Mbi seksinPas nxitjeve të fillimit, partnerët futen në fazën e dytë - të ashtuquajturën "fazë e pllajës". Ajo quhet kështu pasi ngacmimi tanimë i fuqishëm mbetet për një farë kohe në një lartësi të qëndrueshme, përpara se të kulmojë përfundimisht në orgazmë. Funksionet e trupit intensifikohen tani jashtëzakonisht - pulsi ynë dyfishohet në këtë fazë duke rrahur rreth 160 herë në minutë, trysnia e gjakut kërcen lart tek 200. Tendosja muskulore rritet, frymëmarrja bëhet më e thellë dhe më e shpejtë.

faza e ngacmimit
Mashkulli formon "pikëlën e kënaqësisë", një tajitje e kthjellët, që krijohet në zonën e prostatës dhe që mund të përmbajë një numër të vogël spermiesh. Tek femra ngushtohet e treta e jashtme e vaginës - në terminologji flitet për "manshetë orgazmike". Ajo mblidhet fort pas penisit të kallur brenda. Përmes lëvizjeve ritmike të fundit të barkut të mashkullit ushtrohen ngacmimet më të mëdha seksuale mbi klitorisin.

Gjatë fazës së pllajës, pothuajse asnjë gjë që ndodh përqark nesh nuk na e largon mendjen. Kjo i shërben asaj që të arrihet të mblidhet energji për pikën kulmore të veprimit seksual. Sa më tepër të zgjasë "faza e pllajës" aq më e vrullshme përjetohet "faza e orgazmës" që pason.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template