Test: I matur apo fleksibel.

1. Është ora 2 e natës dhe sinjali tashmë i njohur të thotë që në celularin e të dashurit tënd ka ardhur një sms. Ndërkohë ai fle i qetë, nuk ka dëgjuar asgjë. Ti çfarë bën?
a) Rrëmben telefonin dhe fshihesh në banjë për ta lexuar?
b) Rrotullohesh në krevat derisa ta zgjosh dhe i bën një skenë “paraprake” xhelozie pa ditur ende se ç’shkruhet në atë sms?

2. Zbulon se i dashuri yt është në shënjestër të një prej kolegeve të tij dhe e keqja tjetër është se ai ndjehet i mikluar nga ky fakt. Ti ...?
a) I zë pritë poshtëë zyrës dhe pret t’i kapësh në flagrancë ndërsa ndajnë bashkë pushimin e drekës?
b) E mbulon me pyetje (e persekuton) sa kthehet në shtëpi?

3. Ndodhi, ai ka kaluar një natë me një grua tjetër, sapo e pranoi vetë. Ti ç’bën?
a) Pas një skene histerie, mbledh gjithçka tënden dhe ikën; kjo histori mori fund?
b) Pyet e pyet pa fund; kërkon të dish gjithçka për tjetrën; qan e dëshpërohesh megjithatë konsideron pozitiv faktin që ai ta ka rrëfyer vetë.

4. Pas asaj që ndodhi:
a) Raporti juaj ka ndryshuar tërësisht; ai tregohet shumë i vëmendshëm ndaj teje dhe vazhdon të bëjë gjithçka që ti ta falësh.
b) Vazhdon ta persekutosh me 1000 pyetje dhe nuk pushon së përplasuri në fytyrë atë që ndodhi

5. Ka kaluar pak kohë nga “ngjarja e madhe”. Ai është bërë më i ëmbël, më i dashur, megjithatë...
a) Sa herë që ka një impenjim pune, ti dyshon për një tjetër tradhti të mundshme
b) Je dorëzuar. Je e ndërgjegjshme që nëse duhet të ndodhë do të ndodhë kështu që je e qetë.

6. Shoqëroheni me një çift tjetër. Ata janë gjithkund me ju, pushime, fundjava, darka e dreka. Në një moment kupton që vajza tjetër ndihet e tërhequr nga partneri yt. Çfarë bën?
a) Ndërpret çdo lidhje me çiftin në fjalë pa dhënë shumë shpjegime. Ke besim tek instikti yt femëror.
b) Bisedon hapur me vajzën duke e “kërcënuar” se në rast se kjo gjë vazhdon, miqësia juaj ka marrë fund.
7. Tashmë jeni bashkë prej disa muajsh dhe ti kupton që lidhja jote me partnerin shkon përtej asaj fizike kështu që:
a) Edhe nëse shkon me dikë tjetër dashuria për ty nuk do të ndryshojë
b) Nëse ka një histori me një tjetër do të thotë që nuk është i sinqertë me mua madje as i kënaqur.

8. Pas një krize të fortë në raportin tuaj, mëson se ai të ka tradhtuar me një ...burrë:
a) E ç’rëndësi ka, më ka tradhtuar dhe kaq. S’ka rëndësi në është burrë apo grua.
b) Vendos ta lësh; është diçka e papranueshme për ty.
9. Pas disa lidhjesh të mbaruara keq, arrin në konkluzionin që besnikëria në një çift nuk ekziston. Kështu...:
a) Vendos të rrish vetëm.
b) Je e ndergjegjshme për këtë fakt aq sa nuk pret më që një burrë të të qëndrojë besnik.

10. Zbulon se miken tënde më të mirë e tradhton rregullisht i shoqi. Ti ...:
a) Nuk e duron këtë kategori meshkujsh ndaj vendos ti hapësh sytë duke i rrëfyer gjithçka.
b) Qëndron indiferente. Janë çështje që nuk të përkasin; në fund të fundit është diçka që mund t’u ndodhë të gjithëve.

Më shumë A :
Nuk je tip fleksibël
\Nuk e pranon dot që në një raport dashurie, në një moment të caktuar njëri apo tjetri partner të ndihet i tërhequr nga dikush tjetër. Moto-ja jote është “Kush gabon paguan” kështu, nëse ndjen që partneri yt hedh sytë gjetkë, e braktis menjëherë dhe nuk ka gjë të të kthejë mbrapa.

Më shumë B :
Je e matur
Je një grua e matur dhe e zgjuar. (Ke kuptuar shumë më shpejt se të tjerat) që besnikëria është një vlerë e rëndësishme por jo e vetmja vlerë në të cilën bazohet një raport. Kështu, nuk heq dorë kollaj nga një raport që të ka dhënë shumë vetëm për një gabim të partnerit tënd.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template