Vitet e fundit tradhtia konsiderohet si një ndër arsyet kryesore të divorcit. Megjithëse në shumë vende ajo zë edhe vendin e parë, në Shqipëri renditet e dyta pas divorcit për arsye të ndryshimeve në karakter dhe temperamentin e partnerëve. Por, gjithashtu, shumë prej nesh janë dëshmitarë apo kanë dëgjuar edhe raste që megjithëse partneri ka tradhtuar, çifti nuk është ndarë, por ka vazhduar të qëndrojë bashkë.

Si rrjedhim, nuk mund të japim një përgjigje të saktë dhe përfundimtare nëse tradhtia e çon apo jo çiftin në divorc. Sigurisht, do të ishte më mirë që tradhtia të mos ndodhte, në të kundërt, nëse çifti do ta vazhdojë apo jo marrëdhënien, varet nga një sërë faktorësh personalë, shoqërorë apo kulturorë.

Tradhtia përjetohet nga individi në një mënyrë shumë subjektive dhe unike që lidhet me personalitetin, të shkuarën dhe eksperiencat personale, vlerën që i jep marrëdhënies aktuale dhe sigurisht dashurinë që vazhdon të ndjejë apo jo për partnerin, por edhe nga shoqëria që rrethohet, mjedisi ku është rritur e jeton, profesioni, si dhe kultura që ka.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template