Shkenca dhe seksi Shkenca zbulon të dhëna për disfunksionin mashkullor dhe femëror.
E ardhmja e seksit është e mahnitshëm, nëse hapat gjigante të bëra në kërkimet e seksit në vitet e shkuara do të shërbenin si një udhëzim. Të rejat më të fundit shkencore për disfunksionin femëror dhe mashkullor.
Impotenca dhe zemra
Disfunksioni i erekcionit mund të lidhet me një ngritje të trefishtë të rrezikut të atakut të zemrës, sipas të dhënave të nëntorit të vitit 2003. Një studim i Mayo Clinic, i cili përfshiu më shumë se 2000 meshkuj, sugjeron se impotenca mund të jetë shenjë e një gjendjeje shëndetësore jo shumë të mirë të zemrës së mashkullit. Gjithsesi kërkuesit nuk kanë arritur të marrin rezultatet përfundimtare që lidhin atakun e zemrës me impotencën.
Të shëndoshët
Në sajë të një studimi në Itali, 100 meshkuj të shëndoshë vuanin nga disfunksioni i ereksionit. Një e treta e tyre arritën të përmirësonin aftësitë seksuale pasi ranë në peshë. Në të njëjtën kohë ulën trysninë e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.
Histerkomia
Dy studime të vitit 2005 treguan se funksioni seksual nuk dëmtohet, madje mund të përmirësohet pas histerkomisë, pa qenë nevoja për një ndërhyrje kirurgjikale. Në studimin e parë ku morën pjesë 70 femra, 70% e tyre thanë se nuk kishin asnjë ndryshim në ngritjen e nivelit të dëshirës për seks deri një vit pasi përdorën histerkominë.
Zëvendësimi i testosteronit
Studiues australianë kanë vendosur se hormoni steroid natyral i DHEA mund të jenë një parashikues i nivelit të ulët të dëshirës për seks dhe nxitjes, po të njëjtat rezultate dolën edhe në hormonin e testosteronit.
Rënia e flokëve, lidhja me seksin
Medikamenti kundër rënies së flokëve, Propecia, një bllokues hormonesh i përdorur në nivele të larta për të kuruar rritjen e prostatës, është menduar të jetë shkaku i vështirësive të erkesionit tek shumë meshkuj. E vërteta e zhveshur sipas studimit të disa kërkuesve italianë thotë se, “Propecia nuk duket të lidhet me ndryshimet në kënaqësinë seksuale apo në funksionin e erkecionit, funksionin e orgazmës apo dëshirën seksuale.
121 ilaçet kundër depresionit
Ilaçet kundër gjendjes depresive si citalopram, sertraline, bupropion etj., kanë ndikimin e tyre në dëshirën dhe aftësinë seksuale. Sipas një studimi të vitit 2006, ku morën pjesë më shumë se 220 femra, 95% e tyre të cilat merrnin një nga ilaçet e mësipërme kishin të paktën një lloj të disfunksionit seksual dhe nivelin më të ulët të dëshirës dhe eksitimit gjatë seksit.
Kandilat e detit
Një studiuese australiane thotë se toksina e çliruar nga kandilat e detit shkakton ereksion më të gjatë. Toksina, e cila mund të shkaktojë dhimbje shumë të fortë, paralizë, madje edhe mpiksje të gjakut, është shumë larg ekspertëve të cilat “hedhin në treg” mjekimet për një dëshirë më të lartë gjatë marrëdhënies seksuale.
Dëshira seksuale e femrave
Në vitin 2006 kërkues amerikanë zbuluan se femrat kishin nxitje biseksuale gjatë kohës që shihnin vetëm femra dhe nxitje një seksuale kur shihnin vetëm meshkuj.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template