Seksi me anë të telefonit, është bërë mënyrë e preferuar komunikimi për të shprehur ndjenjat e dashurisë, sidomos te çiftet që janë larg njëri-tjetrit. Çfarë është seksi me anë të telefonit? Do të thotë të flasësh shkoqur në telefon për gjëra erotike ose t'i dëgjosh ato me anë të telefonit. Ata që praktikojnë këtë gjë, shpesh masturbohen për t'u çliruar nga ndjenjat e dëshirës seksuale. Kjo praktikë po përhapet në mënyrë alarmuese, pavarësisht nëse të folurit e ndyrë ndodh ndërmjet dy vetave që po shoqërohen për t'u njohur ose ndërmjet dy të panjohurve. Madje ka disa që e përkrahin publikisht këtë praktikë. Është një nga praktikat seksuale më të sigurta’, - pohon një grua. Me sa duket ka shumë veta që mendojnë si kjo grua. Për shembull, në përgjigje të rritjes së infektimeve me virusin e HIV-it, një grup specialistësh rusë të shëndetit përdorën reklama gazetash për të nxitur seksin me anë të telefonit. Mirëpo ka njerëz të tjerë që e nxitin këtë praktikë thjesht për përfitime materiale. Shërbimet e linjave të nxehta, ku njerëzit paguajnë për të dëgjuar fjalë të pista, janë bërë një industri miliarda-dollarëshe në botë. Por, përse është përhapur kaq shumë kjo praktikë? Libri ‘Fabrika e fantazisë’ e shpjegon kështu: “Kontakti intim fizik dhe emocional është i rrezikshëm. Ekziston rreziku i sëmundjeve të transmetuara me rrugë seksuale, rreziku i dëmtimit të emrit ose të karrierës, frika se mos të gjykojnë, si edhe pasojat e dëshirave ‘jonormale’. Seksi me anë të telefonit i pakëson rreziqet”. Është e qartë se seksi me anë të telefonit nuk përfshin kontaktin fizik me dikë tjetër. Por, a do të thotë kjo se s'ka asgjë të keqe ose që nuk ka fare rreziqe? A është i padëmshëm seksi me anë të telefonit? Dëshirat seksuale janë veçanërisht të forta gjatë rinisë. Në këtë periudhë, dëshirat seksuale janë në kulmin e tyre, porse duhet të mësosh si të përballosh e të kontrollosh ndjenjat seksuale. Kjo është e domosdoshme për të pasur një pikëpamje të shëndetshme e të ekuilibruar për seksin. Mirëpo, nga ana tjetër, seksi me anë të telefonit e mëson dikë që t'i lërë të lira impulset seksuale, jo t'i frenojë ato. Për më tepër, kjo praktikë krijon një pikëpamje të shthurur dhe të shtrembëruar për personat e seksit të kundërt. Një ves i dëmshëm Në qoftë se tashmë e ke vesin e seksit me anë të telefonit, pse të mos kërkosh ndihmë? Një fillim i mirë mund të jetë të flasësh me psikologun, por edhe me prindërit tuaj të cilët, kuptohet, ndoshta do të jenë të mërzitur me ty. Por ndoshta janë edhe më të përshtatshmit për të të ndihmuar të kontrollosh sjelljen tënde, që të mos biesh prapë në këtë ves. Në disa vende reklamat për linjat e nxehta telefonike shfaqen në televizor natën vonë. Ndoshta do të ishte mirë që thjesht të mos shihje televizor natën vonë. Meqë edhe masturbimi i nxit në vend që t'i frenojë mendimet imorale, është e domosdoshme që të shmangësh këtë praktikë. Mund të arrish t'i heqësh nga mendja këto mendime, duke u përqendruar në gjëra të drejta.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template