Llojet e orgazmave!

Më shumë sesa për një orgazëm bëjmë mirë të flasim për orgazmat. Sepse ekziston më shumë sesa një, si për mënyrën se si shpërthejnë si për mënyrën se si një grua i përjeton. Ekzistojnë orgazma normale, orgazma eksplozive, orgazma të vështira për t’u arritur edhe pse ndodhesh në kushte ideale dhe të tjera që vijnë papritur, pikërisht kur nuk i pret.

Ja disa prej tyre:

Orgazëm gjatë shtatzënisë
Shtatzënia, sidomos gjatë tremujorit të dytë, mund të jetë një periudhë seksualisht shumë aktive. Në fakt, duke qenë se organi seksual është në gjende gatishmërie për t’i dhënë fetusit gjithçka që ka nevojë, zona seksuale është shumë më perceptive, shumë më e ndjeshme. Pikërisht për këtë, një në pesë gra e provon orgazmën e parë gjatë shtatzënisë. Ndërkohë që edhe gratë që kanë pasur më parë orgazma, mund të përfitojnë plotësisht nga kjo periudhë që mund të quhet edhe muaj mjalti seksual. Natyrisht, me kusht që të ndihen mirë nga ana psikologjike dhe ajo emocionale.

Orgazëm e provokuar nga një emocion joseksual
Disa gra provojnë emocione të papritura, pa dyshim për shkak të eksperiencave të kaluara, shpesh të vështira. Është njëlloj sikur në tru të shkaktohej një qark i shkurtër. Një emocion i veçantë shpërthen një sërë reaksionesh që çojnë në orgazëm. Përveç stresit, mund të bëhet fjalë është për emocione të tilla si turpi, e qeshura, zemërimi.

Orgazma e mendimeve eksituese
Në qenien njerëzore organi seksual kryesor është truri. Që aty fillon eksitomi, domethënë reagimi i turpit nga diçka që shihet, ndihet ose imagjinohet. Në këtë rast disa gra dinë ta stimulojnë trurin duke u përqendruar tërësisht në një imagjinatë erotike. Vetëm ato gra që i njohin mirë fantazitë e tyre seksuale arrijnë në një nivel të tillë eksitimi të mjaftueshëm për të arritur orgazmën. Por të tjerat mund t’i kultivojnë këto aftësi...

Orgazma klitoride
Klitori është organi kryesor i kënaqësisë femërore. Mund të quhet ndryshe motori i kënaqësisë. Në fakt, vetë klitori është krijuar për të luajtur pikërisht këtë funksion. Është i vetmi organ i trupit njerëzor që është krijuar ekskluzivisht për të ndjerë kënaqësi. Nuk shërben për të lindur e as për të urinuar, si penisi tek meshkujt. Gruaja ka fatin të ketë një organ që shërben vetëm për kënaqësi seksuale.

Orgazma vaginale
Jo të gjitha gratë e njohin orgazmën vaginale të pastër. Madje vetëm 30% e tyre e ka provuar. Shumë të tjera pranojnë se provojnë një orgazëm vaginale me kusht që njëkohësisht të stimulohet klitori. Në çdo rast, si në rastin e orgazmës vaginale ashtu edhe në atë klitoride, vagina përfshihet, përderisa muskujt e saj kontraktohen në mënyrë ritmike dhe të pavullnetshme.

Orgazma e pikës G
Pika G është pozicionuar pikërisht brenda uretrës, kanali që lejon urinën të dalë nga fshikëza. Për këtë arsye provohen ndjesi të veçanta kur në disa pozicioni penisi mbështetet në të. kur pika G stimulohet mjaftueshëm, orgazma shoqërohet edhe nga shpërthimi i lëngut, që nuk del nga vagina por nga i njëjti vend prej nga del edhe urina. Atëherë mund të flasim për një ejakulim femëror.

Orgazma e stimulimit të gjoksit
Gjoksi është një zonë erotike shumë efikase. Gjatë momentit kur i porsalinduri thith gjoksin, tek nëna janë verifikuar kontraktime të mitrës dhe sekretimi i një hormoni (oksitocina), dy reagime të njëjta si edhe gjatë orgazmës. Pra, është e qartë se një stimulim seksual efikas mund të bëhet në zonën e kokave dhe në pjesën përreth, pikërisht siç bën një fëmijë i vogël kur thith gjoksin e nënës.

Orgazmat e shumëfishta
Vetëm 10% e grave kanë provuar një orgazëm të shumëfishtë, domethënë një orgazëm e ndjekur nga shumë të tjera, pa asnjë pushim njëra nga tjetra. Disa seksologë mendojnë se të gjitha gratë janë potencialisht “shumëorgazmike”, por kjo ende nuk është vërtetuar. Në fakt një numër shumë i madh femrash kanë një moment pas orgazmës kur nuk kanë më dëshirë për të bërë seks. Dhe e perceptojnë orgazmën e tyre të vetme si pikën finale të kënaqshme të raportit seksual.

Orgazma e vetëstimulimit
Shpesh masturbimi është mënyra më e thjeshtë dhe efikase për të arritur orgazmën. Nuk duhen më shumë se tre minuta. Por të arrish orgazmën falë përkëdheljeve të partnerit dhe në sytë e tij, është tërësisht tjetër gjë. Ndonjëherë përkëdheljet nuk bëhen në mënyrën e duhur, në zonat më të ndjeshme. Për këtë arsye ajo duhet t’i shpjegojë partnerit se për çfarë ka nevojë. Të mos mendosh për asgjë tjetër, të dorëzohesh tërësisht, kërkon një gradë bashkëpunimi dhe intimiteti që jo gjithmonë ekziston dhe nuk është e thjeshtë për t’u pranuar. Varet shumë nga karakteri dhe nga frikërat e secilës prej nesh.

Orgazma e stimuluar
Të stimulosh nuk do të thotë detyrimisht të gënjesh. Shumë femra duke stimuluar provojnë një eksitim të vërtetë: bëjnë sikur janë më të eksituara sesa janë në të vërtetë dhe një lojë e tillë e stimulon eksitimin. Pasthirrmat, frymëmarrja e shpeshtuar, rënkimet dhe elementë të tjerë e rrisin eksitimin. Domethënë funksionon. Bëni mirë ta përdorni këtë rrugë që të çon drejt kënaqësisë.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template