Erosi ne çift !

Kur erosi është shumë i butë
Jeta në çift funksionon, por mungon ana e fortë e seksuale. Si i bëhet? Edhe kur ka një përputhje të mirë seksuale, mund të ndodhë që erotizmit t’i mungojë fantazia. Bëhet fjalë për ato “devijimet” e vogla që thyejnë paksa rutinën. Është një situatë që mund të zgjasë, por që ka një zgjidhje të thjeshtë. Të pyesësh: Përse heshtet? Çfarë bëhet? Të bësh surpriza, të organizosh mbrëmje romantike dhe në shtrat të kërkosh ato gjëra që të pëlqejnë: shpesh mjafton të çlirosh fantazinë dhe emocionet.
Nëse vetëm erosi bashkon çiftin
Lidhjet vetëm me bazë seksuale janë gjithmonë të rrezikuara. Ka çifte që si arsye të lidhjes së tyre kanë vetëm përputhjen seksuale. Megjithëse kjo mund të vlejë vetëm për njërin prej partnerëve. Bëhet fjalë për lidhje të pabarabarta? Në përgjithësi janë burrat që i parapëlqejnë këto situata, për të evituar përfshirjen emocionale. Këto pasoja i përjetojnë gratë, të cilat nëse nuk vetëvlerësohen, besojnë se aq meritojnë. Kur ndodh që femrat i përjetojnë mirë këto eksperienca? Deri sa të gjejnë partnerin e duhur, “eksperimentojnë”. Çfarë rrezikojnë? Mbërthehen në lidhje të parakohshme, që po të zgjasin, dëmtojnë vetëvlerësimin e tyre.
Nëse është vetëm ai që “komandon” në shtrat
Vendos ai kur duhet bërë dashuri dhe gjithmonë kërkon të drejtojë lojën. I ëmbël dhe pasionant. Pra, një partner ideal. Është për të ardhur keq që në momentin e të bërit dashuri, kthehet në egoist. Është një situatë e shpeshtë, me rrënjë kulturore dhe psikologjike. Si lind nevoja për të drejtuar gjithmonë lojën? Nga pasiguria: ndihet superior vetëm brenda modelit tradicional të aktivit, nëse do të ishin të barabartë, ose do të ndryshoheshin rolet, pavetëdija e tij do të provokonte një krizë sigurie. Si të përballemi me situatën? Me një komunikim të butë dhe real. Për shembull, lojëra erotike që ndryshojnë zakonet e mësuara: ai nuk do të ndihet i vënë në provë e do t’ju ndjekë natyrshëm.
Pa eros, por të lumtur
Ka periudha të caktuara kur abstinenca (mungesa e marrëdhënieve), mund të jetë një zgjedhje e ndërgjegjshme për t’i drejtuar energjitë në fusha të tjera. Në përgjithësi hiqet dorë nga seksi në pritje të një takimi më domethënës. Ose, nëse preferohet që energjitë të drejtohen tjetërkund: Ndodh kur jetohet në një moment krijues. Në këtë rast është e vlefshme për të ndërtuar identitetin. Kur duhet reflektuar? Nëse abstinenca kthehet në shqetësim. Por edhe kur ekziston dëshira për të bërë dashuri, por evitohen raportet nga frika për të hyrë në kontakt me tjetrin. Ka një problem nëse është një mënyrë për të ngritur barriera.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template