Abortion
(Aborti)
Përfundimi i një shtatzënie. Në shumë vende aborti kryet para 4 muajve të shtatzënisë, por mund të kryhet edhe në muajin e gjashtë. Abortet kryhen me ndërhyrje kirurgjikale ku një tub futet në mitër dhe shkëput embrionin.


Abuse
(Abuzimi)
Abuzimi ndodh kur fëmijët lëndohen, neglizhohen apo përdoren nga të rriturit dhe fëmijët e tjerë. Ai mund të ketë formë fizike, emocionale dhe seksuale. Abuzimi nuk ndodh për fajin e personit të abuzuar.


Adolesence
(Adoleshenca)
Adoleshenca është periudha e jetës pas pubertetit dhe para moshës madhore. Prejardhja vjen nga latinishtja që do të thotë "rritje". Është periudha kur ndryshimet fizike ndikojnë në trup.


Adultery
(Tradhtia)
Marrëdhënia seksuale mes një personi të martuar dhe dikujt tjetër, i cili nuk është burri apo gruaja e personit në fjalë.


Age of consent
(Ligjshmëria seksuale)
Mosha në të cilën ligji lejon kryerjen e marrëdhënieve seksuale, që në Shqipëri është 18 vjeç.

Aids
(SIDA)
Ekzistojnë shumë mënyra për të ulur rrezikun e infektimit nga AIDS, por ajo mbetet një sëmundje serioze dhe vdekjeprurëse që transmetohet nga marrëdhëniet seksuale.

Amenorrhoea
(Amenorrea)
Mungesa e ciklit menstrual.

Bacterial vaginosis
(Vagine me bakterie)
Shkarkimi vaginal që prek 12-20 % të grave në moshë riprodhuese dhe shkakton erë të pakëndshme është debatuar gjatë, nëse është seksualisht e transmetueshme pasi është shfaqur edhe tek femrat e virgjra. Specialistët shprehen se kjo sëmundje mund të shkaktohet nga mospastrimi i duhur i vaginës, përdorimi i sapunit, xhelit të dushit, ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë ciklit menstrual, faktorë gjenetikë dhe sperme të mbetur në vaginë pas një akti seksual të pambrojtur. Mjekimet bëhen vetëm me rekomandimet e mjekut.

Bestiality
(Brutalitet ose shtazëri)
Marrëdhënie seksuale mes një njeriu dhe një kafshe. Kjo lloj marrëdhënieje konsiderohet ilegale në shumë vende.

Bisexual
(I dygjinishëm)
Të ndihesh seksualisht i tërhequr si nga femrat dhe nga meshkujt.

Breasts
(Gji, gjoks)
Vajzave u formohet gjoksi duke filluar nga faza e pubertetit dhe vazhdon t'u rritet për disa vjet me radhë derisa përfundon zhvillimi gjinor. Forma dhe madhësia varet nga formimi i trupit dhe hormonet, i cili është i ndryshëm në femra të ndryshme. Për çdo shenjë apo ndryshim që vëreni në gjoksin tuaj duhet të informoni mjekun, në mënyrë që të parandaloni sëmundjen.

Carnal knowledge
(Njohuri sensuale ose fizike)
Term ligjor që nënkupton marrëdhënie fizike.

Casual seks
(Seks rastësor)
I referohet një marrëdhënieje të shkurtër seksuale pa lidhje emocionale.

Celibacy
(Beqari ose përkore seksuale)
Jetë pa marrëdhënie seksuale.

Cervical smear test
(Testi për dëmtim në qafën e mitrës)
Një test që zhvillohet për të identifikimin e ndonjë ndryshimi në qafën e mitrës, e cila tregon nëse më vonë do të shfaqet kanceri. Nuk kryhet nën moshën 20-vjeçare.

Chlamydia
(Lloj sëmundjeje)
Një infeksion shumë i përhapur i transmetuar seksualisht. Sidomos nën moshën 25-vjeçare. Shumica e njerëzve, si burrat edhe gratë nuk kanë ndonjë simptomë identifikuese dhe mënyra më e mirë për të mësuar për këtë infeksion është duke iu nënshtruar një testi.

Circumcision
(Synetllik)
Heqje kirurgjike e lafshës së penisit tek një burrë ose fëmijë që bëhet zakonisht për arsye kulturore apo besimi. Synetllëku tek femrat nënkupton heqje të ndonjë pjesë të klitorit apo vulvës, që është ilegale në pjesën më të madhe të shteteve të botës.

Clitoris
(Klitor)
Një pjesë e vogël në fillim të vaginës së femrës që është shumë e pëlqyeshme për të prekur, i cili fryhet kur femra është e nxitur seksualisht.

Date rape
(Përdhunim në takim)
Kur dikush që ju njihni pasi mund të keni dalë me të një ose dy herë ju detyron që të kryeni marrëdhënie seksuale edhe pse ju nuk doni, ose kur dikush ju hedh ilaçe që sjellin gjumë në mënyrë që ju të mos mbani mend çfarë ka ndodhur, kemi të bëjmë me përdhunim në takim.

Dental dam
(Llastik dentar)
Është llastiku i hollë që përdoret nga dentistët për të mbrojtur pjesë të gojës në të cilat nuk po punohet. Kjo formë llastiku përdoret edhe gjatë seksit oral për të ulur rrezikun për ndonjë infeksion. Për shkak të hollësisë së tyre ato nuk ulin ndjeshmërinë dhe kënaqësinë.

Depo-Provera
(Lloj kontacepivi)
Një metodë shumë e efektshme prezervativi. Femrës i bëhet një injeksion çdo tre muaj. Nuk parandalon depërtimin e ndonjë infeksioni të transmetuar seksualisht.


Diaphragm
(Diafragmë kontraceptive)
Një metodë kontraceptive e cila vendoset në pjesën e jashtme të vaginës së femrës.

Drugs and alcohol
(Ilaçe dhe alkol)
Shpesh e shton seksin, po mund ta bëjë atë edhe më pak të kënaqshëm. Ekstazitë mund t'ju bëjnë të silleni në mënyra që nuk mundtë kishit menduar kurrë dhe mund të shtyjnë orgazmën si te femra dhe tek mashkulli.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template