Si ta kuptosh se i pëlqen ?

Në muajt e parë të një marrëdhënieje, 90 për qind e dialogut bëhet pa fjalë. Por femrat, gjithsesi, kanë një nevojë të ethshme për të ditur a i do apo jo partneri. Sa? Po ato, a e duan? Për t'ju ndihmuar, ja disa kode që zbërthejnë gjuhën e trupit

Në muajt e parë të një marrëdhënieje, 90 për qind e dialogut bëhet pa fjalë. Por femrat, gjithsesi, kanë një nevojë të ethshme për të ditur a i do apo jo partneri. Sa? Po ato, a e duan partnerin e vet? Seksologia Adele Fabrizi është munduar të zgjidhë kodin e gjuhës së trupit.

Ecni të përqafuar. Sepse ndjeheni të bashkuar dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Përballoni gjithçka me besim në vetvete.

Ta merr fytyrën ndër duar. Edhe pse nuk të puth në buzë, ky veprim të jep ndjesinë e ngrohtësisë së puthjes. Tregon ngrohtësi dhe respekt.

I ulesh në prehër. Një veprim që ndërmend rolet e njohura tashmë: ai mbrojtës, ti më fëmijë. Duke vepruar kështu, e ke shumë për zemër t'i japësh të kuptojë se je "pronë" e tij. Është një mesazh i qartë edhe për të tjerat: "Mos guxoni më të afroheni, tani ai është imi".

Të jep një të pickuar. Ndërsa ecni, ai zgjat gishtat e të pickon në të pasmet. Ky është një veprim i natyrshëm për të të dhënë një mesazh të fshehtë. Do të të ngacmojë dhe të të tërheqë vëmendjen: përgatitu për "fishekzjarre".

Të largon flokët nga sytë. Është një lëvizje instinktive, që tregon dashuri dhe vëmendje. Mesazhi është një: "Dua të kujdesem për ty".

Lëvizje nën tavolinë. Nëse gjatë një darke me miqtë, ai të shkel këmbën ose të përkëdhel në kofshë, po shkoni drejt një niveli më të lartë se më parë; përgatitu për një "pastaj"...

Kapeni për dorë. Një zakon që shpreh emocione të forta, besim dhe qetësi. Ngatërroni gishtat bashkë? çështja po bëhet më intime: në fakt, është veprimi tipik para ose pas seksit.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template