Pse tradhtojmë!!!

Nëse partneri që tradhtohet vendos të rikthehet në marrëdhënie, duhet që përveç shqyrtimit të përgjegjësisë së partnerit, të shqyrtojë edhe përgjegjësitë e tij. Kur i tradhtuari bën sikur e fal, por realisht nuk e fal partnerin, apo kur ndërmerr herë rolin e viktimës, herë të superiorit, atëherë çifti do ta ketë të vështirë të vazhdojë marrëdhënien. Nëse, përkundrazi, çifti diskuton pasojat që tradhtia ka lënë mes tyre si dhe mënyrën se si mund t'i kalojnë ato, kjo mund t'i hapë rrugë një rifillimi të mbarë të marrëdhënies. Mbi të gjitha, ata duhet të përpiqen të japin dhe të rifitojnë besimin dhe sigurinë mes tyre dhe jo të keqtrajtojnë apo të mbajnë mëri njëri-tjetrin. Në raste të tilla fjalët mund të shkaktojnë lëndime të mëtejshme që mund të çojnë në ndarje përfundimtare. Ata duhet të përpiqen t'i shfaqin afeksion të vazhdueshëm dhe reciprok njëri-tjetrit, pasi vetëm kështu mund t'i kapërcejnë vështirësitë që sjell përballimi i situatës së re pas tradhtisë.

Megjithatë, duhet të kemi parasysh se edhe pas vendimit për të rifilluar marrëdhënien, partneri i tradhtuar mund ta ketë të vështirë të falë dhe çifti mund të bjerë në përsëritje të gabimeve të mëparshme, gjë që mund ta shkatërrojë përfundimisht marrëdhënien. Përballimi i situatës së re lidhet shumë jo vetëm me aftësitë e çiftit për të qenë pranë dhe ndihmuar njëri-tjetrin, por edhe me aftësitë individuale të secilit partner për të kuptuar, për të pranuar, për të falur dhe për të krijuar një marrëdhënie të re më të mirë se e mëparshmja.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template