“Duke u hequr si biznesmen shkova me 90 konviktore në Elbasan”

Arben Tollia, 53-vjeçari nga Shijaku, që pretendon se ka pasur 380 partnere femra, habiti të gjithë pjesëmarrësit në seancën e djeshme të gjyqit kur pohoi se edhe pse ndodhet në burg prej tri vitesh, nuk i kishte shkëputur aspak lidhjet me ish të dashurat e tij, të cilat rrezikonin deri atje sa t’i dërgonin karta celulare me kontratë në qeli. Tollia përfitoi nga fakti që u vonua pak minuta trupi gjykues për t’u “rrëfyer” gazetarëve dhe policëve “bëmat” e tij me 380 femrat që ka “dokumentuar” me foto dhe video dhe rreth 2000 të tjera, me të cilat pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale.

Pohoni se keni kryer marrëdhënie seksuale me 380 femra, si ia keni arritur t’i bëni për vete ato?

Eshtë e vërtetë që kam shkuar me 380. Kam prova të pakontestueshme për këtë, foto dhe video, rreth 5000 copë. Po i lutem gjykatës që t’i administrojë për shqyrtim videot intime, por trupi gjykues nuk pranon me pretendimin se tashmë ka krijuar bindje për pozicionin tim përballë akuzës. Më vjen keq që nuk i kam me vete që t’ua jepja, i kam lënë në qeli. Seancën tjetër do i sjell në gjyq. Mënyra sesi i bëja femrat për vete është shumë e thjeshtë. Të gjitha i kam mashtruar duke u hequr si biznesmen. Mjafton të arrish të gënjesh një femër, se ajo i përhap fjalët në të gjitha shoqet e saj. Kështu më ndodhi në konviktet e Elbasanit, ku për dy vjet, 2001–2003, arrita të shkoj me rreth 90 vajza studente. Jam gati të dënohem për mashtrim, edhe me burg të përjetshëm, por jo ama për përdhunim. Eshtë fakt që të gjitha dëshmitë e vajzave në këtë sallë gjyqi kanë qenë në favorin tim, apo jo?!

Flet për gazetarët. Femrat i tregonin njëra-tjetrës për mua
“I mashtroja vajzat si biznesmen”

“Në verën e vitit 2002 kisha marrë një studente nga Elbasani me makinë luksoze dhe e kisha sjellë në Tiranë. E çova te një pallat në ndërtim te ish-Blloku dhe i thashë se unë isha ndërtuesi. E mashtrova duke i thënë se në katin e 11-të kisha një shtëpi 70 metër katror pa shitur dhe do ia jepja asaj”. “Vajzën e lashë në makinë, ndërsa vetë shkova te pallati dhe pyeta punëtorët se ku ishte inxhinieri dhe pronari, duke u hequr sikur doja të blija një sipërfaqe. U dhashë nga një cigare punëtorëve, dhe pastaj u fala paketën”, tregon Tollia një prej “bëmave” të tij.

G.panorama

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template