Si rrëfehen femrat pas orgazmave?!

Shembujt që do të paraqesë më tej revista ONE i trullos e njëherazi i mrekullon femrat. Ka miliona ekspertë seksi dhe jo të gjithë kanë emisionet e tyre radiofonike apo televizive, ku japin këshilla për të gjithë ata që zgjedhin t’i ndjekin apo guxojnë t’u telefonojnë. Ekspertët më të mirë nuk janë tjetër veçse femrat dhe është shumë herë më argëtuese t’i dëgjosh tek flasin për aftësitë tuaja, të cilat i bëjnë ato të çmenden në orgazma të papërshkrueshme.

Ato e drejtojnë të gjithë kërkimin në trupin e tyre dhe ka shumë mundësi që t’ju lënë të eksperimentoni mbi to. Më parë kemi pyetur femrat se çfarë funksionon më mirë në përvojat e tyre seksuale. Ej, po flasim për dritat e kuqe këtu! Pastaj keni edhe këshillat e mjekëve specialistë të seksit, për t’ju treguar përse dhe si funksionojnë të gjitha këto metoda. Tani, gjithçka mbetet në dorën tuaj për t’i vënë në jetë. Dashnorët e mëdhenj nuk i mbajnë mend teknikat e koklavitura. Ata ushtrojnë gjëra të thjeshta që u falin kënaqësi femrave. Më poshtë janë të gjitha ato që kërkon ajo. Rregullat e reciprocitetit funksionojnë më së miri edhe këtu: Sa më shumë jepni, aq më shumë do të merrni. E thjeshtë, apo jo?


“Kur jam gati të arrij në orgazmë gjatë seksit oral, im shoq e kalon gjuhën shumë shpejt gjatë gjatësisë së klitorit. Pak sekonda nga kjo, dhe muret tunden.”

Si funksionon: Pjesa më e madhe e meshkujve e konsiderojnë klitorin si një syth të vogël mbi vaginë, por në fakt ai shtrihet thellë në trupin e femrës. Kur e kaloni me shpejtësi gjuhën përgjatë boshtit të tij, ju jo vetëm që po mbuloni më shumë territor, por po krijoni vibrime që ndihmojnë ta mbani nxitjen edhe përtej arritjes së gjuhës.

Si ta bëni: Përkëdheleni me gjuhë butësisht dhe ngadalë, pastaj më shpejt, duke u dhënë vrull lëvizjeve me gjuhë në boshtin e hollë, aq sa mund të arrijë gjuha juaj.


“E adhuroj kur partneri bën rrathë mbi gjoksin tim me gishtërinj ose me gjuhë, përpara se të përfundojë në ishullin e thithave të gjirit.”

Si funksionon: Ashtu si rrethi përhapet me valëzime kur hidhni një gur në ujë, ashtu edhe zonat e përqendruara të ndjeshmërisë përhapen përtej vendeve të nxehta të një femre. Gjithashtu, edhe hapësira rreth zonave erogjene - si thithkat e gjirit - priren të jenë tepër të ndjeshme.

Si ta bëni: Nisni pikërisht në pikën ku fillojnë gjinjtë e saj dhe bëni spirale të lehta dhe të ngadalta me gishtërinj, derisa të arrini te thithkat. Kur të keni arritur në qendër, thithni dhe kafshoni butësisht. Për ta eksituar plotësisht, bëni rrathë deri sa të keni arritur thithkat dhe pastaj tërhiquni për një tjetër qarkim.


“Krejt papritur i dashuri im ndalon penetrimin. Pastaj, rinis shumë ngadalë, duke hyrë milimetër për milimetër, për disa minuta. Asgjë tjetër nuk më bën të arrij në orgazmë si kjo!”

Si funksionon: Sekreti për ta mbajtur të eksituar për një kohë të gjatë është t’i ndizni hamendësimet.

Veprimet e parashikuara ju largojnë nga kënaqësia. Megjithatë, pa përmendur këtë fakt, një masë e tepërt nga kjo ndjesi në fillim shkakton mpirje te femrat. Por mos u shqetësoni, nuk keni pse bëni ndonjë gjë të pazakontë për të rritur ndjeshmërinë e saj; thjesht ndalni. Ndalja dhe rifillimi i një prekjeje apo penetrimi i ndërton sërish ndjesitë e mëparshme dhe ju lejon të ngjitemi disa shkallë në shkallaren e kënaqësisë.

Si ta bëni: Nisni penetrimin dhe pastaj ndalni papritur - mund të jeni brenda ose pjesërisht jashtë, ose keni vetëm kokën e penisit që prek buzët e vaginës së saj. Shiheni në sy, pushoni për disa sekonda dhe nisni sërish. Për një efekt maksimal, rifillojeni penetrimin me lëvizje të ngadalta dhe rriteni shpejtësinë gradualisht.


“Përpara se të bëjmë dashuri, burri im - pasi jam zhveshur - qëndron përpara meje dhe i vendos gishtërinjtë tregues në lëkurën time. I lëviz duart, duke përshkuar të gjithë trupin tim. Ndjesia është e pabesueshme.”

Si funksionon: Nxemja ka një rol të madh në eksitimin e femrave. Vendosini gishtërinjtë mbi lëkurën e saj në mënyrë që të prekin qimet e buta të trupit të saj. Po krijoni drithërimë kënaqësie përgjatë shtyllës kurrizore të saj - dhe po e bëni të ndiejë se vlerësoni çdo centimetër të trupit të saj.

Si ta bëni: Ndihmojeni të zhvishet; me t’u zhveshur, merrjani dorën në tuajën dhe qëndroni me fytyrën përballë saj. Prekjani qimet e buta të trupit dhe përshkojani sipërfaqen e lëkurës me gishtin tuaj tregues. Jeni pikërisht aty ku duhet, nëse mollëza e gishtit e prek lëkurën e saj edhe më butësisht. Tani shkoni përpara dhe kalojini putrat mbi krahë, gjoks, mes dhe kofshë.


“E adhuroj kur i dashuri im gumëzhin kur më bën seks oral. Ndërsa kur më prek më lart vetëm me majën e gishtit, shpërthej e tëra.”

Si funksionon: Ka një arsye pse vibratorët janë aq popullorë: çdo gjë që trondit, ushton dhe rrotullohet, ushqen nervat për një ndjesi maksimale. Sa herë që prekni lëkurën me diçka që shkakton dridhje, transmetoni ndjesi në një zonë më të gjerë se sa do e bënit vetëm me një ledhatim të lehtë. Kështu, me gjysmën e punës po aktivizoni dyfish nervat. Me pak fjalë siç thotë një fjalë e urtë popullore: me një gur sapo keni vrarë dy zogj.

Tronditeni me një prekje të drejtpërdrejtë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur - në këtë rast në klitor - dhe ka shumë mundësi ta çmendni krejtësisht.

Si ta bëni: Shtendosni buzët dhe gumëzhini një melodi. Vendoseni gojën në kontakt me pjesën e jashtme të klitorit dhe me buzët e vaginës. Lëvizeni gojën rreth klitorit, shumë ngadalë. Kur ajo të mos durojë më, prekeni lehtë me një lëvizje qarkore me gishtin tregues në pjesën e fryrë të klitorit; ose dhurojini ca përkëdhelje të gjata me gjuhë, duke qëndruar në kontakt gjatë gjithë kohës.


“Kur penetron, i dashuri im ushtron presion me duar në fund të barkut tim. Gjatë kësaj kohe, kam pasur orgazmën më të mrekullueshme.”

Si funksionon: Në murin barkor të kanalit vaginal fshihet një çerek zone e kënaqësisë, e njohur si pika G. Arsyeja pse femrat nuk mendojnë se kanë një nga këto pika, është se pika G i përgjigjet vetëm presioneve të forta dhe ato mund të mos ndodhin gjatë penetrimeve. Por, të ushtrosh presion nga jashtë në pikën G, kur jeni duke penetruar brenda, mund ta vendosni vendin e saj të kënaqësisë në kontakt të plotë me penisin, dhe të shkrehni orgazma shpërthyese.

Si ta bëni: Meqenëse vendndodhja e saktë e pikës G ndryshon nga njëra femër te tjetra, duhet të luani me ndjesitë. Nisni duke ushtruar presion të lehtë me majat e gishtërinjve në pjesën e fundit të barkut të saj, ndërkohë që penetroni. Kur ajo të ulërijë nga kënaqësia, do e kuptoni se keni goditur në shenjë.


“I dashuri im bën mrekulli mbi thithkat e gjirit, zonat intime dhe në qafë: ai përkëdhel me gjuhë një zonë të vogël dhe më pas fryn në pjesët e njomura. Pas kësaj, miliona mornica më mbërthejnë shpinën.”

Si funksionon: E keni parasysh kur i fryni supës për ta ftohur? I njëjti parim qeveris edhe avullimin e lëkurës së lagësht: fryni mbi të dhe ajo freskohet. Çiftëzoheni marifetin e freskimit me një përkëdhelje të ngrohtë me gjuhë dhe do të merrni një reagim që do t’ia sjellë mendjen vërdallë partneres suaj. Ndjenjat e mëtejshme shkojnë drejt spektrit të ndjesive – e nxehtë/e ftohtë, e fortë/e lehtë – gjatë procedurës do të bëhen gjithnjë e më të forta.

Si ta bëni: Të krijosh një vend të lagur me ujë është mirë, por nëse laget me alkool është më mirë. Meqenëse alkooli avullon më shpejt se uji, krijon një efekt më të freskët kur i fryni. Kështu që, merrni në dhomë një gotë verë. Fusni ca verë në gojë dhe më pas përkëdhelni me gjuhë në një vend të zgjedhur (provoni gjoksin e saj më parë). Pastaj fryni lehtë, lëreni një sekondë dhe pastaj jepini një përkëdhelje të gjatë dhe të ngadaltë me gjuhë. Përsëriteni nëse është e nevojshme.


“Çmendem fare kur burri im i kafshon lehtë thithkat e gjirit, ndërsa më prek në zonat poshtë. Ka diçka nga ky kombinim që më tërbon fare.”

Si funksionon: Edhe pse nuk janë bërë studime zyrtare, femrat dhe ekspertët e seksit e dinë se shpeshherë ka një lidhje ndijore të drejtpërdrejtë midis thithkave të gjirit dhe gungës së kënaqësisë. Për shumë femra, kafshimi i lehtë apo thithja e thithkave të gjirit prodhon një therje në gjenitale, sidomos në klitor.

Si ta bëni: Rruga më e lehtë është të shtriheni paralelisht dhe të kafshoni thithkat e gjirit ndërsa e prekni poshtë. Mos u habisni nëse ajo shtrin një këmbë mbi ju - që do të thotë se ajo dëshiron të shkoni më thellë.


“Një natë, im shoq mori një mbështetëse këmbësh dhe u gjunjëzua, ndërsa unë qëndroja në karrigen lëkundëse. Më pas, ai përdori anët e karriges për ta ndihmuar në penetrim. Lëvizjet para-mbrapa e shtuan edhe më shumë kënaqësinë.”

Si funksionon: Shtimi i diçkaje të paparashikueshme, si një lëvizje lëkundëse, mund të jetë tepër erotike. Surpriza është pothuajse gjithmonë seksi - është pothuajse sikur lëkundjet i shtojnë një dimension të katërt përvojës. Gjithashtu, çdo lloj pozicioni ku ju jeni më poshtë se ajo, i rrit mundësitë tuaja për të gjetur pikën G, duke ndihmuar penisin të anohet drejt fillimit të murit vaginal.

Si ta bëni: Zgjidhni një karrige lëkundëse, e cila është e rehatshme për të, dhe një mbështetëse këmbësh apo një tavolinë të ulët që ju vendos në gjatësinë e duhur për të penetruar.


“Kur jemi në pozicion misionar, im shoq ngjitet aq lart sa ijët e tij të jenë mbi të miat, dhe hyn brenda meje shumë ngadalë. Ndonjëherë pushon në mes penetrimit dhe unë kam orgazmat më të mira në atë moment.”

Si funksionon: Gjatë penetrimit tipik, klitori i femrës zakonisht neglizhohet. Por kur një mashkull i vendos ijët e tij mbi ato të partneres, mund të penetrojë në mënyrë të tillë që, maja e penisit të qëndrojë në kontakt të drejtpërdrejtë me klitorin.

Si ta bëni: Nga pozicioni standard i misionarit, thjesht shtyni veten përpara me thembrat e këmbëve dhe me gishtërinjtë. Kockat e legenit tuaj duhet të jenë të paktën 3 cm mbi të sajat. Më pas hyni dhe penetroni shumë ngadalë.


“I dashuri im më nxjerr jashtë orbite kur më bën seks oral. Disa lëvizje të çuditshme të gjuhës së tij më hipnotizojnë fare - është mënyra ku ai duket se shijon çdo minutë të asaj që bën.”

Si funksionon: Frika më e madhe në lidhje me një femër është se ajo mund të vijë erë apo të ketë shije të pakëndshme poshtë barkut të saj. Zbuteni këtë frikë dhe çdo gjë tjetër që do të bëni do të jetë e artë.

Si ta bëni: Mbërthejani shikimin në mes të veprimit, rënkoni lehtë ose thjesht i thoni se sa shumë e pëlqeni atë që po bëni.


“Burri im më vuri një jastëk nën të ndenjura përpara se të merrte pozicionin e misionarit. Më përfshiu në një mënyrë të tillë, që çdo penetrim ndihej një milion herë më i mirë dhe e arrita shumë shpejt orgazmën.”

Si funksionon: Kur vjen puna te penetrimi, këndi është gjithçka - kur penisi juaj rrëshqet në anën e duhur, e gudulis klitorin dhe hyn kontakt të qëndrueshëm me pikën G. Meqenëse pika G është në fillim të murit vaginal, gjithçka që prek legenin e saj e bën atë kontaktin me vendin e nxehtë edhe më të pëlqyeshëm. I njëjti anim në legenin e saj e bën klitorin të ngrihet, duke e vendosur në pozicion më të mirë për të ardhur në kontakt me majën e penisit tuaj.

Si ta bëni: Kur lëvizni në pozicionin misionar, vendosni një jastëk (nisni me një të hollë nën partneren tuaj, pikërisht aty kur fundshpina takohet me të ndenjurat. Lëre derisa të gjejë një pozicion të rehatshëm, pastaj penetroni si zakonisht. Mos u habisni, nëse përpjekja juaj prodhon më shumë kënaqësi se sa e kishit parashikuar.

Përgatiti: Suadela Balliu Revista One

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template