Ëndrrat erotike

Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve. Ëndrrat erotike janë shumë të shpeshta te njerëzit. Në fakt, shumë veta që ëndërrojnë të kenë raporte seksuale me një partner të ndryshëm, më pas ndihen në faj dhe u vjen turp se si kanë arritur të mendojnë diçka të tillë edhe pse ajo ka ndodhur në ëndërr. Sigurisht, gjithçka varet nga përmbajtja e ëndrrës, por asnjëherë nuk duhet të ndihemi në siklet ose të frikësohemi. Në fund të fundit, ëndrrat janë vetëm shprehje të dëshirave që shfaqen në mendjen tonë, pa kaluar në ndërgjegje. Kështu, sipas Frojdit, forca e natyrës sonë i detyrohet në radhë të parë libidos, një dëshirë me origjinë seksuale, që i përket së pandërgjegjshmes. Kështu, ato që nuk arrijnë të shprehen në jetën e përditshme, shprehen përmes fantazive, ëndrrave dhe shumë veprimeve të tjera të pandërgjegjshme. Në shumë ëndrra, Frojdi arrin të gjejë simbole domethënëse seksuale. Kështu, pjesa më e madhe e ëndrrave ndodh gjatë fazës së gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve) dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe humbet kontrolli muskulor i trupit nga qafa e poshtë dhe kjo shërben si për të çlodhur muskulaturën, si dhe për të ndaluar personin që ëndërron të lëvizë në një mënyrë të tillë sa të “përfaqësojë” atë që po ëndërron në realitet, me rrezikun për t’i bërë keq vetes dhe të tjerëve.

6 gabimet fatale të femrave në shtrat

Kur jeta seksuale bëhet e mërzitshme, femrat e kanë më të lehtë të nxjerrin një listë me dobësitë e partnerit të tyre, por harrojnë se kanë edhe ato gabimet e tyre në shtrat. Ja se çfarë mund të kemi parasysh gjatë aktit seksual në mënyrë që të marrim kënaqësinë që dëshirojmë. Gabimi 1: Femrave u mungon iniciativa Meshkujt ndihen të privilegjuar në seks dhe kjo prish ekuilibrat erotikë në një marrëdhënie. Ndonëse janë gjithmonë në pozicion sulmi ata parapëlqejnë që të flirtohen nga femrat. Nëse ju pëlqen dikush është mirë të hiqni dorë nga indiferentizmi dhe të diktoni mënyrën tuaj të të bërit seks. Gabimi 2: Çlirohuni nga idetë fikse për pamjen tuaj Kur jeni në shtrat me partnerin tuaj është mirë të mos mendoni për defektet në trup, makiazhin apo për kilet që keni shtuar kohët e fundit. Ajo që vënë re meshkujt është sa e nxehtë dhe sa energjike jeni në shtrat dhe për këtë duhet ta çlironi veten nga idetë fikse dhe të mos e vështirësoni orgazmën tuaj. Siç thotë dhe Darvini, pjelloria është ajo që i bën meshkujt të afeksionohen erotikisht pas një femre. Gabimi 3: Meshkujt e kanë mendjen vetëm tek seksi Mos mendoni kurrë se një burrë nuk është romantik dhe e ka mendjen vetëm tek seksi. Është njësoj si të thuash se femrat nuk janë qenie seksuale, prandaj dhe kijeni parasysh se për një mashkull seksi është një çështje shumë e rëndësishme. Një studim i kohëve të fundit tregon se 52 përqind e meshkujve e konsiderojnë natën e parë të seksit, si shpresë për një lidhje jetëgjatë. Gabimi 4: Meshkujt janë gjithmonë gati për seks Të jesh gjithmonë gati për seks, kjo vlen vetëm për adoleshentët. Nëse mashkulli juaj ju refuzon për të bërë seks, kjo nuk do të thotë se ai nuk ju dashuron më. Femrat e përjetojnë në mënyrë dramatike nëse partneri u thotë "jo" në shtrat, duke thurur në kokë mendime nga më të ndryshmet. Nuk është e vërtetë, jo domosdoshmërisht ai mendon për një tjetër, thjesht nuk ka dëshirë për të bërë seks në atë moment. Gabimi 5. Thuajeni atë që dëshiron t'ju bëjë Mos nguroni asnjëherë t'i thoni një mashkulli çfarë pëlqeni që ai t'ju bëjë në shtrat. Vetëm në këtë mënyrë do arrini të keni një akt seksual joshës dhe argëtues. Asnjë mashkull nuk mund të çojë në orgazëm një femër nëse vetë ajo nuk e dëshiron vërtet. Të rejat më të fundit janë tejet pozitive, meshkujt janë të prirur të kënaqin femrat në shtrat. Gabimi 6. Mos pranoni çdo kapriço të tij Çdo grua ka të drejtë t'i thotë "jo" mashkullit të saj nëse nuk i pëlqen diçka në kapriçot seksuale të tij. Nuk duhet ta merrni personalisht si fyerje apo nënvleftësim, të gjithë meshkujt kërkojnë të provojnë diçka të re në jetën e tyre seksuale. E rëndësishme është që t'ia thoni pa nerva dhe mos të reagoni ashpër. Të jeni të sigurta që ai do t'ju kuptojë...

Seksi në moshë të vogël

Nje studim i publikuar nga “British Journal of Cancer”, aktiviteti seksual ne moshe te heret dyfishon rrezikun per te zhvilluar kancerin ne qafen e mitres. Ndryshimin, sipas eksperteve britanike, ka te beje me numrin e viteve qe virusi HPV, pergjegjesi kryesor i kesaj semundjeje, ka ne dispozicion per te prodhuar deme ne raste infeksioni. Aq sa rezultatet e kerkimit, te realizuara nga “International for Research on Cancer”, nuk i perkasin vetem adoleshenteve, por tregojne se rreziku i kancerit te qafes se mitres eshte me i madh ne grate qe kane pasur marredhenien e pare seksuale 20 vite nga ato qe kane jetuar per here te pare ne moshen 25 vjecare.Studimi eshte kryer mbi 20 mije gra.

Psikologët thonë se një numër shumë i vogël i njerëzve kryejnë marrëdhënie seksuale që zgjatin më shumë se 12 minuta. Thëniet se seksi duhet të zgjasë me orë shkaktojnë frustrim te çiftet, të cilat për këtë arsye e konsiderojnë jetën e tyre seksuale si të keqe. Seksologët kanadezë kanë zbuluar se për marrëdhënie të përsosura seksuale mjaftojnë nga tre deri në 12 minuta (duke mos e përfshirë paralojën). Në studim janë përfshirë 1.500 çifte, ndërsa shkencëtarët kanë vërtetuar se shumica e çifteve bëjnë seks mesatarisht 7.3 minuta. Arsye për zgjatjen e seksit te disa çifte, sipas ekspertëve, ndodh për faktin se meshkujt e praktikojnë shtyrjen e orgazmës, ose sepse bëhet fjalë për ndonjë disfunksion të ejakulimit, për çka seksi zgjat më shumë. Ndërkohë, ata të cilët kanë probleme me ejakulimin e shpejtuar bëjnë seks më pak se dy minuta. Edhe për ta, seksologët kanë këshilla, siç është ndërrimi i pozave, tempit e të ngjashme.

Femrat nuk janë të vetmet që duan përkujdesje, vëmendje dhe shumë dashuri. Edhe seksi i kundërt kërkon po aq ëmbëlsi nga partneret e tyre. Meshkujt tek femrat nuk kërkojnë vetëm të dashur, por edhe një shoqe, një mbështetje dhe siguri që do jenë pranë njeriut të tyre të dashur në momentet që kanë nevojë. Ndaj këshilla më e mirë për një femër është që të dijë se cfarë kërkon partneri i tij, në mënyrë që të lërë përshtypje të mirë tek mashkulli që duan ta bëjnë për vete. Femrat duhet ta kenë të qartë se meshkujt nuk duan persona të bezdisshëm. Ata i respektojnë femrat, të cilat kanë një jetë sociale të shëndetshme dhe miq, pasi mashkulli në këë rast mund të ketë hapësië për veten, përshembull kur dëshiron të shijojë një ndeshje futbolli me miqtë. Nëse ekpertët këshillojnë se mashkulli duhet të bëjë gjithmonë hapin e parë, mos u’a vini gjithmonë veshin. Njerëzit duhet të veprojnë në bazë të ndjenjave dhe emocioneve që i bëjnë të ndihen mirë. Ndaj femra merrni iniciativën të bëni hapin e parë, pasi meshkujt nuk pëlqejnë që femra të bëjë gjithmonë të vështirën. Gjërat e vogla e bëjnë jetën edhe më të bukur. Në çdo moment tregoni se interesoheni për të dhe përkëdheleni. Tregoni kujdes me shenja të vogla të vëmendjes, por mos e teproni, pasi meshkujt do të bezdiseshin. Tregoni anën tuaj më femërore, por duke mos e tepruar. Imagjinatën e mashkullit e nxit më shumë një dekolte që shihet pak nën këmishë, sesa një dekolte që pothuajse zbulon gjithçka. Në takimin e parë asnjëherë mos tregoni se jeni të gatshme të përfundoni me të në krevat. Por lëreni situatën të rrjedhë me spontanitetin e vet. Mashkulli dëshiron të ketë përkrah një femër, e cila e respekton veten dhe gëzon respektin e të tjerëve. Qëndroni pranë tij kur ai ka nevojë për ju, sepse meshkujt te partnerja kërkojnë një mikeshë të mirë. Mos e mërzisni me mesazhe pa fund apo llogari pse nuk ju telefonon cdo moment. Mos e kontrolloni cdo moment, pasi kjo nuk do bënte gjë vecse do e mërziste më shumë. Femrat nuk duhet të mendojnë më shumë sec duhet, një mashkull nëse të do të kërkojë, nëse jo flieni mëndjen dhe mbylleni atë histori përgjithmonë.

Cfarë e vret pasionin midis partnerëve

Studimi, çfarë e vret pasionin midis partnerëve Nëse i trembeni faktit se në një të ardhme mendimet e ndryshme për cëshje të tilla si rritja dhe edukimi i fëmijëve mund t’ju largojë nga partneri apo partnerja juaj gaboheni. Për të ndarë një cift duhet shumë më tepër. Sipas një sondazhi të kryer nga Warner Brothers, i cili ka vëzhguar sjelljen e retth 2 mijë vullnetarëve, të cilët kishin një lidhje të qëndrueshme, krisja e ciftit fillon në fazën e tretë që i përket muajit të 36 të lidhjes. Matt Titus, autori i librit ‘Why hasn't he called’, i cili ka udhëhequr studimin thekson se partnerët fillojnë ta shohin në mënyrë kritike njëri-tjetrin dhe të ngrejnë pikëpyetje të mëdha dhe pyesin veten se si do jetë e ardhmja e tyre në cift. Personat pjesmarrës në studim kanë pranuar se pas tre vjetesh lidheje, ndjejnë se dicka nuk shkon në lidhjen e tyre për këto arsye: Shtimi i peshës dhe mungesa e ushtrimit fizik Mungesa e parave Oraret në pune jo të përshtatshme Problemet e higjenës dhe pastërtia personale Familjet e medha Mungesa e romanticizmit Alkooli i tepërt Veshjet jashtë mode

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në kryeqytetin grek Athinë, ku një 82-vjeçare e virgjër ka përfunduar në spital, pasi kishte bërë dashuri për herë të parë në jetën e saj me një 32- vjeçar nga Shqipëria. Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve “News of Albania”, ngjarja ndodhi para dy ditësh në Athinë, kur 82-vjeçarja, pasi kishte një jetë pa kryer marrëdhënie seksuale, vendosi që të hidhte hapin e madh, me djalin që punonte prej disa kohësh si ndihmës në shtëpinë e saj. 32-vjeçari nga Shqipëria dhe 82-vjeçarja vendosën të kalonin disa momente të nxehta me njëri-tjetrin, por zhvirgjërimi i “gjyshes së virgjër” në moshën e saj nuk kaloi pa probleme. Ajo përfundoi në spital për shkak të hemorragjisë, ku pasi gënjeu se kishte rënë nga shkallët u detyrua të thoshte të vërtetën. Kur policët e pyetën nëse ishte përdhunuar, ajo u përgjigj me bindje të plotë: "Jo mor jo, doja vetë pa bëra seks me të, edhe pse isha e virgjër. Tani që ia hodha, uroj që herën tjetër të jetë më e bukur e më shumë ta shijoj".

E enjtja, e përsosur për seks!

A e keni ditur se e enjtja është dita më e mirë për seks? Dhe se e mërkura është dita kur keni gjasa më të mëdha për ta gjetur dashurinë e jetës? Një studim i ri i ekspertëve londinezë tregon se nëse disa gjëra i bëjmë në ditë të caktuara, suksesi nuk do të mungojë. E hënë Edhe pse njihet si dita më stresuese e javës, shkencëtarët londinezë pohojnë se e hëna është pikërisht dita më e mirë për lirimin e stresit. Gjeni kohë për pushim, sepse e hëna është,po ashtu,dita kur mundësitë për të pësuar infarkt në zemër janë për 20 për qind më të mëdha. E martë Dita më e mirë për realizmin e obligimeve të mbetura pas, duke qenë se të martën jemi më produktivë. Studimi tregon se pjesa racionale e të menduarit në trurin tonë dominon në ditët e para të javës, ashtu që duhet ta shfrytëzojmë për realizmin e obligimeve të përditshme rutinore. E mërkurë Kjo është dita më e mirë për të kërkuar dashurinë e jetës. E mërkura është e përsosur për takimin e parë (së paku kështu kanë pohuar 40 për qind e 8.000 të anketuarve në studim). Po ashtu, e mërkura është e përsosur kur dëshironi gradë më të lartë në punë, pasi këtë ditë shefat janë më “të kuptueshëm”. E enjte Ditë për seks! Niveli i kortizolit (i cili stimulon hormonet e seksit) është në maksimum. Filloni të kënaqeni që në orët e hershme të mëngjesit. Thuhet se niveli i hormoneve seksuale në atë periudhë është pesë herë më i lartë edhe te femrat edhe te meshkujt. E premte Dita më e mirë për ta lënë duhanin, dhe kjo sidomos për shkak të ardhjes së vikendit, kur jemi më të relaksuar dhe kemi vullnet të fortë. E shtunë Nëse dëshironi pasardhës, atëherë kjo është dita më e mirë që të filloni të merreni me atë punë. Fëmijët e filluar të shtunën kanë shanse më të mira që të kenë sukses në jetë. E diel Ditë perfekte për dalje dhe momente të lumtura pranë shoqërisë dhe njerëzve të dashur.

Çfarë i ndez meshkujt

Të gjithë jemi të ndryshëm, por ekzistojnë disa dëshira dhe nevoja të cilat na lidhin. Një nga to është seksi. Mirëpo, ekzistojnë mijëra vogëlsira të cilat në një moment mund të ndezin imagjinatën dhe të trazojnë pasionin. Nëse dëshironi ta bëni për vete dhe ‘ta çmendni ‘ krejtësisht, provoni truqet e shënuara më poshtë, të cilat vërtet i ndezin meshkujt: 1. Loja me gjuhë në regjionin e veshit 2. Buzët e lëngshme që ngadalë luajnë me shishen e xhamit ose kashtën 3. Bluzë e gjerë gjysmë e lagësht, e cila pas dushit është ngjitur për trupin lakuriq duke e vizatuar atë 4. Prapanica seksi që vizatohet nën pantallonat e holla, pa veshje të brendshme 5. Kur femra mban bluzën shtëpiake pa jelekë për gjinj dhe rrëqethet 6. Kur në një vend të qetë publik, ajo vendos belin pranë tij, e puth dhe e rrëmben 7. Kur vetëm preket duke treguar se është e gatshme 8. Atëherë kur merr iniciativën dhe fillon aksionin duke hulumtuar trupin e tij.

Gjoksi si simbol erotizmi

Erotizmi i gjoksit ishte tema e bisedës së emisionit të “Pasdites”, çështje e sjellë për publikun nga një panel në të cilën merrte pjesë profesori dhe gjuhëtari Edmon Tupja, drejtuesja e një emisioni femëror, Mirela Bogdani dhe përfaqësuesja e një klinike e ndërhyrjeve plastike, Alketa Drahushaj. “Gjiri ose gjoksi, është një simbol jashtëzakonisht i fuqishëm erotizmi, sidomos mes popullsive mesdhetare siç jemi edhe në shqiptarët”, u shpreh autori I “Fjalorit Erotik”, Tupja. Ai risolli në mendje edhe disa mënyrën se si ka evoluar erotizmi i kësaj zone të trupit femëror midis shekujve. “Në mesjetë, ishte e zakonshme për një grua që të mbante një dekolte të hapur apo të ushqente fëmijën e saj në vende publike”, kujton Tupe. “Atëherë, nxjerrja e gjoksit nuk ishte një tabu, ndërsa sot konceptohet gjerësisht si një sjellje me përmbajtje seksuale. Unë jam I mendimit që mbulimi I këtyre pjesëve e bën një femër edhe më të tundueshme nga meshkujt. Ju jap një shembull, nga miku im i ndjerë, Isuf Vrioni. Kur ai shkoi në Suedi në vitet 1979-80, i bëri përshtypje se atje reklamat tërësisht nudo ishin të lejuara, ndërsa ato gjysëm të zhveshura jo, pasi konsideroheshin si shumë më tunduese këto të fundit për meshkujt”. Përtej preferencave personale, profesor Tupe, gjithashtu risolli në vëmendje se sa shumë i është kënduar në folklorin popullor gjoksit, ndërsa solli në vëmendje të paktën dhjetë sinonime për këtë pjesë të trupit. Nga ana e saj, Zonja Drahushaj u shpreh se ndërhyrjet plastike në gjoks për zmadhimin e tij janë bërë gjithmonë e më të zakonshme në ditët moderne. “Ndërhyrjet vijnë në shtim dhe shumica e femrave e bëjnë këtë vetëm sepse kështu mendojnë se do të ndihen më mirë me veten. Përpara se t’i nënshtrohesh një operacioni, ka rreziqe dhe në disa raste, rreziqet janë më të mëdha, sepse lidhen me profilin klinik të femrave. Megjithatë, na ka ndodhur shpesh që të vijnë kliente aq të vendosura për të rritur gjoksin, sa janë të gatshme të rrezikojnë edhe jetën, duke marrë parasysh mundësinë e komplicioneve”, përfundoi Drahushaj. /

Abstinenca seksuale

Të zgjedhësh “argjërimin” seksual Nuk është se ndodh shpesh në ditët e sotme, por dy të sapodiplomuar dëshmuan në emisionin e “Pasdites” se si kanë vendosur të heqin dorë nga aktiviteti seksual, për të pritur momentin e duhur me partnerin e jetës. Megjithatë, rasti i tyre ishte i ndryshëm, me Brendon Kotorin, i cili flet për një abstinencë seksuale, pas marrjes së vendimit të pritjes dhe Greta Vocin, e cila ka vendosur të ruajë virgjërinë e saj deri në martesë. “Duke menduar për vlerat që duhet të mbushin karakterin tim, zgjodha që një prej këtyre të ishte zgjedhja e virgjërisë përpara martesës. Shumë më pyetën në jam bërë prift ose hoxhë, por kam vendosur prej kohës këtë rregull me veten time dhe tani është bërë e thjeshtë për mua. Vendosa të futesha në “argjërim” pasi më duket sikur në ditët e sotme, virgjëria si vlerë ka humbur, ndërsa muë më pëlqen të promovohet. Është bukur të mendosh që t’I dedikohesh një nejriu të vetëm gjatë të gjithës jetës”, shprehet i riu. “Jam ndikuar në këtë vendim edhe nga romanet që lexoj. Frojdi, Fromi apo Daniel Still flasin shumë për dashurinë platonike. Në fillim, më dukej si qesharake, por tani më ngjan si diçka shumë e bukur. Një mikesha ime më ka thënë se duke hequr dorë nga aktiviteti seksual, dalim mbi kafshët, pasi arrijmë të mposhtim instiktet tona. Unë i jap të drejtë këtij arsyetimi”. Nga ana e saj, Znjsh. Voci, u shpreh se gjithmonë kishte menduar se dëshironte t’ia bënte dhuratë “virgjërinë njeriut më të rëndësishëm të jetës së saj. Mbase ka ndikuar edhe familja, por që nga fëmijëria kam menduar se kam dashur që të kaloj jetën me një njeri të vetëm. Për këtë arsye, nuk kam nevojë të kërkoj shumë partnerë seksualë në këtë moshë, pasi në momentin që do të gjej të duhurin, do ta kem kuptuar”.

Gjysma e femrave tërhiqen nga femrat e tjera, cilat janë shkaqet e lezbizmit Një studim i ri ka zbuluar se, shumica e femrave tërhiqen nga femrat, e për më tepër kjo bëhet edhe më e theksuar në moshë të madhe. Ky studim pohon se kjo sjellje është thjesht normale. Universiteti Boise State, ka zbuluar në një grup prej 484 femrash heteroseksuale se, 60 për qind e tyre tërhiqeshin seksualisht nga gratë e tjera, 45 për qind kishin puthur një femër, ndërsa 50 për qind kishin fantazi për të njëjtin seks. Profesoresha e psikologjisë nga Universiteti 'Boise State University', Elisabeth Morgan, tregon se studioi tërheqjet midis femrave heteroseksuale, duke zbuluar se një pjesë e tyre ndjenin më shumë se një dashuri miqësore për disa femra të tjera. Të dhënat e mbledhura nga studimi, treguan se 20 për qind e femrave janë të tërhequra nga femra të tjera. "Marrëdhënia miqësore midis femrave, dallohet me vështirësi nga një marrëdhënie romantike në çift. Gratë janë të inkurajuara të jenë emocionalisht të afërta me njëra-tjetrën. Kjo ofron mundësi për intimitet dhe lindje të ndjenjave romantike mes tyre."-u shpreh prof. Morgan. Psikologja nga Universiteti Utah, Lisa Diamond, ndoqi studimin e një grupi femrash, të cilat tërhiqeshin nga seksi i njëjtë. Studimi i saj tregoi për herë të parë se si seksualiteti zhvillohet gjatë jetës. Gratë në studim u pyetën për detajet e jetës së dashurisë. Përfundimet e studimit bënë që edhe vetë ajo të mbetet e çuditur. Me kalimin e kohës, çdo grua zgjedhe të etiketojë veten ndryshe, në mënyrë të përsëritur, me një trend të ri në kohë. Dr. Diamond tha se, gratë fitojnë një ide më të qartë në lidhje me seksualitetin e tyre, me kalimin e viteve. Ata e konsiderojnë veten, si një shenjë të pjekurisë, për të kuptuar se kush janë në të vërtetë. Prezantuesja e BBC-së, Mary së fundmi ka filluar një partneritet me editoren e revistën së modës "Grazia", Melanie Rickey, duke i dhënë fund kështu martesës 13-vjeçare.

Shumë prej nesh e ngatërrojnë fjalen DUA me atë DASHUROJ. Në dëgjim të pare tingëllojnë pothuajse njësoj, por nga rëndësia janë krejt të ndryshme. Të duash nuk do të thotë se dashuron, mund të duash një shok/shoqe etj. Dashuria që ndiejmë për prindërit apo të afërmit tanë nuk mund të jetë e njëjtë me atë që ndiejmë për një femër/mashkull. Sepse në këtë të fundit mbizotëron ndjenja/dëshira erotike për personin që ke përballë.

Është një lajm për të cilin duhet të gëzohemi. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një zonjë 54-vjeçare është shoqëruar në spital në një gjendje shumë konfuze duke treguar që nuk mbante mend asgjë që nga momenti që kishte përjetuar një orgazëm të gjatë dhe mjaft të fortë një natë më përpara. Mjekët,të shqetësuar, i kanë bërë pacientes një sërë analizash dhe ekzaminimesh. Rezultati ishte mjaft i qartë: zonja ishte për mrekulli dhe ajo që i kishte ndodhur është një fenomen mjaft i rrallë por jo i pamundur. Duket se për shkak të ndonjë shoku të fortë emocional është e mundur të humbasësh kujtesën për disa minuta apo orë (si në rastin e saj). Diagnoza: Amnezi totale transitore. Shpeshtësia e manifestimit të kësaj diagnoze është 3 njerëz nga 100.000 çdo vit. Kjo sindromë, e cila zhduket pas disa orësh apo ditësh, prek zakonisht persona nga 50 deri në 60 vjeç duke iu fshirë kujtesën por jo në mënyrë të pakthyeshme.

Kanë pushtuar popuj me milionabanorë, por kanë qenë rob i një njeriu të vetëm. Kanë qenë të lavdishëm e të papërkulshëm, po një njeri i vetëm i ka bërë aq sa melankolikë dhe të thyeshëm. Autorë të më të mëdhenjve veprave pa limit fantazie, po aq sa pengje të një letre dashurie. “Zot, çfarë do të bëhet me mua, tani që ti më ke privuar nga arsyeja?” i shkruan mbreti i letërsisë franceze, Honore de Balzak konteshës polake Evelina Hanska. Një tjetër shkrimtar, Volteri, për hir të dashurisë do të arratisej nga burgu për të qenë pranë të dashurës së tij Olymbe Dunover, një vajzë e varfër që ai e dashuronte marrëzisht. “Unë jam burgosur këtu në emër të mbretit; ata mund të më marrin jetën, por jo dashurinë që ndjej për ty”, i shkruan në vitin 1713 të dashurës së tij, disa minuta para se të arratisej. Por dashuria nuk është e bukur vetëm në letrat e shkrimtarëve, por edhe në atë të udhëheqësve. “Ti je jeta në mua. Kur ti nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish”, i shkruan presidenti amerikan, Ronald Regan, bashkëshortes së tij për 31 vjetorin e martesës. Edhe Napoloni, perandori i egër francez i shkruante me ëmbëlsi Zhozefinës, bashkëshortes së tij të parë. “Zhozefinë, do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq”. “Tirana Observer” boton letrat më të famshme të dashurisë. Çfarë i shkruanin mbretërit, perandorët e presidentët vajzave që u kishin robëruar zemrat? Fjalët e ëmbla të Hygoit, Gëtes, Xhek Londonit, Xhejm Xhojsit dhe dashuritë e vështira të Franz Kafkës, Lord Bajronit e Bethovenit. Napoleoni i shkruan bashkëshortes sw tij, Zhozefinës, Paris (1795) Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet për ty. E ëmbla ime, e pakrahasueshme ç’efekt të çuditshëm ke mbi zemrën time. Por çfarë mbetet akoma kur nga buzët e tua, zemra jote merr një dashuri që më tret si zjarri? Je e zemëruar? Pse më dukesh e trishtuar? Je e shqetësuar?… Sa dhimbje ndjej në shpirt! Ti do të largohesh në mesditë. Do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq. Viktor Hugo për Adele Foucher 1821 E dashur! Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u rigjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve. I yti përgjithmonë V.H Robert Schumann për bashkëshorten e tij Clara Schumman 1838 E dashur, kam qarë nga gëzimi duke e ditur se e je e imja dhe shpeshherë e pyes veten nëse të meritoj. Dikush mund të mendojë se në zemër e në mendje asnjë burrë nuk mund të grumbullojë në zemër aq shumë gjëra në një ditë… Por sa i lumtur ndihesha dje e pardje! Nga letrat e tua buronte një shpirt fisnik, një besim e një mal me dashuri. Çfarë nuk do të bëja për dashurinë tënde! Winston Churchill pwr bashkëshorten e tij, Clemmie Churchill 10 gusht, 1894 E dashura ime Clemmie! Në letrën që më dërgoje nga Madras shkruaje disa fjalë shumë të dashura për mua, se si unë e kisha bërë më të mirë jetën tënde. Nuk mund të ta përshkruaj kënaqësinë që më dhe sepse gjithnjë jam ndjerë aq shumë në borxh me ty, gjithnjë nëse në dashuri mund të mbahen llogari… Se ç’do të thotë të jetoj gjithë këto vite në zemrën dhe praninë tënde, nuk ka fjalë që ta përshkruajnë. Koha kalon shpejt, por nuk ka asgjë më të gëzueshme se sa të shohësh sa i madh dhe si shtohet thesari që ne kemi grumbulluar së bashku nëpërmjet stuhive e trishtimeve të miliona viteve tragjike, të tmerrshme e plot ngjarje. Bashkëshorti yt i dashur Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiçiolit 25 gusht, 1819 E dashura ime Tereza! E kam lexuar këtë libër në kopshtin tënd; dashuria ime ti nuk ishe aty, përndryshe nuk do të mund ta kisha lexuar. Është një prej librave të tu të preferuar dhe shkrimtari ishte një miku im. Ti nuk do t’i kuptosh këto fjalë në anglisht dhe të tjerët nuk do t’i kuptojnë, çka është dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato në italisht. Por ti do të njohësh shkrimin e atij që të deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atë nëpërmjet një libri që ishte i yti se ai mund të mendonte vetëm për dashurinë. Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde “amor mio” përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë. Ronald Reagan për bashkëshorten e tij 4 mars, 1983 E dashur Zonjë e Parë! E di se sipas traditës këtë mëngjes unë duhet të vendos kartolina të tipit “Gëzuar Përvjetorin!”, në tabakanë ku ndodhet mëngjesi yt. Por gjërat janë disi të ndërlikuara. Unë i zëvendësova ato me një dhuratë të cilën e dorëzova disa javë më parë. Sidoqoftë kjo mbetet dita që shënon 31 vite lumturie, të tillë që rrallë burrave u ndodh. Të kam thënë njëherë që kjo ka qenë njësoj siç e ëndërron një adoleshent martesën. E akoma mendoj njësoj. Ti e di se unë e dua fermën, por këto dy ditët e fundit ma kanë bërë më se të qartë se unë e dua atë vetëm kur ti je aty. E kjo është e vërtetë për çdo vend, në çdo kohë. Kur ti nuk je aty, unë nuk jam askund, vetëm një i humbur në kohë e hapësirë. Unë ndjej më shumë se dashuri për ty, unë nuk jam i plotë pa ty. Ti je jeta në mua. Kur ti nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish. Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit për 31 vitet e mrekullueshme! Të dua Bashkëshorti yt mirënjohës, Ronald Pierre Curie për bashkëshorten e tij Marie, të dy kimistë që kanë fituar çmime Nobel E dashur Marie! Asgjë s’do të lumturonte aq shumë sa një lajm nga ty. Ideja se do të qëndroj dy muaj pa dëgjuar për ty ka qenë tmerrësisht e papëlqyeshme për mua: Kjo është sa për të të thënë se letra jote e shkurtër ishte më se e mirëpritur nga unë. Shpresoj se ti do të kthehesh këtu tek ne në tetor. Ndërsa për sa më përket mua, mendoj se nuk do shkoj gjëkundi, do të qëndroj në fshat, ku e kaloj gjithë ditën para dritares së hapur apo në kopsht.Ne i kemi premtuar njëri-tjetrit, apo jo? – Që të jemi të paktën miq të mirë. Kjo vetëm nëse ti nuk do të ndërrosh mendje. Sepse nuk ka premtime që s’janë të domosdoshme, disa gjëra nuk mund të ndodhin vetëm se ashtu të duket më e drejtë. Do të ishte mirë gjithashtu, gjë të cilën unë s’guxoj ta besoj se mund të ndodhë, që të kalonim jetët tona pranë njëri-tjetrit, të hipnotizuar nga ëndrrat tona: Ëndrra jote patriotike, ëndrra jonë humanitare dhe ëndrra jonë shkencore. Nga gjithë këto, ajo e fundit besoj se është më arsyeshmja. Me këtë dua të them se ne jemi të pafuqishëm të ndërrojmë rendin social dhe, edhe nëse nuk do ishim ne nuk do dinim se çfarë të bënim. Nga këndvështrimi shkencor në të kundërt ne mund të shpresojmë të bëjmë diçka, toka në të cilën shkelim këtu është më solide dhe çdo zbulim që bëjmë, sado i vogël qoftë, do të mbetet dituri e përftuar. E sheh se si funksionin: Kemi rënë dakord që do jemi shokë të mirë, por nëse ti largohesh nga Franca për një vit, do të kthehej në një miqësi platonike, atë të dy krijesave të cilat s’do ta shohin më njëra-tjetrën. A nuk do ishte më mirë sikur të qëndroje këtu me mua? E di se kjo pyetje të zemëron dhe se ti nuk do të flasësh më për këtë gjë, por gjithashtu unë ndihem aq i pavlerë para teje. Mendova të kërkoj lejen tënde për të të takuar, kështu si rastësisht në Fribourg. Por ti po qëndron atje nëse nuk jam gabuar, vetëm për një ditë dhe atë ditë ti sigurisht që do jesh në dispozicion të miqve tanë, Kovalskis-ëve. Më beso, besniku yt Pierre Curie I mbyllur në burg për ta ndaluar që të takonte Olymbe Dunover, vajzën e varfër të një gruaje të shtresës së ulët, Volteri u arratis pak pasi shkroi letrën. Hagë 1713 Unë jam burgosur këtu në emër të mbretit; ata mund të më marrin jetën, por jo dashurinë që ndjej për ty. Po, e adhuruara ime, sonte unë do të të shoh ty edhe nëse do të më duhet të lë kokën për këtë gjë. Për hir të Zotit, mos mu drejto me terma të tillë shkatërrimtarë kur shkruan; ti duhet të jetosh dhe të jesh e kujdesshme; ki kujdes nga zonja, mëma jote, duke qenë se ajo është armikja jote më e tmerrshme. Çfarë duhet të them? Ki kujdes nga të gjithë; mos beso askënd; ji gjithnjë në gjendje gatishmërie në çdo moment, sapo të dalë hëna; unë do të largohem fshehurazi nga hoteli, merr me vete kaloshin pasi do të largohem si veriu për në Sheveningen; unë do të marr letër e bojë me vete; ne do të shkruajmë letrat tona.Nëse më do binde veten; dhe mblidh gjithë fuqinë e mendjes që të të vijë në ndihmë; mos lejo që nëna jote të vërejë ndonjë gjë, përpiqu të marrësh pikturat e tua dhe ji e bindur se asnjë kërcënim, apo dhe torturat më të mëdha nuk do të më ndalojnë që të të shërbej ty. Jo, asgjë nuk ka fuqinë që të më ndajë nga ty; dashuria jonë është ngritur me virtyte dhe do zgjasë për sa të jemi gjallë. Lamtumirë, nuk ka asgjë që unë nuk do guxoja të bëja për hirin tënd; ti meriton shumë më shumë se aq! Lamtumirë zemra ime e dashur! Volter Theodore Roosevelts drejtuar bashkëshortes së tij, Edith Roosevelt 20 maj 1943 E dashur Bunny! E di se çfarë është kjo – një letër për përvjetorin e martesës. Unë mendoj se duhet të mbërrijë në kohën e duhur. A të kujtohet ajo ditë e nxehtë qershori para tridhjetë e tre vitesh? Kisha e tejmbushur me njerëz, babai me atë jelekun e mrekullueshëm me pika blu, turmat në rrugë, velloja jote e bardhë, mamaja jote me një prej atyre kapeleve të mrekullueshme. Dhe, a e mban mend si ishte bota atëherë, e vogël dhe e rregullt, një rend ndryshe. Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Asgjë s’ka ndodhur ashtu siç e imagjinonim se do të ndodhte përveç fëmijëve tanë. Ne s’e menduam asnjëherë se do t’i binim botës kryq e tërthor. Ne nuk e menduam kurrë se profesionet dhe interesat tona do të shkonin aq larg. Ne nuk e menduam kurrë se tridhjetë e tre vjetori i martesës sonë do të na gjente të zhytur në Luftën tonë të Dytë me mua sërish në front. Epo e dashur, duhet thënë se ne kemi jetuar sipas pjesës më të rëndësishme të ceremonisë “Në të mirë e në të keq, në pasuri e varfëri deri sa vdekja të na ndajë”. Me shumë shumë dashuri, Th. R

Më në fund e ke gjetur djalin i cili vërtet të pëlqen, por nuk je e sigurt si të silleni kur të dilni? Ja disa këshilla për takimet, që ta keni më të lehtë derisa ta njihni më mirë. Rregulli i parë është: ji vetvetja! Ai të ka ftuar të dilni pasi që i pëlqen ashtu si je dhe nëse ndërrohesh apo bënë gjëra të cilat zakonisht nuk i bënë, ai do të shoh që sjellja juaj është jonatyrale. Përpiqu rreth pamjes por mos e tepro. Nuk ka asgjë të keqe në atë që ta tregosh bukurinë tënde, por mos harro se edhe kjo i ka kufijtë e saj. Nëse e teproni (tepër grim, rroba shumë “sulmuese” apo flokë si “për dasma”) mund të lësh përshtypje jo aq të mirë. Hulumto për jetën e tij, pasi që nëse flet vetëm për veten, do të mendojë që je egocentrike. Komunikimi duhet të jetë i dyanshëm, ndërsa biseda e shumëllojshme. Tregoju prindërve me kë del Në këto kohë moderne, është mirë nga ana juaj që të propozosh të paguash gjysmën e llogarisë në kafene apo restorant në takimin e parë, përveç nëse ai është këmbëngulës që të tërën ta paguajë vet. Ndoshta kjo edhe nuk do t’ju pëlqejë, por gjithsesi duhet t’u tregosh prindërve me kë del dhe të dhënat e tij kryesore. Kurrë nuk e di se në çfarë telashi mund të futesh kështu që përmbaju fjalisë: “më mirë ta parandalosh se sa ta shërosh”. Trikun e vogël të cilin mund ta shfrytëzosh është që mikja në gjysmë të takimit t’ju dërgojë mesazhin apo t’ju thërrasë. Kjo ka qëllim të dyfishtë. Njëra është që të bëhesh mjaft e popullarizuar, ndërsa tjetra që të kesh pretekst që të shkosh nga ai takim nëse djali nuk ju pëlqen. Shenjat e trupit ndonjëherë mund të tregojnë shumë më shumë sesa fjalët. Nëse të pëlqen, krijoni kontaktin me sy, luani kohë pas kohe me flokë dhe afroju pak derisa flisni. Nëse dëshironi, putheni në ndarje. Çfare nuk duhet të bësh? Mos përzgjidhni ndonjë vend të zhurmshëm dhe të mbushur me njerëz, por kujdes mos zgjidhni as vend të vetmuar pasi që, mund të ndiheni pakëndshëm në atë qetësi e cila ndonjëherë thjesht mund të ndodh ndërmjet bisedave. Derisa zgjidhni rrobat se doni të lini përshtypje të mirë, megjithatë mendoni për atë që ato të jenë të rehatshme, dhe nëse e dini se ku do të shkoni, vishuni në përputhje me vendin. Mos shikoni në çdo çast në telefon celular dhe mos kontrollo porositë pasi që është e pakëndshme. Njëra nga temat kryesore të ndaluara është ish-i dashuri. Nëse kjo të çudit, vetëm mendo që ai tërë mbrëmjen të flet për vajzën e mrekullueshme me të cilën dikur ka qenë i lumtur. Mos bëni asgjë për të cilën më vonë do të pendoheni apo do të ndiheni pakëndshëm. Dëgjoje intuitën tuaj. Nëse dëshironi që t’i lajmëroni sapo që jeni ndarë apo t’i dërgoni porosi, që edhe një herë t’i tregoni sa mirë keni kaluar, mos e bëni këtë! Duhet të jesh “cool-erk” dhe ta lësh që pak të mendoj për ty. Megjithatë, mos e aktroni shumë të paarritshmen pasi që kjo mund ta hutojë dhe mund të mendojë se jeni e painteresuar. Nëse dëshironi përsëri ta shihni, edhe ndonjë ditë tjetër, pyesni se ku do të takoheni.

Pornografia në internet është duke krijuar një brez djemsh të rinj që janë të pashpresë në jetën reale, ishte përfundimi në të cilin arriti një studim i publikuar gjatë të shtunës. Ekspozimi ndaj filmave të shumtë dhe imazheve erotikë, i ka bërë gjithmonë e më shumë të rinj të paaftë për t’u ekzistuar në takimet e tyre seksuale. Si rrjedhojë, impotenca nuk është më vetëm një sëmundje që i takon meshkujve në moshë të mesme dhe me probleme shëndetësore, por godet edhe ata në vitet e para të jetës së tyre. Sipas “Psychology Today”, një revistë e specializuar amerikane, një tjetër problem është se shumë 20-vjeçare e konsiderojnë si normale paaftësinë e tyre për të vepruar “me raste”. Në moshat rreth 30 vjeç, shikimi i vazhdueshëm i filmave pornografikë shkakton ndryshime të atilla fiziologjike, që e bëjnë ekstimin tërësisht të pamundur për shkak të stimulimit të vazhdueshëm dhe të tepruar të dopaminës, hormonit që lidhet me përceptimin e kënaqësisë trupore në një aktivitet seksual. Goditja e vazhdueshme e trurit me këtë hormone, sjell paradoksalisht humbjen e aftësisë së tij për t’u aktivizuar ndaj sinjaleve të dopaminës, çka i detyron të varurit nga pornografia në internet që të kërkojnë përvoja gjithmonë e më shumë ekstreme për të patur mundësi që t’ia “dalin mbanë”.

Eksitojeni partnerin

Vetëm mendimi për seks dhe thënia e atyre fjalëve duhet të jenë nxitës që garantojnë kënaqësi të madhe mes parterëve. Mirëpo, e vërteta është ndryshe, prandaj duhet të nxiten lojërat e nxehta. Përmendeni emrin e tij Meshkujt do të dridhen në kujtimin e emrit të tyre në momentin kur me gishta kalojnë nëpër zonat erogjene të trupit tuaj. Kjo është shenjë e mirë se emrin e të dashurit tuaj mund ta përdorni në momentin kur mendoni se po ndodh një ‘lëshim’ në dhomën tuaj të gjumit. Emrin duhet t’ia thoni ngadalë në vesh duke e prekur atë më buzët tuaja të njoma... Suksesi është i garantuar! Përkëdheluni Hulumtimet e reja tregojnë se meshkujve mbi 40 vjeç u pëlqen përkëdhelja. Ngjituni për trupin e tij lakuriq dhe ofroni ndjenjën e sigurisë, ndërsa ajo që do ta nxisë pasionin në atë moment është prekja e gjinjve tuaj. Përshkrimet e seksit Përshkrimet e detajuara se çfarë do t’i bënit, thjeshtë do ta ‘çmendin’. Jini detajiste, mirëpo mos u ndalni vetëm në fjalë, por angazhohuni edhe në vepër.

Seksi me anë të telefonit, është bërë mënyrë e preferuar komunikimi për të shprehur ndjenjat e dashurisë, sidomos te çiftet që janë larg njëri-tjetrit. Çfarë është seksi me anë të telefonit? Do të thotë të flasësh shkoqur në telefon për gjëra erotike ose t'i dëgjosh ato me anë të telefonit. Ata që praktikojnë këtë gjë, shpesh masturbohen për t'u çliruar nga ndjenjat e dëshirës seksuale. Kjo praktikë po përhapet në mënyrë alarmuese, pavarësisht nëse të folurit e ndyrë ndodh ndërmjet dy vetave që po shoqërohen për t'u njohur ose ndërmjet dy të panjohurve. Madje ka disa që e përkrahin publikisht këtë praktikë. Është një nga praktikat seksuale më të sigurta’, - pohon një grua. Me sa duket ka shumë veta që mendojnë si kjo grua. Për shembull, në përgjigje të rritjes së infektimeve me virusin e HIV-it, një grup specialistësh rusë të shëndetit përdorën reklama gazetash për të nxitur seksin me anë të telefonit. Mirëpo ka njerëz të tjerë që e nxitin këtë praktikë thjesht për përfitime materiale. Shërbimet e linjave të nxehta, ku njerëzit paguajnë për të dëgjuar fjalë të pista, janë bërë një industri miliarda-dollarëshe në botë. Por, përse është përhapur kaq shumë kjo praktikë? Libri ‘Fabrika e fantazisë’ e shpjegon kështu: “Kontakti intim fizik dhe emocional është i rrezikshëm. Ekziston rreziku i sëmundjeve të transmetuara me rrugë seksuale, rreziku i dëmtimit të emrit ose të karrierës, frika se mos të gjykojnë, si edhe pasojat e dëshirave ‘jonormale’. Seksi me anë të telefonit i pakëson rreziqet”. Është e qartë se seksi me anë të telefonit nuk përfshin kontaktin fizik me dikë tjetër. Por, a do të thotë kjo se s'ka asgjë të keqe ose që nuk ka fare rreziqe? A është i padëmshëm seksi me anë të telefonit? Dëshirat seksuale janë veçanërisht të forta gjatë rinisë. Në këtë periudhë, dëshirat seksuale janë në kulmin e tyre, porse duhet të mësosh si të përballosh e të kontrollosh ndjenjat seksuale. Kjo është e domosdoshme për të pasur një pikëpamje të shëndetshme e të ekuilibruar për seksin. Mirëpo, nga ana tjetër, seksi me anë të telefonit e mëson dikë që t'i lërë të lira impulset seksuale, jo t'i frenojë ato. Për më tepër, kjo praktikë krijon një pikëpamje të shthurur dhe të shtrembëruar për personat e seksit të kundërt. Një ves i dëmshëm Në qoftë se tashmë e ke vesin e seksit me anë të telefonit, pse të mos kërkosh ndihmë? Një fillim i mirë mund të jetë të flasësh me psikologun, por edhe me prindërit tuaj të cilët, kuptohet, ndoshta do të jenë të mërzitur me ty. Por ndoshta janë edhe më të përshtatshmit për të të ndihmuar të kontrollosh sjelljen tënde, që të mos biesh prapë në këtë ves. Në disa vende reklamat për linjat e nxehta telefonike shfaqen në televizor natën vonë. Ndoshta do të ishte mirë që thjesht të mos shihje televizor natën vonë. Meqë edhe masturbimi i nxit në vend që t'i frenojë mendimet imorale, është e domosdoshme që të shmangësh këtë praktikë. Mund të arrish t'i heqësh nga mendja këto mendime, duke u përqendruar në gjëra të drejta.

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template