Praktika e çdo arti ka kërkesa të caktuara, pamvarësisht se a kemi të bëjmë me artin e zdrukthtarisë apo artin e dashurisë. Para së gjithash, praktika e një arti kërkon disiplinë. Unë kurrë s'do të bëjë diçka mirë nëse nuk e kryej atë në një mënyrë të disiplinuar. çdo gjë që bëjë mirë "unë jam në formë" mund të jetë kohë e bukur dhe zbavitëse, por kurrësesi s'do të bëhem mjeshtër në atë art.
Si e praktikon njeriu disiplinën ? Gjyshërit tanë kishin me qenë më të përgatitur për t'iu përgjigjur kësaj pyetje. Rekomandimi i tyre ishte: të ngrihesh në mëngjes të mos kënaqesh me lukse të panevojshme, të punosh fort. Kjo tip disipline kishte rrezultate të knaqëshme. Të ngrihesh në një orë të përpikt, t'ia kushtoshë një sasi të përcaktuar kohe të ditës veprimtarive të tilla si: meditimi, leximi, dëgjimi i muzikes, shëtitje, të mos bësh qejf, të paktën jo përtej një minimumi të caktuar të veprimtarive të lira, si tregimet e mistershme dhe filmat e tillë, të mos hash tepër dhe të mos pish. Është thelbësore që disiplina nuk duhet të praktikohet si një rregull i imponuar mbi vetvetën nga jasht, por ajo të bëhet një shprehje e vullnetit të vetvetës, që ajo të ndihet si një knaqësie dhe që njeriu ta mësojë vetën ngadalë me këto lloj sjelljeje, e cila, nëse njeriu e ndalon ushtrimin e sajë, ajo të humbasë.
Përqëndrimi - më tepër se disiplina është më i rrallë në kulturën tonë. Kultuara jonë të çonë drejt një mënyrë jetese te papërqëndruar e të shpërndarë, gati paralelisht diku tjetër. Ti bënë njëherësh shumë gjëra: lexon, dëgjon radio, flet, pi cigare, ha, pi. Ti je konsumatori me gojë të hapur, i etshëm dhe i gatshëm për të gëlltitur gjithçka - pijet, filmat, njohuritë. Kjo mungesë e përqëndrimit shfaqet qartë në vështirësinë tonë për të qenë të vetmuar në vetvetën tonë. Të rrish i qetë, pa folur. Pa pirë duhan, pa lexuar, pa pirë diçka, është e pamundur për shumë njerëz. Hapi më i rëndesishëm në të përvetsuarit e përqëndrimit është të mësosh të jeshë i vetmuar në vetvete, pa lexuar, pa ndëgjuar në radio, pa pirë duhan ose pije. Në fakt që të mund të përqëndrohesh do të thotë që të mund të qëndroshë në vetmi me veten. Nëse unë rri pranë një personi tjetër për shkak se s'mund të vazhdoj me këmbët e mia, ai ose ajo mund të jetë një shpëtimtarë, por mardhënja me të s'është dashuri. Paradoksalisht, aftësia për të ndejtur i vetmuar është kusht për aftësinë për të dashuruar. Secili që përpiqët të qëndroj i vetmuar në vetvete, do ta zbuloj se sa e vështirë është. Ai do të filloj të ndihet i trazuar, neverik ose të ndjej ankth shumë të madh. Ai do të priret për të arsyetuar mospëlqimin e tij për të vazhduar ne këtë praktikë duke menduar se nuk ka vlerë, se është tamam marrëzi, që të merr shumë kohë etj. Gjithashtu, do të vërejë se të gjitha llojet e mendimeve kaplojnë mendjën e tij, të cilat e zotrojnë atë. Ai do të gjejë vetëm duke menduar për planet e tij të mëvonshme, ose për disa vështirësi për një punë që duhet ta bëjë, ose se ku do të kaloj mbrëmjen ose për një numër gjërash që do ta mbushin mendjën e tij - më tepër sesa lejimin e saj që ta zbrazë vetvetën. Të jesh i përqëndruar në dëgjimin e muzikës, në lexim, në bisedim për ndonjë përson, në soditjen e ndonjë pejsazhi. Nëse njeriu përqëndrohet ai pyet pak se çfarë po bën, gjërat e rëndësishme si dhe të parëndësishme, parakuptojnë një dimension të ri të realitetit sepse ato kanë vëmendjën e tij të plotë. Të përvetsosh përqëndrimin, kërkon që sa më tepër të shmangësh, bashkbisedimin e zakonshëm d.m.th. bashkbisedimin e pavërtet. ( të flasim për gjëra që i shohim të dytë, apo për ato që nuk të ndien zemra ).
Kushti tjetër është shmangja nga shoqëria e keqe, dhe të jeshë i aftë të dëgjoshë, shumë njerëz i dëgjojnë të tjerët, ose edhe japin këshilla pa i dëgjuar në të vërtet. Ata se marrin parasysh bisedën me personin tjetër ose përgjigjën e tyre. Si rrezultat bisedimi i lodh ata. Ata kanë iluzionin se do të ndiheshin më të lodhur nëse do të dëgjonin me vëmendje. Por e kundërta është e vërtet. çdo veprimtari nëse është kryer në një formë të përqëndruar, e bën njeriun më të freskët, ndërsa çdo veprimtari e kryer pa përqëndrim e bën njeriun gjumash - ndërkaq që njëkohësishtë ai e ka të vështirë të flej në mbrëmje. Të jeshë i përqëndruar do të thotë të jetosh plotësishtë në të tashmen, në vendin dhe kohën e sotme dhe të mos mendosh për atë tjetrën, që do të bëhet, ndërsa po bëj diçka tamam tani. Fillimi i praktikës së përqëndrimit do të jetë I vështirë, do të duket se njeriu nuk do t'ia arrij kurrë qëllimit. Për këtë nevoitet durim. Për të pasur një ide se çfarë është durimi, njeriu duhet vetëm të vrojtoj një fëmijë i cili fillon të ecë. Fëmia bie, rëzohet, bie prap dhe megjithatë vazhdonë të përpiqet, të përmirësojë ecjën derisa një ditë ai ecën pa u rrëzuar. çfarë do të arrinte një person i rritur në qëllimet e tij nëse do të kishte durimin dhe përqëndrimin e fëmijës. ? Njeriu nuk mund të mësoj të përqëndrohet pa u bërë i ndjeshëm në vetvete. çdo të thotë kjo ? A duhet të mendoj për vetën gjithë kohën, " të analizoj" vetvetën, apo çfarë ? Nëse do të flisnim për të qenë i ndjeshëm në një makinë do të kishte pak vështirësi për të spjeguar domethënjen.. Dikush p.sh. që nget një makinë është i ndjeshëm ndaj sajë. Edhe një zhurmë e vogël e pazakonshme po të vërehet, tregon një ndryshim të vogël në funksionimin e motorit. Në të njejtën mënyrë shoferi është reagues ndaj ndryshimeve në sipërfaqën e rrugës, lëvizjen e veturave para dhe pas tij. Megjithatë, ai nuk do të ndryshoj për të gjithë këta faktorë, gjendja e tij është në një gjendje të një gadishmërie të lehtësuar, e hapur ndaj të gjitha ndryshimeve përkatëse në situatën në të cilën përqëndrohet - atë të drejtimit të sigurt të mjetit të tij. Nëse ne e shohim situatën e të qenit të ndjeshëm për një qenje tjetër njerëzore, gjejmë shembullin më të qartë në ndjeshmërinë dhe përgjëgjësinë e një nënë për foshnjën e saj. Ajo vërenë ndryshime të caktuara trupore, kërkesa, ankthe, para se ato të shfaqen hapur. Nëna zgjohet sepse qan fëmija, kurse një tingull shumë më i lartë nuk do të mund ta zgjonte. E gjithë kjo do të thotë se ajo është e ndjeshmë për shenjat e jetës së fëmijës, ajo nuk trazohet apo mërzitër, por është në gjendjen e një ekuilibri vigjilent, perceptive për çdo komunikim të rëndësishëm që vjen nga fëmija. Në të njejtën mënyrë njeriu mund të jetë i ndjeshëm ndaj vetvetës. Ai është i vetëdijshëm p.sh. për ndjesinë e lodhjes dhe të depresoinit dhe në vend që ti nënshtrohet atij ose ta mbështes atë me mendime depresive , të cilat i ka të gatshme ai e pyet vetën " ç'ndodhi ? pse jam i shqetësuar ?" . E njëjta gjë bëhet kur vihet re dikush që është i irrituar ose i zemëruar, apo që priret nga dremitja dhe veprimtari të tjera zbavitëse. Në secilin nga këta shembuj gjëja më e rëndësishme është të jesh i ndërgjegjsëm për ta dhe të mos i arsyetosh ata në njëmij e një variante, për më tepër, për të qenë të sinqert në zërin tonë të brendshëm i cili do të na thotë - shpesh mjaft befasisht - pse jemi të shqetësuar, të mërzitur, të irrituar.
Faktor i tretë është durimi. Nëse dikush prêt rrezultate të shpejta, ai nuk e përvetson kurrë një art. Tërë sistëmi ynë industrial rrit saktësisht të kundërtën - shpejtësinë. Të gjitha makinat tona janë projektuar për shpejtësi: vetura dhe aeroplani na shpien më shpejtë në destinacion - dhe sa më shpejt aq më mirë. Makina që mund të prodhoj të njejtën sasi në gjysmën e kohës, është dy herë më e mirë se ajo që është më e vjetër dhe më e ngadalshme. Natyrisht, ka arsye të rëndësishme ekonomike që e sjellin këtë shëndërrim. Por, si në shumë aspekte tjera edhe vlerat humane janë përcaktuar nga vlerat ekonomike. ç'është e dobishme për makinat duhet të jetë e tillë për njeriun - kështu ecën logjika. Njeriu modern mendon se humb diçka -kohën- kur ai nuk i bën gjërat shpejt, andaj s'di ç'të bëj në kohën që fiton përveq ta vras atë. Kështu, një kusht i të mësuarit të ndonjë arti është interes supreme për zotërimin e artit. Nëse arti nuk është diçka e një rëndësie maksimale, nxënësi i tij nuk do të mësoj kurrë atë art. Ai do të mbetet në rastin më të mirë një diletant i mirë, por kurrë s'do të bëhet një mjeshtër.
Autor: N.Zeqiri (ZeriYt.Com)
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
0 commenti:
Posta un commento