Femrat që e konsumojnë kanë më shumë dëshirë për marrëdhënie intime

Eshtë hedhur për një kohë të gjatë ideja që çokollata ka një ndikim euforik në ndjeshmërinë e trupit. Pushtuesit panë Perandorinë e Montezumës të konsumonte një sasi të madhe kakaoje, në formën e një pijeje të cilën ata e quanin çokollatë, përpara se të hynte në harem. Më pas ishin pushtuesit spanjollë të cilët forcuan edhe më shumë idenë se çokollata ishte një produkt aziatik i cili u soll në Evropë. Ky dyshim është vërtetuar edhe nga Giacomo Casanova, një nga dashnorët më të mëdhenj të historisë. Vetëm në sajë të kërkimeve të fundit shkencëtarët kanë “shthurur” karakteristikat e çokollatës dhe ndikimin që ajo ka tek njerëzit. Është vërtetuar se çokollata përmban sasi të vogla simulantësh kafeine. Ajo njihet gjithashtu edhe si faktori që ndikon në rritjen e nivelit të serotonit, një kimikat i prodhuar në formë natyrale në tru, i cili ndikon në uljen e ankthit. Serotoni në pjesën më të madhe të rasteve mendohet se shkakton të njëjtin efekt me mariuanën, ku për të arritur të njëjtën kënaqësi një individi i duhet të hajë 11 kilogramë çokollatë të zezë. Por asnjë nga këto karakteristika nuk mundëson lidhjen mes të ngrënit të çokollatave dhe rritjes së kënaqësisë seksuale. Studiuesit shprehen se sasia e endofinës, e cila prodhohet nga ngrënia e çokollatave, ndikon në rritjen e kënaqësisë seksuale.
Studiuesit
Në mbështetje të kësaj teorie vjen edhe një studim tjetër, i cili studion sjelljen seksuale mes femrave që kanë ngrënë çokollata dhe mes femrave që nuk kanë konsumuar shumë të tilla. Sipas studiuesve italianë, femrat që konsumojnë rregullisht çokollata kanë jetë seksuale më të mirë sesa ato që për arsye të ndryshme nuk i konsumojnë çokollatat. Femrat të cilave u pëlqente të ëmbëlsoheshin çdo ditë me një çokollatë kishin nivelin më të lartë të dëshirës, joshjes dhe kënaqësisë seksuale. Urologu Andrea Salonia nga spitali San Raffaele, Milano, pyeti 163 femra për konsumimin e çokollatave dhe përmbushjen e tyre seksuale. Kërkuesi arriti në përfundimin se “femrat të cilat kanë konsumim të çokollatave treguan nivel më të lartë të dëshirës për seks sesa femrat të cilat nuk e kishin këtë zakon. Çokollata ka një ndikim pozitiv fiziologjik në seksualitetin e femrave”. Studiuesi Salonia, thotë se për të gjitha femrat të cilat kanë një nivel të ulët të libidos, konsumimi i çokollatave mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të rritur epshin e tyre. Ai beson se çokollata mund të jetë një mjekim shumë i veçantë për femrat të cilat shmangin seksin pasi vuajnë nga tensioni paramenstrual. “Çokollata nuk është një lloj ushqimi, është si një ilaç”. Femrat të cilat paraqesin gjendje jo të mirë shpirtërore para ciklit menstrual vuajnë shumë edhe në aktivitetin seksual. Unë mendoj se të ngrënit e çokollatave mund të përmirësojnë ndjeshëm dëshirën e tyre për të bërë seks”, tha Salionia. Përveç faktit se një marrëdhënie e seksit dhe çokollatës nuk mund të provohet me 100% siguri, rezultate shkencore të ndërthurura me studimet e sjelljes sigurojnë një argument detyrues për ndikimin e çokollatës në dëshirën seksuale tek të dyja gjinitë, aq të sigurt sa që studiuesi jep këtë këshillë: Bëjeni çokollatën pjesë të dietës tuaj ditore.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template