Ekspertët e marrëdhënieve në çift bëjnë të ditur se, shumë çifte nuk ia dalin t’i bëjnë njëri-tjetrit pyetjet kritikë përpara se të martohen. Sipas një artikulli në të përditshmen amerikane “New York Times”, shumë persona të martuar do të dëshironin t’i kishin ditur disa gjëra përpara martesës dhe jo t’i kishin mësuar ato më pas. Këto gjëra që dalin në dritë vetëm pas martesës shpeshherë mund të çojnë në zhgënjim dhe mungesë lumturie në një martesë. Këtu përfshihen pritshmëritë e parealizuara, besimi në mitet e martesës, mendimi se dikush tjetër mund të na bëjë të lumtur, dëshira për të bërë çdo gjë së bashku dhe dëshira për të pasur një martesë perfekte.

15 pyetjet

1) Nëse keni diskutuar për të pasur fëmijë dhe përgjigjja është po, a keni vendosur se kush prej të dyve do kujdeset më shumë për fëmijën?

2) A keni një ide të qartë mbi qëllimet dhe detyrimet financiare të njëri-tjetrit dhe a përputhen idetë e të dyve në lidhje me shpenzimet dhe të kursyerin?

3) A keni diskutuar për mënyrën se si do të mbahet ekonomia shtëpiake dhe a keni rënë dakord se cili do të menaxhojë harxhet e përditshme?

4) A i keni rrëfyer plotësisht njëri-tjetrit çdo lloj problemi shëndetësor, fizik apo mendor?

5) A keni pyetur veten apo partnerin tuaj nëse ajo/ai është i dhënë pas jush në shkallën që ju do të dëshironit?

6) A mund të diskutoni hapur dhe pa ngërçe nevojat, preferencat dhe fobitë tuaja seksuale?

7) A keni pyetur njëri-tjetrin nëse do të ketë një televizor në dhomën e gjumit?

8) A e dëgjoni njëri-tjetrin me të vërtetë dhe a i merrni ndershmërisht në konsideratë idetë e ankesat e njëri-tjetrit?

9) A keni arritur në mirëkuptim për sa u përket besimeve dhe nevojave shpirtërore dhe a keni rënë dakord se si do të ekspozohen fëmijët ndaj edukimit fetar dhe moral?

10) A i respektoni miqtë e njëri-tjetrit?

11) A i vlerësoni dhe respektoni prindërit e njëri-tjetrit dhe a është ndonjëri prej dy partnerëve i shqetësuar nga fakti se prindërit mund të ndërhyjnë në martesë?

12) Dy partnerët duhet të pyesin njëri-tjetrin nëse familja e çdonjërit bën diçka që i shkakton bezdi tjetrit?

13) A ka disa gjëra të cilat asnjëri prej dy partnerëve nuk është i gatshëm t’i sakrifikojë për hirë të martesës?

14) Nëse njërit prej dy partnerëve do t’i ofrohej një mundësi pune një vend larg prej familjes së partnerit tjetër, a do të jeni të dy të gatshëm për t’u zhvendosur?

15) A keni të dy besim në përkushtimin e njëri-tjetrit ndaj martesës dhe a e besoni se lidhja juaj do të mbijetojë pavarësisht sfidave me të cilat do të përballet?

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template