Në fakt ai tani është i martuar me gruan që dashuron. Por përpara se nata e parë e martesës t’i bashkonte, as ylli i Milanit dhe as bashkëshortja e tij nuk kishin provuar asnjëherë marrëdhëniet seksuale. Pse? Kaká rrëfehet



Si e ke njohur gruan tënde Caroline?

Jemi njohur gjatë një feste të organizuar në San Paolo. Na prezantuan babai im dhe nëna e saj, të cilët njiheshim që prej shumë kohësh. Në fillim shkëmbyem numrat tanë të telefonit dhe më pas unë kam shkuar për ta takuar për ditëlindjen e saj. Mbushte 15 vjeç.

Po ti, sa vjeç ishe në atë kohë?

19, por në Brazil isha tashmë shumë i famshëm.Në vitin 2002,
menjëherë pas fitores së Kampionatit Botëror u fejuam.

Një djalë 20 vjeçar që kërkon grua? Nuk të dukej paksa herët?

Jo aspak. Unë gjithmonë kam menduar për martesën. Megjithatë, mua dhe Caroline-s na është dashur të presim
tre vjet për të qenë më në fund bashkë. Një vit në Brazil dhe dy vjet të tjerë larg njëri-tjetrit,sepse unë shkova të luaj Itali, ndërsa ajo ishte vërtet shumë e re për të më ndjekur pas. Por ajo periudhë e jetës sonë ka qenë vërtet shumë e rëndësishme, sepse e vuri në provë dashurinë tonë.

Ka pasur tundime?

Tundimet janë gjithmonë të pranishme, por unë gjithmonë jam përpjekur që t’i shmang. Që kur kam ardhur në Itali nuk kam shkuar kurrë nëpër diskoteka. E nëse bëhet fjalë për një festë të skuadrës sime Milan, preferoj të shkoj gjithmonë me gruan time. Mes nesh, në kohën kur ajo ishte ende në Brazil, ekzistonte një marrëveshje: të lirë për ta dalë me miqtë, por në mesnatë ktheheshim në shtëpi dhe ishte koha për t’i telefonuar njëri-tjetrit. Unë dhe Caroline kemi bërë
vërtet shumë sakrifica për të qenë bashkë.

E ke fjalën për distancën?

Jo vetëm për të. Ne kishim vendosur që të ishim të dy të virgjër deri në ditën e parë të martesës. Bibla na mëson se dashuria e vërtetë arrihet vetëm nëpërmjet martesës, me shkëmbimin e gjakut, atë që një grua humbet bashkë me virgjërinë. Në fakt, nata jonë e parë ka qenë me të vërtetë shumë e bukur.

Ka qenë shumë e vështirë kjo pritje?

Sigurisht që ka qenë e vështirë. Jam një mashkull normal. Nuk ka qenë aspak e lehtë të arrija deri në martesë
pa qenë kurrë më parë me një grua. Me Caroline shkëmbenim
shumë puthje dhe dëshira ishte shumë e fortë, por ne gjithmonë jemi përmbajtur. Nëse sot jeta jonë është kaq e bukur, mendoj se kjo vjen edhe nga fakti që ne kemi ditur
të presim.

Marrë nga Koha Jone

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template