Tabelën që reklamon dyqanin, sipas orientimeve, e gjejmë menjëherë. Na duhet të rrotullohemi disa herë ama, për të gjetur vendndodhjen e saktë. Ndryshe nga reklamat e tjera, tabela nuk shpreh as drejtimin se ku ndodhet dyqani dhe as distancen në metër. Na duhet të pyesim disa banorë të zonës, të cilët dhe pse e kanë të pashmangshme të shohin tabelën, mbledhin supet kur ne i pyesim se ku ndodhet dyqani.

Pas disa tentativash dhe telefonatash mbërrijmë në dyqan. Sikur të mos ishte pronari i dyqanit, ai që na pret tek dera, vështirë do ta kishim ta gjenim edhe duke qenë pak metra larg...

Është një ndërtesë mëse e zakonshme, me grila gjysëm të mbyllura, e cila ndryshe nga dyqanet e tjera nuk ka reklamë, apo ndonjë shenjë dalluese jashtë. Futemi brenda. Duket që dyqani është i hapur rishtaz, por ama nga produktet që janë reklamuar, kuptojmë se nuk është një dyqan i zakonshëm. As më shumë e as më pak bëhet fjalë për një dyqan seksi.... Një dyqan ku shiten produkte që kanë lidhje me seksin, një nga ata dyqane, që po të mos i shohësh vetë nuk do ta besoje se „i ka ardhur dita“ edhe në Tiranë...

Janë thyer tabutë? Ndoshta! E pyesim Shpëtimin, ideatorin dhe pronarin e dyqanit se si kanë reaguar klientët e parë. Na thotë se nuk janë habitur aq sa mund të pritet nga një dyqan i tillë. Me bindje shton: “Jo vetëm që një dyqan i tillë nuk është tabu, por tani kam kuptuar që një dyqan i tillë, në vendin tonë është një domosdoshmëri“.

Frekuentues të dyqanit, sipas Shpëtimit, janë mosha të ndryshme, nga të rinjtë deri tek mosha e tretë. Edhe për gjininë e klientëve, Shpëtimi nuk e ndan dot. „Vijnë edhe meshkuj, edhe femra..“. Kur flet për kilentët e tij, pronari vetë vë theksin tek moshat e treta. I bën përshtypje që ka shumë klientë të kësaj moshe…

Disa nga klientët janë me recetë mjekësore. Veç objekteve seksuale të zakonshme, aty tregtohen edhe produkte farmaceutike, të sugjeruara nga doktori. Madje teksa bëhemi gati për të ikur, shkëmbehemi me një seksolog të njohur të Tiranës. Përshëndetemi dhe shohim se se ai përshëndetet përzemërsisht me pronarin dhe e pyet dhe se si po i ecën biznesi.

Çfarë ka dyqani? Gjithçka që mund ta keni parë të përdoret në filma pornografikë. Për klientët më të “etur“ apo “profesionistë“, të cilët nuk mjaftohen vetëm më produktet e dyqanit, është katalogu. Çdokush mund të zgjedhë në katalog një produkt dhe për dy ditë, produkti vjen nga jashtë, - tregon Shpëtimi.

Vetë Shpëtimi e ka konkretizuar idenë e tij rreth 2 muaj më parë. Ai na thotë se ka një eksperiencë 10 vjeçare në Itali, duke punuar si menaxher i këtyre produkteve. Ka menduar se një biznes i tillë mund ët funksionojë edhe në Shqipëri, dhe duket se tashmë e ka nisur sfidën e vet.

Çmimet janë me lek ose në euro, monedha me të cilën shumë klientë parapëlqejnë të paguajnë. Çmimet janë nga më të ndryshmet dhe variojnë nga 10 deri në 40 euro. Me këtë shumë lekësh mund të blesh nga lubrifikantët, lodra seksi, vajra stimuluese, veshje të brendshme seksi, shapka dhe çizme seksi, Cd erotike, revista, vibratorë etj.

Vendi i dyqanit nuk është rastësor, nga eksperienca e tij, pronari i dyqanit tregon se dhe jashtë, dyqanet e këtij lloji ndodhen në periferi, kjo dhe për të mos lejuar që klientët të “mbulohen me shikime qortuese“ nga kalimtarë të rastit apo dhe banorë të zonës.

Megjithatë, në Shkodër dhe në Durrës, ai ka preferuar të gjejë vende të tjera, më të hapura dhe më pranë qendrës.Edhe fakti pse ai ka zgjedhur që tani të hapë dy dyqane të tilla, një në Durrës dhe një në Shkodër nuk është rastësi. Durrësin e ka zgjedhur pasi tani është koha e plazhit dhe është mjaft i populluar, njerëzit janë dhe me pushime dhe mund ti lejojnë vetes ndonjë “çmenduri“ më tepër. Ndërsa Shkodra, është një tjetër pikë kyçe nga e cila kalojnë shumë kosovarë për të kaluar pushimet në Mal të Zi.

E si fillim i promovimit të këtij biznesi nuk mungojnë dhe “dhuratat“ për klientët. Për çdo blerje klientëve udhuron klientëve një pako prezervativash, ose një kravatë.


Elona Demollari

Burimi Shekulli

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template