Mbi seksinAkti seksual arrin kulmin në orgazmën. Për njeriun nuk ka ndonjë përjetim më të fuqishëm dhe të thellë. Kjo e ashtuquajtur "pikë kulmore" shprehet midis të tjerash në tkurrje muskujsh dhe në dridhma, të cilat mund të kapin tërë trupin. Pas kësaj vjen një shtendosje e plotë.

Vijon nga Kryerja e seksit; faza e pllajës
Ndjenjat e kënaqësisë, që përjetojmë gjatë orgazmës, prodhohen nga organet tona seksuale, muskulatura e të cilave tkurret në mënyrë ritmike. Mashkulli arrin si rregull tek derdhja e farës. Sperma çan përpara përmes uretrit me 20 kilometra në orë. Nëse edhe partnerja arrin në të njëjtin çast në orgazmë atëherë gjasa për të mbërritur në mbarsje është tepër e madhe; Pasi në këtë rast amëgoja pompon lëngun e farës me lëvizje ritmike thithëse për në an.

Por meshkujt dhe femrat nuk arrijnë gjithnjë orgazmën njëkohësisht, gjë që mund të çojë në prishje qejfi; meshkujt vijnë në pikën kulmore mbas mesatarisht 7 minutash, femrat jo më përpara se 23 minutash. Femrat e përjetojnë fazën e orgazmës edhe më intensivisht se meshkujt. Kjo fazë mund të zgjasë tek to deri në një minutë - tek mashkulli vetëm disa çaste. Femrat munden në kundërshti me atë që ndodh me pjesën më të madhe të meshkujve, edhe të vijnë disa herë pas njëra-tjetrës në pikën kulmore.

Faza e pandjeshmërisë
Edhe pse orgazma është pika kulmore gjatë kryerjes së seksit - ka edhe një fazë tjetër. Pasi trupi, më parë i grahur të punojë me rendiment të lartë, ka nevojë të marrë vehten: faza e sërishmarrjes apo pandjeshmërisë. Gjaku duhet të rishpërndahet sërish, pulsi dhe vlerat e trysnisë së gjakut ulen në nivele normale. Penisi shkrehet, dhe buzët e vaginës vijnë në madhësinë e tyre normale. Po ashtu ani çënjtet dhe zhvendoset për në vendin e tij të zakonshëm.

Edhe këtu ka pjesë truri: Ai derdh hormonin "kënaqësivrasës" prolaktinë. Meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj tij se femrat. Organi i tyre seksual nuk është i ndikueshëm për një kohë të gjatë. Ndonjëherë mashkulli thjesht flë pas aktit seksual. Por të rinjve dhe të sapodashuruarve u mjafton një fazë e shkurtër marrje vete - kështu ata mund të fillojnë sërish nga "faza e parë"...

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template