"Çifteve u shkon mirë erotika, kur thonë se, kanë një marrëdhënie seksuale si magjepsëse ashtu edhe të përditshme", thotë hulumtuesi gjerman i seksit Prof. Ulrich Clement, "dhe kur thonë: 'ajo që është e rëndomtë nuk na prish atë që është e pazakontë dhe ajo që është e pazakontë nuk na prish atë që është e rëndomtë". Ka cilësi edhe pas thënies: "Ekziston një jetë e përditshme erotike, e cila ka të bëjë me argëtim dhe me ndjenja, 'i përkasim njëri-tjetrit'." E rrezikshme do të ishte vetëm kur kjo gjë do ta shqetësonte çiftin.

Por nuk mjafton vetëm kaq, duhet të ketë edhe sinqeritet - pasi seksualizmi është gjithnjë një ndër temat tabu. "Ndonjëherë çështja me të cilën kemi të bëjmë në terapi është: Burri thotë, 'në të vërtetë do të doja me gjithë qejf të kisha ndonjëherë seks të shkurtër që nuk kërkon mund, pa pasur nevojë për të çarë kokën për gruan'. Por ai nuk e bën këtë, pasi e din, se gruaja zor se mund ta pranonte. Kështu ai e mban këtë për vete dhe nuk e bën kurrë fjalë." Kështu, për të kërkuar me ngulm rekorde në shtrat i duhet shmangur njëherë mendimit se çfarë do të donte tjetri.

Ndërkohë, njeriu nuk duhet ta lejojë aspak veten të veprojë i shtrënguar nga mjedisi i erotizuar, thotë hulumtuesi i seksit: "Është fjala për autenticitetin seksual: Duke mos u shfaqur pikërisht ashtu si partneri do të më kishte dashur - ose se si mendoj se duhet të jetë një burrë apo një grua -, por duke e shfaqur veten ashtu si jam, vetëm atëherë jam dikushi, si qenie seksuale."

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template