Dashuria ne peshore

A jeni vërtetë te dashuruar?
Sa jeni te dashuruar?
Ndjenja nuk fshehet. Megjithëse mund te besh përpjekje, atë do ta shprehesh ne një a tjetër formë.

Këtyre pyetjeve do t'i pergjigjeni...

Si mund ta dij nëse vërtetë jam i/e dashuruar?
A e ndjen mungesen e tij/saj, a permallohesh?
Provo te largosh nga sytë e tu atë person, apo të mos ia degjosh zërin një kohe, provo ta bindesh veten se ai person nuk është për ty, nuk e meriton të jesh me te, ne këtë rast, nëqoftëse nuk e bind dot veten, po vazhdon te te mungoj, e permallohesh për te, dije se je i/e dashuruar me atë person.

Atij/asaj a i dukem simpatik/e?
Mos nxito! Bukuria e jashtme nuk është çdo gjë. Mund te te zhgenjej. Mos e merr për dimenzion pamjen e jashtme për ta gjykuar një person, ndonëse bukuria është e brendshmja e një njeriut; morali, shpirtlehte, sinqeriteti, butesia, urtësia etj.. Mund të jesh prej atyre qe mund te pyesin: po çfarë e shtyri atë ta martoj atë? Nuk qenka e bukur fare.
Pergjigja: dashuria
Por, mos shiko ne pasqyrë!
Ajo qe sheh mund te te gënjej, madje shumë!
Shiko ne sytë e atij/asaj qe te do! Pyete: si te dukem?
E di c'do të thoshte?
"Je njeri shumë i mirë! Të dua shumë!"
Nuk te shikon ne fytyre, edhe pse sytë e tij janë te ngulitura ne fytyren tënde. Por te shikon me zemren e tij shpirtin tënd, moralin tënd, bukurin e sjelljeve tua.
Besomni, bukuria është bukuria e shpirtit! çfarë te bukura reflekton shpirti yt, e jo pamja jote.

A i kam diktuar ndonjë ves te keq?
Nëse po, nuk je e/i dashuruar. Nëse jo, e ke dashuruar!
Të dashuruarit nuk shohin veçse cilësitë e mira dhe anet pozitive te te dashurve të tyre. Natyrisht, dashuria është diçka qe te magjepse, ligeshtone aftësinë e te gjykuarit, e mira e kësaj, sepse mund te dashurosh duke gjykuar te brendshmen e mirë te tij/saj, por ana e keqe e kësaj është se me kohën, kur te zbuloni veset e saj/ te tij negative (apo qe nuk përputhet me personalitetin tuaj), do t'ju bezdise.
Prandaj, edhe kur te dashurosh, mundohu te diktosh anet negative ne partnerin tuaj, me urtesi e gradualitet, kështu, duke zbutur njeri-tjetrit veset e keqija, mund të arrihet edhe deri sherimi i njeri-tjetrit.

A ka ndikim ne personalitetin tim?
Të bën te buzeqeshesh a te qeshesh ndonjë fjale e vogël, qe po të shkruhej ne leter askujt nuk do t'i bënte përshtypje?
Mund t'ju merzise apo t'ju argetoj shumë lehtë?
Të qeshurat e tij/saj, ju bën juve te qeshni me gjithë shpirt?
Lotet e tij/saj ju bën sikur diçka ne zemren dhe mendjet tuaj po vlone?
Shikimet e tij/saj drejt teje, ju bën te zhyteni ne kujtime?
Jini te drejtë ndaj vetvetes ne përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve. Dijeni se, aq me intenzive e te realizueshme te jenë ato qe u përmenden, aq me intenzive dhe e fuqishme është dashuria juaj. Nëse je i/e dashuruar, partneri juaj është i vetmi qe mund t'ju heq merzine, e te vendos buzeqeshjen ne buzët tua, e t'ju bëj këtë botë te bukur. Me shikimet e tij/saj ne fytyren tuaj mund t'ju bëj te harroni brengat e problemet tuaja. Nëqoftëse jeni te dashuruar, jeni nën ndikimin e njeri-tjetrit, ecni me hapat e njeri-tjetrit, aq me shumë jeni te kapur për te, aq edhe ka peshe dashuria juaj.

Të sillen gjithnjë ne kujtese fjalët e tij/saj?
Nuk mund t'ju shpetoj asnjë fjale qe ua thotë i/e dashuri/a, por forca e kësaj dashurie është nëse ne kujtesen tonë nuk ruhen vetëm fjalët, germat, po edhe tingujte e atyre fjalëve e germave qe dilnin nga i/e dashuri/a.

Kur ju ipet një dhurate nga i/e dashuri/a si dhe sa e vleresoni?
Vlera e dhurates apo kuptimi i dhurates?
Ne castin kur e merrni dhuraten, çfarë ju sillet nder mend?
Nepermjet kuptimit qe percjell ajo dhurate mund ta kuptosh sesa te do, po edhe nëpërmjet reagimit tuaj ne castin e marrjes se asaj dhurate e kupton sesa i/e dashuruar jeni.

A e ndjej kohën kur ndodhem me te?
Aq më pak te ndjesh kohën sa je me te, aq me shumë jeni te dashuruar me te.

A ndjehem e sigurtë me te?
(Me shumë për femrat)
Kur jeni me te, ndihesh e qete dhe e mbrojtur? Fjala: të kesh besim ne te dashurin tënd, është gjë e madhe! Ky është një rrezik! Mund të mendosh se te dashuron, e t'i bindesh ne vertetesin e kësaj dashurie, por, mund te perjetosh një zhgenjim e dështim te papershkrueshem e te pakapercyeshem!
Një qe te dashuron, rrallehere flet për pamjen tënde: sytë, floket, hunden, buzët. Nuk te bën komplimente. E as nuk te joshe.

Kur mund te ndihem e sigurtë kur jam me te?
Një qe te dashuron, te mbrone. Të keshillon për mirë, e te ruan nga te keqijat. Nuk lejon njeri te te afrohet, dhe është ruajtes i betuar i nderit dhe moralit tënd. Nëse mund te besh ndonjë gabim, te përmirëson. Atëherë, ky vërtetë ju dashuron.

A xhelozoj?
Nëqoftëse shihni te dashurin tuaj duke i buzeqeshur te tjerëve, e duke folur me ta panderprere, e juve për ato çaste nuk ju shikon, a ndiheni se nuk po ndjeh prezencen tënde, dhe behesh nevrike?
Ndoshta mund te xhelozoni se mund t'ua rrembejne! Aq me shumë te xhelozoni për te dashurin tuaj, aq me shumë rendon edhe dashuria juaj.

A jam ne qendër te vemendjes për te?
Kur flas, kur bëj një veprim, ia tërheq vemendjen? Nëse bleni ndonjë rrobe, çfarë ju thotë? Nëqoftëse te thotë: nuk me pëlqen, sepse zbulon bukurin tuaj te tjerëve - dijeni, se ju do shumë!
Dhe, aq me shumë të jeni ne qendër te vemendjes për te dashurin tuaj, aq edhe ju do!


A jam i dashuruar, dhe dashuria ime sa peshoka?
Kur jeni ne shoqerin tuaj, ndiheni te vetmuar, preferoni te heshtni, flisni pakëz. Ju bezdise edhe ndonjë gjë me e vogël kur jeni te permalluar për te dashurin tuaj. Nëqoftëse ndodh e kundërta, jeni ne shoqerin tuaj, ndiheni te lumtur, flisni, e asnjë gjë nuk ju bezdise e as nuk ndiheni bosh, dashuria jote ende nuk është e plotë.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template