Klasifikimi i skandaleve seksuale

Kurizitete Skandali është një thashethem i bërë i mërzitshëm nga morali», kështu shkruante në fund të ‘800-ës Oscar Wilde. Por nuk duket dakord me këtë aforizëm të njohur, opinioni publik i ditëve tona, gjithmonë dhe më tepër i interesuar në skandale, mbi të gjitha nëse ato janë të natyrës seksuale. Një artikull i tabloidit të famshëm anglez “The sun”, ka prezantuar të gjitha ato që mbahen mend si “skandalet më të njohura seksuale” dhe që kanë pasur si protagonistë, personazhe të botës së spektaklit.

Paris Hilton

Ndër më të famshmit është rasti i njërës nga personazhet më të njohura në botën e thashethemeve në të gjithë botën. Deri në 2004-ën, e bukura miliardere ishte e njohur vetëm nga një numër i kufizuar personash për jetën e saj të “shthurur” dhe për pjesëmarrjen e saj në një reality-show «Simple Life». Gjithçka ndryshoi kur në 2004, filloi të qarkullojë në internet një video pornografike e filmit në vitin 2001, që kishte si protagoniste atë bashkë me ish të dashurin e saj, Rick Salomon. Kjo video amatore u bë në një kohë të shkurtër një “kult” i vërtetë, aq sa u shpërnda dhe në DVD me titullin “Një natë në Paris”. Kështu ajo u bë një yll botëror dhe pse fillimisht kishte bërë një denoncim në emër të ish të dashurit R.Salomon, fajtor për hedhjen në rrjet të videos. Në korrikun e 2005-ës, Hilton arriti në një marrëveshje me ish të fejuarin.

Pamela Anderson

“Palma e artë” për skandalin seksual e parë e shpërndarë në internet i takon Pamela Anderson dhe ish-bashkëshortit të saj Tommy Lee, që në 1998 gjatë muajit të tyre të mjaltit, regjistrojnë një xhirim pornografik në një jaht. Më pas video u vodh nga shtëpia e çiftit dhe u publikua në internet. Anderson në atë kohë shumë e njohur për rolin e saj një serialin «Baywatch» u bë dhe ylli më i fashmshëm i rrjetit. Por “bëmat” e nxehta të aktores nuk mbarojnë këtu, disa kohë më vonë, gjithmonë në internet, përfundoi një tjetër video e saj seksi, e xhiruar gjatë një lidhje të mëparshme me këngëtarin e muzikës Bret Michaels.

CAMERON DIAZ

Një tjetër skandal seksi, u rikujtuar nga revista “The sun” është ai që pati si protagoniste aktoren amerikane Cameron Diaz. Aktorja në vitin 1992, në moshën 19 vjeçare, kishtë bërë disa shkrepje nudo të ruajtura xhelozisht nga fotografi John Rutter. Ky i fundit, në momentin që ajo u bë e famshme, filloi t’i bënte shantazh duke i kërkuar shifrën e 3 milionë dollarëve në këmbim të negativëve të filmit. Në vitin 2003, Cameron Diaz ngriti akuzë kundër fotografit dhe pas tri vjetësh gjykata vendosi t’i jepte të drejtë aktores. Rutter u gjykua fajtor për tentativë vjedhjeje, falsifikim dhe dëshmi të rreme dhe u dënua me pesë vjet burg. Gjithashtu gjykata vendosi të ndalonte dhe shitjen ose përdorimin e fotografive dhe të imazheve video të realizuara asokohe.

“Treshja” dhe

“Vëllai i madh”

(Big Brother)

Ndër skandalet seksuale të listuara nga revista është dhe video “treshe” e ish infermieres angleze Abi Titmuss, në shoqëri të fejuarit të saj, prezantuesit John Leslie dhe të një femre tjetër. Video e xhiruara në 2002 përfundoi në rrjet dhe solli një sukses të madh për Titmuss. Vajza pas ndarjes nga Leslie, tregoi për tabloidët e famshëm anglez orgjitë e organizuara me të fejuarin dhe më pas ndërmori një karrierë të suksesshme si modele në Britaninë e Madhe. Përfundon listën e gjatë e skandaleve të këtyre viteve të fundit, ai që pati si protagoniste 24-vjeçaren Imogen Thomas, ish banore e edicioni të shkuar të “Big Brother” në Angli. Pak javë pas përfundimit të emisionit një video e “nxehtë” prej shtatë minutash ku “aktronin” Thomas dhe i fejuari i saj u përhap në internet. Dhe për të pas këtij skandali, u hapën dyert e suksesit.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template