Shumë prej nesh e ngatërrojnë fjalen DUA me atë DASHUROJ. Në dëgjim të pare tingëllojnë pothuajse njësoj, por nga rëndësia janë krejt të ndryshme. Të duash nuk do të thotë se dashuron, mund të duash një shok/shoqe etj. Dashuria që ndiejmë për prindërit apo të afërmit tanë nuk mund të jetë e njëjtë me atë që ndiejmë për një femër/mashkull. Sepse në këtë të fundit mbizotëron ndjenja/dëshira erotike për personin që ke përballë.

Është një lajm për të cilin duhet të gëzohemi. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një zonjë 54-vjeçare është shoqëruar në spital në një gjendje shumë konfuze duke treguar që nuk mbante mend asgjë që nga momenti që kishte përjetuar një orgazëm të gjatë dhe mjaft të fortë një natë më përpara. Mjekët,të shqetësuar, i kanë bërë pacientes një sërë analizash dhe ekzaminimesh. Rezultati ishte mjaft i qartë: zonja ishte për mrekulli dhe ajo që i kishte ndodhur është një fenomen mjaft i rrallë por jo i pamundur. Duket se për shkak të ndonjë shoku të fortë emocional është e mundur të humbasësh kujtesën për disa minuta apo orë (si në rastin e saj). Diagnoza: Amnezi totale transitore. Shpeshtësia e manifestimit të kësaj diagnoze është 3 njerëz nga 100.000 çdo vit. Kjo sindromë, e cila zhduket pas disa orësh apo ditësh, prek zakonisht persona nga 50 deri në 60 vjeç duke iu fshirë kujtesën por jo në mënyrë të pakthyeshme.

Kanë pushtuar popuj me milionabanorë, por kanë qenë rob i një njeriu të vetëm. Kanë qenë të lavdishëm e të papërkulshëm, po një njeri i vetëm i ka bërë aq sa melankolikë dhe të thyeshëm. Autorë të më të mëdhenjve veprave pa limit fantazie, po aq sa pengje të një letre dashurie. “Zot, çfarë do të bëhet me mua, tani që ti më ke privuar nga arsyeja?” i shkruan mbreti i letërsisë franceze, Honore de Balzak konteshës polake Evelina Hanska. Një tjetër shkrimtar, Volteri, për hir të dashurisë do të arratisej nga burgu për të qenë pranë të dashurës së tij Olymbe Dunover, një vajzë e varfër që ai e dashuronte marrëzisht. “Unë jam burgosur këtu në emër të mbretit; ata mund të më marrin jetën, por jo dashurinë që ndjej për ty”, i shkruan në vitin 1713 të dashurës së tij, disa minuta para se të arratisej. Por dashuria nuk është e bukur vetëm në letrat e shkrimtarëve, por edhe në atë të udhëheqësve. “Ti je jeta në mua. Kur ti nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish”, i shkruan presidenti amerikan, Ronald Regan, bashkëshortes së tij për 31 vjetorin e martesës. Edhe Napoloni, perandori i egër francez i shkruante me ëmbëlsi Zhozefinës, bashkëshortes së tij të parë. “Zhozefinë, do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq”. “Tirana Observer” boton letrat më të famshme të dashurisë. Çfarë i shkruanin mbretërit, perandorët e presidentët vajzave që u kishin robëruar zemrat? Fjalët e ëmbla të Hygoit, Gëtes, Xhek Londonit, Xhejm Xhojsit dhe dashuritë e vështira të Franz Kafkës, Lord Bajronit e Bethovenit. Napoleoni i shkruan bashkëshortes sw tij, Zhozefinës, Paris (1795) Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet për ty. E ëmbla ime, e pakrahasueshme ç’efekt të çuditshëm ke mbi zemrën time. Por çfarë mbetet akoma kur nga buzët e tua, zemra jote merr një dashuri që më tret si zjarri? Je e zemëruar? Pse më dukesh e trishtuar? Je e shqetësuar?… Sa dhimbje ndjej në shpirt! Ti do të largohesh në mesditë. Do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq. Viktor Hugo për Adele Foucher 1821 E dashur! Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u rigjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve. I yti përgjithmonë V.H Robert Schumann për bashkëshorten e tij Clara Schumman 1838 E dashur, kam qarë nga gëzimi duke e ditur se e je e imja dhe shpeshherë e pyes veten nëse të meritoj. Dikush mund të mendojë se në zemër e në mendje asnjë burrë nuk mund të grumbullojë në zemër aq shumë gjëra në një ditë… Por sa i lumtur ndihesha dje e pardje! Nga letrat e tua buronte një shpirt fisnik, një besim e një mal me dashuri. Çfarë nuk do të bëja për dashurinë tënde! Winston Churchill pwr bashkëshorten e tij, Clemmie Churchill 10 gusht, 1894 E dashura ime Clemmie! Në letrën që më dërgoje nga Madras shkruaje disa fjalë shumë të dashura për mua, se si unë e kisha bërë më të mirë jetën tënde. Nuk mund të ta përshkruaj kënaqësinë që më dhe sepse gjithnjë jam ndjerë aq shumë në borxh me ty, gjithnjë nëse në dashuri mund të mbahen llogari… Se ç’do të thotë të jetoj gjithë këto vite në zemrën dhe praninë tënde, nuk ka fjalë që ta përshkruajnë. Koha kalon shpejt, por nuk ka asgjë më të gëzueshme se sa të shohësh sa i madh dhe si shtohet thesari që ne kemi grumbulluar së bashku nëpërmjet stuhive e trishtimeve të miliona viteve tragjike, të tmerrshme e plot ngjarje. Bashkëshorti yt i dashur Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiçiolit 25 gusht, 1819 E dashura ime Tereza! E kam lexuar këtë libër në kopshtin tënd; dashuria ime ti nuk ishe aty, përndryshe nuk do të mund ta kisha lexuar. Është një prej librave të tu të preferuar dhe shkrimtari ishte një miku im. Ti nuk do t’i kuptosh këto fjalë në anglisht dhe të tjerët nuk do t’i kuptojnë, çka është dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato në italisht. Por ti do të njohësh shkrimin e atij që të deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atë nëpërmjet një libri që ishte i yti se ai mund të mendonte vetëm për dashurinë. Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde “amor mio” përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë. Ronald Reagan për bashkëshorten e tij 4 mars, 1983 E dashur Zonjë e Parë! E di se sipas traditës këtë mëngjes unë duhet të vendos kartolina të tipit “Gëzuar Përvjetorin!”, në tabakanë ku ndodhet mëngjesi yt. Por gjërat janë disi të ndërlikuara. Unë i zëvendësova ato me një dhuratë të cilën e dorëzova disa javë më parë. Sidoqoftë kjo mbetet dita që shënon 31 vite lumturie, të tillë që rrallë burrave u ndodh. Të kam thënë njëherë që kjo ka qenë njësoj siç e ëndërron një adoleshent martesën. E akoma mendoj njësoj. Ti e di se unë e dua fermën, por këto dy ditët e fundit ma kanë bërë më se të qartë se unë e dua atë vetëm kur ti je aty. E kjo është e vërtetë për çdo vend, në çdo kohë. Kur ti nuk je aty, unë nuk jam askund, vetëm një i humbur në kohë e hapësirë. Unë ndjej më shumë se dashuri për ty, unë nuk jam i plotë pa ty. Ti je jeta në mua. Kur ti nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish. Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit për 31 vitet e mrekullueshme! Të dua Bashkëshorti yt mirënjohës, Ronald Pierre Curie për bashkëshorten e tij Marie, të dy kimistë që kanë fituar çmime Nobel E dashur Marie! Asgjë s’do të lumturonte aq shumë sa një lajm nga ty. Ideja se do të qëndroj dy muaj pa dëgjuar për ty ka qenë tmerrësisht e papëlqyeshme për mua: Kjo është sa për të të thënë se letra jote e shkurtër ishte më se e mirëpritur nga unë. Shpresoj se ti do të kthehesh këtu tek ne në tetor. Ndërsa për sa më përket mua, mendoj se nuk do shkoj gjëkundi, do të qëndroj në fshat, ku e kaloj gjithë ditën para dritares së hapur apo në kopsht.Ne i kemi premtuar njëri-tjetrit, apo jo? – Që të jemi të paktën miq të mirë. Kjo vetëm nëse ti nuk do të ndërrosh mendje. Sepse nuk ka premtime që s’janë të domosdoshme, disa gjëra nuk mund të ndodhin vetëm se ashtu të duket më e drejtë. Do të ishte mirë gjithashtu, gjë të cilën unë s’guxoj ta besoj se mund të ndodhë, që të kalonim jetët tona pranë njëri-tjetrit, të hipnotizuar nga ëndrrat tona: Ëndrra jote patriotike, ëndrra jonë humanitare dhe ëndrra jonë shkencore. Nga gjithë këto, ajo e fundit besoj se është më arsyeshmja. Me këtë dua të them se ne jemi të pafuqishëm të ndërrojmë rendin social dhe, edhe nëse nuk do ishim ne nuk do dinim se çfarë të bënim. Nga këndvështrimi shkencor në të kundërt ne mund të shpresojmë të bëjmë diçka, toka në të cilën shkelim këtu është më solide dhe çdo zbulim që bëjmë, sado i vogël qoftë, do të mbetet dituri e përftuar. E sheh se si funksionin: Kemi rënë dakord që do jemi shokë të mirë, por nëse ti largohesh nga Franca për një vit, do të kthehej në një miqësi platonike, atë të dy krijesave të cilat s’do ta shohin më njëra-tjetrën. A nuk do ishte më mirë sikur të qëndroje këtu me mua? E di se kjo pyetje të zemëron dhe se ti nuk do të flasësh më për këtë gjë, por gjithashtu unë ndihem aq i pavlerë para teje. Mendova të kërkoj lejen tënde për të të takuar, kështu si rastësisht në Fribourg. Por ti po qëndron atje nëse nuk jam gabuar, vetëm për një ditë dhe atë ditë ti sigurisht që do jesh në dispozicion të miqve tanë, Kovalskis-ëve. Më beso, besniku yt Pierre Curie I mbyllur në burg për ta ndaluar që të takonte Olymbe Dunover, vajzën e varfër të një gruaje të shtresës së ulët, Volteri u arratis pak pasi shkroi letrën. Hagë 1713 Unë jam burgosur këtu në emër të mbretit; ata mund të më marrin jetën, por jo dashurinë që ndjej për ty. Po, e adhuruara ime, sonte unë do të të shoh ty edhe nëse do të më duhet të lë kokën për këtë gjë. Për hir të Zotit, mos mu drejto me terma të tillë shkatërrimtarë kur shkruan; ti duhet të jetosh dhe të jesh e kujdesshme; ki kujdes nga zonja, mëma jote, duke qenë se ajo është armikja jote më e tmerrshme. Çfarë duhet të them? Ki kujdes nga të gjithë; mos beso askënd; ji gjithnjë në gjendje gatishmërie në çdo moment, sapo të dalë hëna; unë do të largohem fshehurazi nga hoteli, merr me vete kaloshin pasi do të largohem si veriu për në Sheveningen; unë do të marr letër e bojë me vete; ne do të shkruajmë letrat tona.Nëse më do binde veten; dhe mblidh gjithë fuqinë e mendjes që të të vijë në ndihmë; mos lejo që nëna jote të vërejë ndonjë gjë, përpiqu të marrësh pikturat e tua dhe ji e bindur se asnjë kërcënim, apo dhe torturat më të mëdha nuk do të më ndalojnë që të të shërbej ty. Jo, asgjë nuk ka fuqinë që të më ndajë nga ty; dashuria jonë është ngritur me virtyte dhe do zgjasë për sa të jemi gjallë. Lamtumirë, nuk ka asgjë që unë nuk do guxoja të bëja për hirin tënd; ti meriton shumë më shumë se aq! Lamtumirë zemra ime e dashur! Volter Theodore Roosevelts drejtuar bashkëshortes së tij, Edith Roosevelt 20 maj 1943 E dashur Bunny! E di se çfarë është kjo – një letër për përvjetorin e martesës. Unë mendoj se duhet të mbërrijë në kohën e duhur. A të kujtohet ajo ditë e nxehtë qershori para tridhjetë e tre vitesh? Kisha e tejmbushur me njerëz, babai me atë jelekun e mrekullueshëm me pika blu, turmat në rrugë, velloja jote e bardhë, mamaja jote me një prej atyre kapeleve të mrekullueshme. Dhe, a e mban mend si ishte bota atëherë, e vogël dhe e rregullt, një rend ndryshe. Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Asgjë s’ka ndodhur ashtu siç e imagjinonim se do të ndodhte përveç fëmijëve tanë. Ne s’e menduam asnjëherë se do t’i binim botës kryq e tërthor. Ne nuk e menduam kurrë se profesionet dhe interesat tona do të shkonin aq larg. Ne nuk e menduam kurrë se tridhjetë e tre vjetori i martesës sonë do të na gjente të zhytur në Luftën tonë të Dytë me mua sërish në front. Epo e dashur, duhet thënë se ne kemi jetuar sipas pjesës më të rëndësishme të ceremonisë “Në të mirë e në të keq, në pasuri e varfëri deri sa vdekja të na ndajë”. Me shumë shumë dashuri, Th. R

Më në fund e ke gjetur djalin i cili vërtet të pëlqen, por nuk je e sigurt si të silleni kur të dilni? Ja disa këshilla për takimet, që ta keni më të lehtë derisa ta njihni më mirë. Rregulli i parë është: ji vetvetja! Ai të ka ftuar të dilni pasi që i pëlqen ashtu si je dhe nëse ndërrohesh apo bënë gjëra të cilat zakonisht nuk i bënë, ai do të shoh që sjellja juaj është jonatyrale. Përpiqu rreth pamjes por mos e tepro. Nuk ka asgjë të keqe në atë që ta tregosh bukurinë tënde, por mos harro se edhe kjo i ka kufijtë e saj. Nëse e teproni (tepër grim, rroba shumë “sulmuese” apo flokë si “për dasma”) mund të lësh përshtypje jo aq të mirë. Hulumto për jetën e tij, pasi që nëse flet vetëm për veten, do të mendojë që je egocentrike. Komunikimi duhet të jetë i dyanshëm, ndërsa biseda e shumëllojshme. Tregoju prindërve me kë del Në këto kohë moderne, është mirë nga ana juaj që të propozosh të paguash gjysmën e llogarisë në kafene apo restorant në takimin e parë, përveç nëse ai është këmbëngulës që të tërën ta paguajë vet. Ndoshta kjo edhe nuk do t’ju pëlqejë, por gjithsesi duhet t’u tregosh prindërve me kë del dhe të dhënat e tij kryesore. Kurrë nuk e di se në çfarë telashi mund të futesh kështu që përmbaju fjalisë: “më mirë ta parandalosh se sa ta shërosh”. Trikun e vogël të cilin mund ta shfrytëzosh është që mikja në gjysmë të takimit t’ju dërgojë mesazhin apo t’ju thërrasë. Kjo ka qëllim të dyfishtë. Njëra është që të bëhesh mjaft e popullarizuar, ndërsa tjetra që të kesh pretekst që të shkosh nga ai takim nëse djali nuk ju pëlqen. Shenjat e trupit ndonjëherë mund të tregojnë shumë më shumë sesa fjalët. Nëse të pëlqen, krijoni kontaktin me sy, luani kohë pas kohe me flokë dhe afroju pak derisa flisni. Nëse dëshironi, putheni në ndarje. Çfare nuk duhet të bësh? Mos përzgjidhni ndonjë vend të zhurmshëm dhe të mbushur me njerëz, por kujdes mos zgjidhni as vend të vetmuar pasi që, mund të ndiheni pakëndshëm në atë qetësi e cila ndonjëherë thjesht mund të ndodh ndërmjet bisedave. Derisa zgjidhni rrobat se doni të lini përshtypje të mirë, megjithatë mendoni për atë që ato të jenë të rehatshme, dhe nëse e dini se ku do të shkoni, vishuni në përputhje me vendin. Mos shikoni në çdo çast në telefon celular dhe mos kontrollo porositë pasi që është e pakëndshme. Njëra nga temat kryesore të ndaluara është ish-i dashuri. Nëse kjo të çudit, vetëm mendo që ai tërë mbrëmjen të flet për vajzën e mrekullueshme me të cilën dikur ka qenë i lumtur. Mos bëni asgjë për të cilën më vonë do të pendoheni apo do të ndiheni pakëndshëm. Dëgjoje intuitën tuaj. Nëse dëshironi që t’i lajmëroni sapo që jeni ndarë apo t’i dërgoni porosi, që edhe një herë t’i tregoni sa mirë keni kaluar, mos e bëni këtë! Duhet të jesh “cool-erk” dhe ta lësh që pak të mendoj për ty. Megjithatë, mos e aktroni shumë të paarritshmen pasi që kjo mund ta hutojë dhe mund të mendojë se jeni e painteresuar. Nëse dëshironi përsëri ta shihni, edhe ndonjë ditë tjetër, pyesni se ku do të takoheni.

Pornografia në internet është duke krijuar një brez djemsh të rinj që janë të pashpresë në jetën reale, ishte përfundimi në të cilin arriti një studim i publikuar gjatë të shtunës. Ekspozimi ndaj filmave të shumtë dhe imazheve erotikë, i ka bërë gjithmonë e më shumë të rinj të paaftë për t’u ekzistuar në takimet e tyre seksuale. Si rrjedhojë, impotenca nuk është më vetëm një sëmundje që i takon meshkujve në moshë të mesme dhe me probleme shëndetësore, por godet edhe ata në vitet e para të jetës së tyre. Sipas “Psychology Today”, një revistë e specializuar amerikane, një tjetër problem është se shumë 20-vjeçare e konsiderojnë si normale paaftësinë e tyre për të vepruar “me raste”. Në moshat rreth 30 vjeç, shikimi i vazhdueshëm i filmave pornografikë shkakton ndryshime të atilla fiziologjike, që e bëjnë ekstimin tërësisht të pamundur për shkak të stimulimit të vazhdueshëm dhe të tepruar të dopaminës, hormonit që lidhet me përceptimin e kënaqësisë trupore në një aktivitet seksual. Goditja e vazhdueshme e trurit me këtë hormone, sjell paradoksalisht humbjen e aftësisë së tij për t’u aktivizuar ndaj sinjaleve të dopaminës, çka i detyron të varurit nga pornografia në internet që të kërkojnë përvoja gjithmonë e më shumë ekstreme për të patur mundësi që t’ia “dalin mbanë”.

Eksitojeni partnerin

Vetëm mendimi për seks dhe thënia e atyre fjalëve duhet të jenë nxitës që garantojnë kënaqësi të madhe mes parterëve. Mirëpo, e vërteta është ndryshe, prandaj duhet të nxiten lojërat e nxehta. Përmendeni emrin e tij Meshkujt do të dridhen në kujtimin e emrit të tyre në momentin kur me gishta kalojnë nëpër zonat erogjene të trupit tuaj. Kjo është shenjë e mirë se emrin e të dashurit tuaj mund ta përdorni në momentin kur mendoni se po ndodh një ‘lëshim’ në dhomën tuaj të gjumit. Emrin duhet t’ia thoni ngadalë në vesh duke e prekur atë më buzët tuaja të njoma... Suksesi është i garantuar! Përkëdheluni Hulumtimet e reja tregojnë se meshkujve mbi 40 vjeç u pëlqen përkëdhelja. Ngjituni për trupin e tij lakuriq dhe ofroni ndjenjën e sigurisë, ndërsa ajo që do ta nxisë pasionin në atë moment është prekja e gjinjve tuaj. Përshkrimet e seksit Përshkrimet e detajuara se çfarë do t’i bënit, thjeshtë do ta ‘çmendin’. Jini detajiste, mirëpo mos u ndalni vetëm në fjalë, por angazhohuni edhe në vepër.

Seksi me anë të telefonit, është bërë mënyrë e preferuar komunikimi për të shprehur ndjenjat e dashurisë, sidomos te çiftet që janë larg njëri-tjetrit. Çfarë është seksi me anë të telefonit? Do të thotë të flasësh shkoqur në telefon për gjëra erotike ose t'i dëgjosh ato me anë të telefonit. Ata që praktikojnë këtë gjë, shpesh masturbohen për t'u çliruar nga ndjenjat e dëshirës seksuale. Kjo praktikë po përhapet në mënyrë alarmuese, pavarësisht nëse të folurit e ndyrë ndodh ndërmjet dy vetave që po shoqërohen për t'u njohur ose ndërmjet dy të panjohurve. Madje ka disa që e përkrahin publikisht këtë praktikë. Është një nga praktikat seksuale më të sigurta’, - pohon një grua. Me sa duket ka shumë veta që mendojnë si kjo grua. Për shembull, në përgjigje të rritjes së infektimeve me virusin e HIV-it, një grup specialistësh rusë të shëndetit përdorën reklama gazetash për të nxitur seksin me anë të telefonit. Mirëpo ka njerëz të tjerë që e nxitin këtë praktikë thjesht për përfitime materiale. Shërbimet e linjave të nxehta, ku njerëzit paguajnë për të dëgjuar fjalë të pista, janë bërë një industri miliarda-dollarëshe në botë. Por, përse është përhapur kaq shumë kjo praktikë? Libri ‘Fabrika e fantazisë’ e shpjegon kështu: “Kontakti intim fizik dhe emocional është i rrezikshëm. Ekziston rreziku i sëmundjeve të transmetuara me rrugë seksuale, rreziku i dëmtimit të emrit ose të karrierës, frika se mos të gjykojnë, si edhe pasojat e dëshirave ‘jonormale’. Seksi me anë të telefonit i pakëson rreziqet”. Është e qartë se seksi me anë të telefonit nuk përfshin kontaktin fizik me dikë tjetër. Por, a do të thotë kjo se s'ka asgjë të keqe ose që nuk ka fare rreziqe? A është i padëmshëm seksi me anë të telefonit? Dëshirat seksuale janë veçanërisht të forta gjatë rinisë. Në këtë periudhë, dëshirat seksuale janë në kulmin e tyre, porse duhet të mësosh si të përballosh e të kontrollosh ndjenjat seksuale. Kjo është e domosdoshme për të pasur një pikëpamje të shëndetshme e të ekuilibruar për seksin. Mirëpo, nga ana tjetër, seksi me anë të telefonit e mëson dikë që t'i lërë të lira impulset seksuale, jo t'i frenojë ato. Për më tepër, kjo praktikë krijon një pikëpamje të shthurur dhe të shtrembëruar për personat e seksit të kundërt. Një ves i dëmshëm Në qoftë se tashmë e ke vesin e seksit me anë të telefonit, pse të mos kërkosh ndihmë? Një fillim i mirë mund të jetë të flasësh me psikologun, por edhe me prindërit tuaj të cilët, kuptohet, ndoshta do të jenë të mërzitur me ty. Por ndoshta janë edhe më të përshtatshmit për të të ndihmuar të kontrollosh sjelljen tënde, që të mos biesh prapë në këtë ves. Në disa vende reklamat për linjat e nxehta telefonike shfaqen në televizor natën vonë. Ndoshta do të ishte mirë që thjesht të mos shihje televizor natën vonë. Meqë edhe masturbimi i nxit në vend që t'i frenojë mendimet imorale, është e domosdoshme që të shmangësh këtë praktikë. Mund të arrish t'i heqësh nga mendja këto mendime, duke u përqendruar në gjëra të drejta.

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template