Dy shqiptare në "haremin" e Berlusconit

Kryeministri kavalier i Italisë e ka një "oborr" të vetin me femra ku bëjnë pjesë edhe dy femra nga vendi i Shqipeve, që nuk i ndahet në asnjë festë, sidomos atyre të organizuara me ndërrimin e viteve. Vajzave të reja u janë dhuruar bizhuteri, u janë paguar shpenzimet dhe poashtu kanë drekuar me kryeministrin Silvio Berlusconi.

Tradita e rekrutimit të vajzave, modeleve dhe aktorëve të bukura për të marrë pjesë në ahengjet private të kryeministrit italian Silvio Berlusconi kësaj radhe i ka kaluar brigjet e Adriatikut duke ftuar 2 bukuroshe “albanese” fituese të konkursit ‘Miss Albania’ në Itali raporton e përditshmja tiranase Shqip duke cituar javoren italiane L’Espresso.

Por kryeministri kavalier i Italisë e ka një "oborr" të vetin me femra ku bëjnë pjesë edhe dy femra nga vendi i Shqipeve, që nuk i ndahet në asnjë festë, sidomos atyre të organizuara me ndërrimin e viteve.

Vitin që shkoi, shkruan javorja L‘Espresso, numri i vajzave pjesëmarrëse në festën e fundvitit ishte 50 vajza të moshës 20 dhe 30 vjeçe të cilat kanë udhëtuar me avionë privatë drejt vilës La Certosa e cila ndodhet në pronësi të sharmerit Berlusconi.

Vajzave të reja u janë dhuruar bizhuteri, u janë paguar shpenzimet dhe poashtu kanë drekuar me kryeministrin Silvio Berlusconi.

Pas drekës radha i ka ardhur "kursit të politikës", në pritje për të vijuar me shopping në qendrat tregtare të bregdetit italian, me shpenzimet e të zotit të shtëpisë. Dita mbyllet me darkën tradicionale dhe fishekzjarrët e shumtë.

Vajzat qeshin dhe argëtohen. Shumica prej tyre e shikon këtë pjesëmarrje si punë. Mes 50 të ftuarave në vilën "La Certosa", të paktën 20 prej tyre e kanë të garantuar një shumë të përditshme që shkon deri në 1, 500 euro.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template