A mund të falet një tradhti?

Vështirë të jepet një përgjigje. Siç e përmenda më lart, përjetimi i tradhtisë është shumë personal e si i tillë, është i vetmi që përcakton të ardhmen e marrëdhënies. Secilit prej nesh i buron impulsivisht përgjigja nëse mund të falë apo jo tradhtinë, por pak nga ne e dinë se si do të reagojnë realisht nëse ajo ndodh vërtet. Shumë mund të mendojnë se nuk e falin kurrë, por mund të ndodhë e kundërta si dhe anasjelltas.

Megjithatë, të gjithë duhet të dimë që tradhtia kurrë nuk e forcon dashurinë dhe mbijetesën e marrëdhënies së një çifti. Tradhtia mund të falet, sepse dashuria për partnerin është shumë më e fortë sesa dëshira për ta braktisur atë; sepse janë fëmijët në mes; sepse nuk do të humbasësh sigurinë afektive, sociale dhe ekonomike që të jep marrëdhënia; sepse edhe ty të kanë falur dikur, por kurrë sepse harrohet apo sepse nuk të bën përshtypje dhe je indiferent ndaj saj.

Tradhtia shkakton gjithmonë një ridimensionim të marrëdhënies. Tradhtia dëmton integritetin personal, i cili sjell edhe dëmtimin e integritetit të marrëdhënies. Humbet besimi, qartësia, siguria, mbështetja, shtohen dyshimet etj., të cilat e ndryshojnë qëllimin primar të marrëdhënies dhe bëhen burim stresi, shqetësimi, ankthi, etj. Tradhtia tregon pamundësinë e individit për të krijuar një marrëdhënie të afërt me partnerin e zgjedhur - prandaj kërkohet zgjidhja diku tjetër. Tradhtia plotëson me shpejtësi boshllëqet momentale të marrëdhënies, por nuk i zgjidh problemet mes çiftit. Ajo zakonisht i shton ato.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template