfrytëzues, i doni njerëzit dhe për ju dashuria nuk është vetëm bashkëjetesë, por edhe bashkëpunim.
Jeta Faqolli provokon plazhistët me bikini mbi motor
Etichette: Femrat, Informacione, Interesante, ShqiperiNjë stil “alla brazilian” i rrobave të banjës nxjerr në pah fund shpinën e Faqollit më shumë se kurrë dhe në fakt këto lloj provokimesh Jetës duket se i pëlqejnë. Së bashku me shoqërinë e saj në një nga plazhet e Ulqinit këngëtarja nuk ka hezituar të pozojë për aparatet amatorë.Këngëtarja Jeta Faqolli ka vendosur që për këtë verë aventurat mos të kenë fund dhe kështu edhe performancat e saj provokuese në bregdet. Më të fundit janë disa foto të Jetës, ku ajo shfaqet në bregdet me rroba banje mbi një motor dhe në skena shumë provokuese.
Një stil “alla brazilian” i rrobave të banjës nxjerr në pah fund shpinën e Faqollit më shumë se kurrë dhe në fakt këto lloj provokimesh Jetës duket se i pëlqejnë. Së bashku me shoqërinë e saj në një nga plazhet e Ulqinit këngëtarja nuk ka hezituar të pozojë për aparatet amatorë.
Nëse je në plazh dhe pozon mbi një motor uji kjo është sportive, por nëse je me rroba plazhi dhe pozon mbi një motor tjetër kjo nuk është asgjë më shumë sesa fantazi provokuese me të cilën Faqolli duket se ja ka arritur qëllimit të tërheqë vëmendje.
Gjatë muajve të stinës së nxehtë Jeta nuk erdhi me asnjë klip të nxehtë veror, siç është bërë e modës për këngëtaret e reja, por me një realizim ndryshe të titulluar “Shko”. Gjatë kësaj kohe ajo është angazhuar edhe me të tjera aktivitete siç është “Maratona 4”, ku së bashku me kolegë të tjerë këngëtarë kanë udhëtuar në shumë qytete duke dhënë koncerte.
Gripi i derrave më nuk është top temë e mediave, por këshillat se si të mbrohen nga aim und të mbroheni me të vërtetë janë të rëndësishme. veçanërisht gjatë seksit në rast se partneri juaj shfaq simptome
Njëra nga revistat më të lexuara dhe një lloj ‘bible për grate e reja’, Cosmopolitan është përplot me këshilla për shëndetin dhe seksin dhe kanë vendosur t’i këshillojnë lexuesit e vet për parandalimin nga gripi i derrit.
Me një pjesë të vogël të këshillave të dobishme si të mbrohen gjatë pandemicë të gripit të derrit është gjetur edhe një seksi.
Gjegjësisht, Cosmopolitan ka zbuluar cili seks pozicion është më pak i rrëzikshëm dhe të ruhet partnerja nga infektimi me virusin H1N1.
Ajo që nevojitet është të shmangen puthjet në gojë dhe pozicioni misionar në të cilat partnerët me fytyrë të kthyer njëri ndaj tjetrit gjatë marrëdhënies seksuale.
Në vend të pozicionit misionar propozojnë pozicion në të cilin mashkulli është i shtrirë në shpinë, gruaja është mbi të, por fytyrën e kthyer prej tij.
Cosmopolitan lexuesit e vet gjithashtu i këshillon që një kohë të harrojnë në flirt, ndërsa në rast se ju ndosh të gjenden në një situate të tillë kondomi dhe maska mbrojtëse për fytyrë janë ndihmëse të obligueshme.
Njëra nga këshillat e cila me të vërtetë tingëllon si shaka është edhe thirrja për orë për vajza të cilat duhet të dinë që çdo mashkull i veshur në një kënd të bardhë i cili dëshiron të dëgjojë gjoksin nuk është mjek!.
Gjithashtu theksojmë se është e nevojshme të shmangen përqafimet dhe puthjet nga miqtë dhe të njohurit, dhe këshillat e tilla, së paku gjatë pandemisë është mirë t’u përmbaheni.
WebShqip
Elvira Haxhiaga është njëra ndër femrat më të sukseshme të rajonit.Gjë tjetër që e bënë më të vecantë këtë femër është orientimi I saj seksual(lesbian).Pa marrë parasysh paragjykimet dhe pengesat me të cilat ajo është përballur ajo vazhdon ende duke punuar dhe duke u bërë edhe më të sukseshme karrieren e saj.Më shumë do zbulojmë gjatë intervistes ...
1.Gazetarja: Znjsh. Elvira kur për herë të parë filluat te ndjeheshit si gay ,kur e shfaqët publikisht orientimin tuaj seksual dhe si u pranuat në familje e shoqëri?
-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Hera e parë kur e kam akseptuar veten si gay ka qenë kur isha 24 vjece (1997), dmth jam pajtuar me seksualitetin tim dhe vazhduar te jetoj si gay prej atëhershit. Sot i kam 35 vjet.
Mamit i kam treguar ne vitin 2006, vëllaut 2007 dhe babit 2008. Ky proces ka ndodhur automatikisht, sidomos kur kam ardh deri ne ate pikë kur nuk kam mundur te gënjej se kush jam dhe mos te jem e sinqertë me vetën dhe familjen time. Gjithmonë kam qenë e afert me familjen,dashuria dhe respekti ka qenë bazë qe une kam mundur te jem e sinqertë me ata. Mami dhe vellai janë ende në proces të pranimit se e kanë vajzen-motrën gay, respons më të mirë kam marre nga babi.Verës ne vitin 2008 kam pas një intervistë ne Radio Kfor të Kosoves dhe aty kam dal publikisht duke pranuar se jam gay dhe e lumtur se kush jam. Shumë anëtare të farefisit në Kosovë e dijnë qe jam gay,dhe jam shumë krenare për ktë.
2.Gazetarja: Jeni penduar ndonjëherë që dolet publikisht.,cila është mënyra më e mirë për ta shfaqur orientimin në shoqëri,cfarë komentesh keni marrë ?
-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Kur nuk jam penduar, përkundrazi jam penduar se pse nuk i kam treguar babit më herët.Sa i përket komentet qe i marrë nga njerëzit sidomos shqiptarë janë të ndryshme. Ndonjë moment të keq nuk e kam përjetuar por më së shumti me irritojnë pyetjet që janë shumë intime e që heteroseksualët i adhurojnë.Si Psh. ”Roli im në shtrat, dhe si bëjmë dashuri”. Kur nuk iu kam pergjegjur asaj pyetje. Mu më duket se aty tejkalohet kufiri i integritetit dhe respektit,pastaj në vend se t’i pergjigjem asaj pyetje une i pyes ata se cfarë roli ata kanë në shtrat. Dhe pastaj i pyes ”Kur ka qenë hera e fundit qe e ke pyetur ndonjë shokë apo shoqe heteroseksuale se si është ne shtrat”.Aty perfundon diskutimi.
Nëse unë jam e mburrur kur e shfaqë orientimin tim ne shoqëri se kush jam dhe qendroj krenare per ate se cka jam atëherë reaksioni është pozitiv. Përndryshe mund të shtoj edhe një fakt global se njerezit gay janë shumë tolerantë dhe e pranojnë cdo pyetje ”budallaqe” ose reaksion të panevojshëm dhe falin shumë gabime dhe ofendime.
3.Gazetarja: Ju jetoni qe 17 vite në Suedi,pse keni ikur atje,për shkak të orientimit tuaj seksual apo ka dhe arsye tjera?
-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Ne Suedi kam ardhur në vitin 1992 dhe ardhja ime këtu ka qenë ”bashkangjitje” e familjes. Situata politike e acarruar ne ish Jugosllavi dhe Kosovë ka ndikuar te prindërit në profesion dhe jete, e pastaj edhe vëllau ka qenë i moshës që sipas babit më së miri kishte qenë të largoemi nga Kosova.Kështu si anëtare e familjes ju bashkangjita frikës së familjes dhe sot jam e falenderuar që jetoj këtu.Kam shpëtuar jo nga lufta por dhe nga qëndrimet dhe kultura jo akseptuese e Kosovarve ndaj gay individëve.\
4.Gazetarja:T’i kthehemi punës suaj dhe karrierës,kur dhe cka filluat të punonit?-si ndjeheshit,kishit ndonjë problem?
-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Fillimi i karrierës time ka qenë mësuese në degën kompjuterike.Mbas një kohe e pranova faktin se potenciali im është t’ju ndihmoj njerëzve të zhvillohen në aspekte të ndryshme të jetës.Kështu që fillova të punoj me cështjen e integrimit të të huajve në Suedi,pastaj vazhdova punën me cështje të punësimit tek banorët e qytetit ku jetoj(Malmos) dhe pas 8 viteve e lëshova punën time tradicionale dhe fillova biznesin tim dhe me kompanine time ku edhe sot punoj si këshilltare e top liderve te bizneseve apo organziatave te ndryshme ne Malmö dhe krahinën ku jetoj(Skane, lexo Skone).Jam shumë e kënaqur me rezultatin tim te punës dhe sa i përket ”gayiizmit” tim në profesion nuk ka pasur kurrfar problemesh apo konflikte.Ambienti ku kam punuar ka qenë i hapur për cdo diversitet,e edhe shefi im ka qene gay i hapur.Mbasi qe i kam treguar prindërve gjithmonë kam qenë e hapur me identitetin tim.Deri atëhere e kam jetuar jetën time, por jeta ka qenë e dyfishtë,tek famijla isha një Elvirë dhe tek shoqëria Elvira tjetër.Sot kam shpëtuar nga ky konflikt i mbrendshëm që më merrte shumë energji.Kështu që në vend se ta perdori energjinë për të pretenduar,friguar dhe genjyer kam energji te krijoj diqka tjetër që ka domethënie shumë më të madhe për mua dhe rrethin tim, ndoshta edhe krejt njerezimin.
5.Gazetarja:Ka ndikuar kjo që ju jeni lezbike ne punen tuaj?-nese po,na thuani në cfarë mënyre?
-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Unë sot jam gay publikisht e hapur dhe baza ime eshte gay. Sikurse tek të tjerët që nuk është gay.Fakti që jam lezbike bile shume herë edhe më ka shtuar sukses në punë, sepse organizatat e sotshme moderne internacionale dhe globale e vleresojnë diversitetin dhe e kanë kuptuar se fitimi më i madh financiar bëhet kur egziston nje dimenzion etik ne rregullat dhe procedurat e organizates. Shkurt: Sa më shumë që jam gay më shumë e rris vlerën e organizatës.
6.Gazetarja: Me cilat organizata dhe lidera të kompanive të ndryshme keni punuar?
-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Si shembull mund ta marr organizatën më të madhe suedeze/internacionale të celularëve Sony Ericsson, pastaj edhe me top liderët e organizatave të mediave,njerëz te kanaleve televizive të Suedisë, zhurmalista të ndryshëm, top liderët e shumë rrjetave te bizniseve Suedezo-daneze.
7.Gazetarja: Ke në plan për të bërë ndonjë projekt në përgjithsi apo dhe ndonje tjetër per të ndihmuar komunitetin Gay në Trojet Shqiptare?
-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Kisha pasur shumë deshirë të bëj diqka për këtë komunitet nëse me jepët rasti, apo kur të krijoj rastin.
Sa i perket Kosoves ne pergjithesi e kam plan te hap një treg të ri që hyn në ”Ëellness” dhe ”Anti Aging” industrinë, industri kjo më e madhja globale që ka të bëj me atë që njerezit të ndihen mirë me shëndetin e tyre psiqik,dhe pamjen e tyre fizike,dmth të kujdesën per vetvetën dhe pajmen e tyre.Tregu në këtë industri është shumë i madh dhe potenciali që njerëzit të fitojnë në këtë branzh është më se i mundshëm.Jam në start të një projekti të tille me Kosovën,dhe ambicia ime është që ta perfshijë edhe Shqipërinë.
8.Gazetarja: Mund të na flisni dhe pak për jetën tuaj private,për CASANOVA-n..na zbuloni nëse keni të dashur..kishit shumë lidhje ne të kaluarën,keni ndërmend të krijoni familje ?
-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Elvira përndryshe edhe quhet Casanova(hahahaha)…kështu më kan thënë të gjithë,pasi që aftësia ime sociale është në nivel të lartë dhe se komunikimi me gjininë femrore ka qenë gjitmonë special,e kjo nuk dmth se të gjitha femrat me interesojnë. Sa i përket relacioneve të kaluara kam pasur relativisht mjaft edhe cdo relacion e ka pasur funksionin e vet. Mund të shtoj dhe falenderohem për faktin se jam gay dhe mund ta ndjejë dhe përjetoj dashurinë e femrës.Në përgjithesi gjinia femrore dhe femra/gruaja më mahnit dhe gjithmonë më ka mahnitur, sidmos fuqia e krijesës qe ajo ka mundësi ta bëj dhe aftësia e mbijetesës së saj.Brenda relacioneve qe i kam pas mund të them qe vetëm dy persona kanë pas domethënie shumë të madhe dhe ndryshuar pikpamjen e jetës time.Momentalisht jam duke e shikuar dhe provuar një relacion me një nga personat që ma ka ndryshuar jetën,ku edhe qëllimi është ta shoh se a ka ndonjë potencial që të investoj në ketë relacion.Nuk kam pretendime të mëdha për femijë,për mua mjafton un dhe e dashura ime do jemi familja. me te dashuren dhe dy macat do jemi familja, sa i perket femijeve ka mjaft femije ne Kosove dhe bote qe kane nevoje per kujdesje nga te rriturit, ne te ardhmen per keta femije do te angazhohem".
9.Gazetarja:Nëse do lindnit përsëri dhe të ju jepej mundësia të zgjidhni orientimin tuaj seksual,cilin orientim do e zgjedhnit?
-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Sigurisht që e kisha zgjedhur mashkull biseksual.
10.Gazetarja: Znjsh.Elvira për të mos ju marrë kohë më shumë,deshirojmë që krejt në fund të na tregoni celsin e suksesit edhe nëse I perket komunitetit gay.
-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Celësi i suksesit im jam une dhe mendoj se celësi i cdo suksesi për cdo njeri është ai vetë.
- Qëndrimi im ka qenë bazë që njerëzit më kanë kuptuar dhe pranuar sic jam, ashtu sic unë i kam pranuar të tjerët sic janë vetë.
- Sa më shumë të frikohem aq më shumë terheq njerëz të friguar në jetën time.Frika nuk është asgjë përvec se humbje e energjisë,kohës dhe jetës. - As une nuk kam ”pikur” nga një planet tjetër,por perkundrazi kultura, traditat, prejardhja te gjitha këto ishin shkaqe që unë kam genjyer se kush jam edhe nuk e kam pasur lehtë të jetoj një jetë të dyfishtë.E vetmja mënyre për ta ndryshuar këtë ka qenë që unë të ndryshoj,edhe pse frika ka qenë e papërshkruar dhe e pamasë.Kur une ndryshoj ndryshojnë të tjerët.Fakti është se të gjithë gay njerëzit janë të vetëdijshëm për rrezikun që na kërcnohet,nëse e tregojmë të vertetën por në të njejtën kohë duhet ta dijmë se sa më shumë që e tregojnë te vertetën atëherë kemi shansa më të mëdha të jemi të pranuar nga të tjerët. Përndryshe ne nuk do të egzistojmë,e kur nuk egzistojmë atëherë as nuk inkludohemi. Unë e kam marrë atë rrezik dhe cdo ditë e marrë rrezikun e njejtë dhe do ta marrë derisa të jemi të barabartë me heteroseksualët.
Ju falenderojme juve për kohën që gjetët dhe ju dëshiron suksese edhe në të ardhmen në punën tuaj..
-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Ju falenderoj dhe unë juve dhe ju uroj suksese në punë dhe ju kisha propozuar që të keni më shumë intervista të këtij lloji shtytës.
Gjuha e njëjtë, lehtësirat e kalimit në kufi, si dhe prania e madhe ndërkombëtare, kryesisht e meshkujve në Kosovë ka favorizuar zhvillimin e trafikut apo të ushtrimit të prostitucionit të vajzave e grave shqiptare në Kosovë. Sipas një raporti të policisë së Kosoves, Shqipëria renditet e treta për nga numri i femrave shqiptare që ushtrojnë prostitucion në Kosovë, por me një përqindje të vogël, krahasuar me dy vendet e para që i mbajnë Moldavia e Bullgaria, ku Shqipëria zë 5-10 % të numrit të grave e vajzave që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në kete vend .
Nderkohë që drejtoria e policisë në Qarkun e Kukesit, pikërisht zyra e Trafiqeve në këtë drejtori, thotë se nuk janë regjistruar raste të shumta të trafikut të grave e vajzave nga Shqipëria në Kosovë. Dritan Musa, inspektor në sektorin e trafikut të qenieve njerëzore në sektorin e krimit të organizuar thotë se rasti i vetëm nga kjo drejtori është regjistruar vitin e kaluar në Tropojë, ku një femër që kishte ushtruar prostitucion në Kosovë denoncoi dy tutorët e saj që ishin nga Shkodra e Korça. " Dy tutorët që kishin trafikuar vajzën nga Tropoja janë arrestuar dhe më pas janë liruar nga gjykata, por serish janë shpallur në kërkim", thotë Musa.
Nderkohë që për numrin e femrave shqiptare që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në Kosovë, Musa thotë se ky problem është i policisë së Kosovës. Shefi I sektorit të luftës kunder krimit të Organizuar në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukesit Petrit Axhami pranon faktin se shumë femra nga Shqipëria ushtrojnë prostitucion nëpër klubet dhe motelet e Kosovës, nderkohë që policia është vënë në veshtirësi për venien e tyre para përgjegjësisë pasi ato kalojnë në Kosovë me dokumentacion të rregullt, nderkohë që personin apo personat që i shoqërojnë i prezantojnë si të afërmit e tyre, ku policia nuk ka asnjë mundesi për t'i ndaluar.
Por edhe policia e Kosovës ka hasur në veshtirësi për t'i kapur femrat nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucion, pasi ato prezantohen si kameriere apo kengetare në motelet ku ato sherbejnë. Sipas shefit të sektorit të luftes kunder krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Kukesit, policia e Kosovës në operacionet e saj policiore disa herë ka arritur të identifikojë vajza nga Shqipëria dhe nga vendet e Evropes lindore që ushtrojnë prostitucion në Kosovë. Këtë ajo e ka arritur duke përdorë metoda moderne dhe punë të mirëfilltë operative në zbulimin e rasteve.
Psikologia e drejtorisë policisë qarkut të Kukesit Irena Laknori thotë se kontigjenti i vajzave dhe grave të dyshuara për ushtrim prostitucioni në Kosovë, kryesisht janë kontigjent i vajzave të ashtuquajtura rebele nga fshati, gra të divorcura, vajza që vijnë nga familje me probleme ekonomike e sociale. Por sipas Laknorit e veçanta e ketyre vajzave që dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e prostitucionit në Kosovë janë ato vajza apo gra që kanë qenë një herë apo më shumë në qendren e rehabilitimit të viktimave të trafikut në Tiranë.
Sipas psikologes Laknori, shumica e këtyre femrave që kanë kaluar pwrmes qendrws sw rehabilitmit, sapo kanë dalë që andej serish i janë kthyer zanatit të mëparshem, madje ato janë të vendosuara në "profesionin" e tyre. Femrat që kapen në Kosovë si të dyshuara për trafik prostitucioni, kryesisht deportohen në Shqipëri, përveç atyre rasteve kur ato kapen në flagrancë. Femrat e deportuara merren në pyetje nga policia në praninë e psikologes. Sipas psikoges, femrat e deportuara janë nga të gjitha kategoritë, si vajza adoleshente, vajza të rrituara, gra etj. Shumica e tyre e kanë zgjedhur këtë rrugë si mënyre jetese, nderkohë që ka prej tyre se shkojnë në Kosovë me shpresë për t'u martuar, apo për të krijuar familje.
Nderkohë që në mesin e të dyshuarave për viktima të trafikut ka edhe vajza nga fshati që kanw qenë të mbyllura dhe një ditë janë "rebeluar" karshi izolimit të bërë nga ana e prinderve duke u larguar nga shtepia pa dijeninë e tyre. Madje sipas psikologes, policia e Kosoves ka deportuar edhe një çift minorenesh 13-14 vjeç nga Tirana që ishin larguar nga shtëpia pa dijeninë e prinderve dhe kishin shkuar në Kosovë dhe e kishin shpallur veten të martuar.
Megjithatë, sipas shefit të antitrafikut Dritan Musa, numri i të arrestuarve këto vitet e fundit për trafik prostitucioni është i vogël, pasi i vogël është edhe numri i denoncimeve. Ndryshe ka ndodhur gjatë viteve 2005-2007, ku numri i të arrestuarve si dhe numri i femrave që kanë denoncuar tutorët ka qenë i madh. Në prill të vitit 2005 një vajzë nga Vlora që ishte kapur duke ushtruar prostitucion nga policia e Kosovës në Strellc të Deçanit, kishte denonuar tutorin e saj një djalë nga Fieri i cili i kishte premtuar martesë, por më pas e kishte trafikuar në Kosovë, duke e shitur me një vlerë prej 2 mijë eurosh. Vajza vlonjate e trafikuar kishte punuar prej 7 muajsh si kamariere në një motel në Strellc të Deçanit, kundrejt një pagese prej 10 euro në ditë. Ndërkohë që pas orarit të punës kishte ushtruar edhe profesionin e prostitutës kundrejt një pagese prej 30 euro për një orë për partner.
Të njëjtin veprim ka bërë edhe një vajzë 17-vjeçare nga një fshat k Kukësit e cila ka denoncuar dy tutoret e saj, njeri prej të cilëve ishte djali i xhaxhait. Në maj të vitit 2005, policia kufitare në Morin ndaloi një 22 vjeçare nga Fushë-Kruja dhe dy tutorët e saj, njeri prej të cileve kishte një local me qera në qytetin e Prizrenit. Në gusht të vitit kaluar policia e Kosovës deportoi për në Shqipëri dy vajza 21 vjeçe V.Ç nga Burreli dhe E.N.LL nga Rresheni. Të dyja vajzat kanë qenë të denoncuara si të zhdukura nga familjarët, madje vajza nga Burreli ka qenë e deklaruar si e vrarë. Dhjetë ditë më parë policia kufitare në Morin ka ndaluar 29 vjeçaren Irma Haku nga qyteti I Durresit.Ajo ishte zhdukur para më shumë se një muaji dhe ishte denoncuar nga familjarët e saj në policinë e Durresit.Irma Haku, nënë e dy fëmijëve nga Durresi e divorcuar nga I shoqi bishte nisur për në Kosovë, ku policia dyshonte se qëllimi I udhetimit për në Kosovë ishte ushtrimi I prostitucionit në këtë vend.
Nderkohë në ndonjë rast vajzat që kanë ushtruar prostitucion kanë rezultuar te kenë qenë fatlume, duke përfunduar të martuara. I tillë është rasti i një vajze 19 vjeçare nga Laçi e cila është martuar me një nga pjestarët e orkestrës në motelin ku ajo ushtronte prostitucion. Por ka raste kur vajzat që kanë tentuar të dalin nga rrejti I prostitucionit e kanë pesuar edhe me jetën e tyre. I tillë është edhe rasti I 18 vjeçares Valentina Barameta nga fshati Shengjun I rrethit të Matit.Valentina Barameta është vrarë me 22 gusht të vitit 2006 në shtëpinë e saj në fshatin Shëngjun të Burrelit.Viktima ishte deportuar në Shqipëri nga policia e Kosoves Mungesa e dokumentacionit është paraqitur si arësye nga policia e Kosovës për të riatdhesuar 18 vjeçaren, megjithatë motivi ka qenë krejt tjetër, ai I ushtrimit të prostitucionit, por policia e Kosovës nuk ka hetuar në këtë drejtim, për vetë faktin e moshës minorene të viktimës. Një bashkëfshatare e Barametës M.R 30 vjeçe e martuar me një kosovar në qytetin e Gjilanit e kishte mashtruar vajzën 18 vjeçare duke I premtuar asaj martesë në Kosovë. Por edhe pas riatdhesimit, tutori I saj I ka kerkuar vajzës që të kthehej serish në Kosovë, por ajo ka refuzuar.
Por dy muaj pas riatdhesimit Valentina Barameta , nënë e nje fëmije 14 muajsh është ekzekutuar në sytë e prindërve të saj nga bashkëfshatari I saj Urim Jahja që ishte tutori I saj.Pas vrasjes autori është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është gjendur I vrarë pas dy ditësh. Nderkohë që vajza nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucion në Kosovë kanë rënë edhe viktimë e sulmeve me tritol në lokalet ku ato sherbejnë për efekt të konkurencës. Vitin e kaluar pas një sulmi me tritol të një lokali në Prizren u plagosen 13 persona, midis tyre një femër nga Shqipëria. Nga trembëdhjetë të plagosurit, gjashtë persona ishin meshkuj apo klientë të lokalit. Nderkaq policia e Kosovës ka identifikuar edhe raste të trafikimit të grave nga Shqipëria të cilat janë martuar me burra të moshuar në Kosovë.
Vitin e kaluar policia e Kosovës ka arrestuar një 73 vjeçar nga Obiliqi nën dyshimin e kryerjes së vepres penale të trafikut të qenieve njerëzore, pikërisht të një 40 vjeçareje nga Durrësi që e kishte "martuar" pesë herë në persona të ndryshëm. Viktima A.I nga qyteti I Durrësit ishte shitur nga ana e Tefik D disa herë radhazi dhe atë tek disa persona të ndryshëm, të cilët gjoja ishin martuar me viktimën. Për martesën provizore, secili kishte paguar shuma të hollash për shkesin që në rastin konkret ishte 73 vjeçari nga Obiliqi I arrestuar nga policia.Në prill të këtij viti pas një operacioni të koduar "Rrufeja", poliica e Kosovës ka kapur duke ushtruar prostitucion tre femra nga Shqipëria, pikërisht F. L, 20 vjeçe, Nj.H,43 vjeçe, dhe A.H , 18 vjeçe. vjeçe.
-Vajzat nga Shqipëria punonin si kamariere në një lokal dhe me pelqimin e pronarit pas punës ushtronin prostitucion në një motel të Prizrenit.Zyrtarë të policisë së Kukesit pohojnë se viktimat e trafikut të qenieve njerëzore që ushtrjnë aktivitet kryesisht në Kosovë janë nga qytetet e Laçit, Rreshenit, Lezhës, Shkodres, Pukes, por edhe nga Tirana e Durresi.
Ndërsa ato që ushtrojnë këtë lloj " zanati" në Maqedoni janë kryesisht nga rajonet kufi me këtë shtet dhe pikërisht nga Peshkopia, Librazhdi, Elbasani, Pogradeci e Korça Ky lloj trafiku është një problem i madh për Kosovën e Maqedoninë ku ushtrojnë aktivitetin e tyre femrat e trafikuara, por edhe per Europën. Viktimat e këtij trafiku janë kryesisht nga vendet e Ballkanit, ku varfëria e këtyre vendeve u krijon kushte lehtësuese trafikantëve me veprimtarinë e tyre kriminale.
Të të fal 1 orë dashuri më kushton 1 minutë kohë
Nëse minutat nuk të mjaftojnë, ose ke shumë kohë në dispozicion dhe pas kënaqësisë nuk ke çfarë të bësh?!
Një marrëdhënie seksuale mund të realizohet në 15/30/60 minuta ose…… në një ditë të tërë
E rëndësishme është të kapësh momentin e
duhur erotik dhe ta shijosh deri në sekondat e fundit.
Ekspertët zbulojnë të gjitha teknikat për të patur një orgazëm të shpejtë dhe të furishme.
Sa herë vështron të dashurin tënd, të ndizet një ndjenjë e pafrenueshme e “ physical contact'', që shtohet edhe më shumë në qoftë se e gjen gjysmë nudo dhe me një shikim pasional si ai i Brad Pitt tek filmi “Troja”.
Mëkat në qoftë se këto momente kaq pasionale dhe erotike dalin atëhere kur i keni minutat e numëruara, kur miqte tuaj ju presin poshtë shtëpisë. Edhe pse koha juaj është e kufizuar për t'iu përkushtuar seksit dhe pasionit, ja ku janë teknikat për të optimizuar kronometrin sikur të ishte një Olimpiadë.
Çmimi? Orgazma si medalje.
Keni 20 minuta ?
Shfrytëzojeni në maksimum, nuk ka kohë për të humbur. Sepse në qoftë se një minutë ju ikën duke u zhveshur dhe një tjetër duke u puthur, ju ngelen vetëm 780 sekonda për të arritur atë që doni. Në fakt është vërtet pak për një raport komplet, atëherë ju duhet të bëni ledhatime shumë të nxehta sa partnerit t'i merret fryma. Seksi oral në këto raste do t'ju bëjë të përjetoni vërtet ndiesi të thella.
Keni 30 minuta?
Lëvizni!
Organizo një darkë në shtëpinë tënde dhe ftoje që ai të vijë më parë. Por kur e sheh që ai është duke ardhur dhe koha po ikën atëherë “seanca seks” duhet të jetë sa hap e mbyll sytë. Shtrihuni tek divani dhe rrini anash, në mënyrë që fytyra jote të jetë kthyer nga këmbët e tij. Nga ky pozicion strategjik mund t'i dhurosh një orgazëm ‘'very strong'' partnerit. Para se të bëni seksin oral hani një karamele me mente që ndihmon në shtimin e fluksit të gjakut në pjesët intime dhe kështu partneri do të arrijë një orgazëm të shpejtë.
Keni 1 orë
E dije? Për 90 vajza mbi 100, orgazma është një konfirmim në qoftë se vjen pas 20 minutave, faza e ledhatimeve. Kështu që 1 orë është mëse e mjaftueshme. Mund të jetë rasti për të provuar pozicione të reja.