Tuna me të dashurin në plazhin e Golemit

Plazhi i Golemit këtë radhë ka pasur rastin të mirëpresë bukuroshen nga Shkupi e cila ka shijuar rrezet e diellit aty. Këngëtarja shihet se është e dashuruar marrëzisht dhe si duket ka gjetur princin e ëndrrave të saj pasi nuk ngurron të shfaqet në vende publike me të.
Zmadho


E stërngarkuar nga puna ashtu siç theksoi në një intervistë më herët për “Panorama plus”, Tuna gjen kohë edhe për shëtitje.

Obligimet e shumta rreth studimeve dhe relacioni Shkup-Selanik, i’a pamundësonin relaksimin por me mbarimin e tyre, bukuroshja fillon të argëtohet dhe të çlodhet nga stresi.Ka zgjedhur Golemin për të larguar nga vetja lodhjen që e ndjente tash e sa kohë. Këto ditë ajo publikoi videon më të re në bashkëpunim me Viganin me titull “E boj nxehtë”.

“Videoklipi është xhiruar në Shkup në një fabrikë shumë të vjetër dhe e ka realizuar me regjisorin e klipit të mëparshëm të këngës “Bileta”, Dejan Miliçeviç, ku ndër të tjerat cilësohet si video më mirë e realizuar deri më tani.Tuna aty duket shumë “hot” siç titullohet edhe vetë kënga.

Speciale e këtij videoklipi është edhe pjesëmarrja e kërcimtarëve nga grupi ”Energy team”, të cilët janë fitues të çmimit “Best hip hop dancers” në botë. Kënga dhe videoklipi publikohen si paralajmërim për albumin e tretë, i cili do të dalë në shitje së shpejti.

Por ajo nuk ka ngurruar të ndjejë suksesin e këngës jo duke kënduar në ndonjë mbrëmje muzikore gjatë fundjavave, por duke festuar nën shoqërinë e të dashurit në Golem të Durrësit.

Festa ka qenë private ku këngëtarja ka qenë së bashku me shoqërinë e Rilind Rekës. Plazhi i Golemit këtë radhë ka pasur rastin të mirëpresë bukuroshen nga Shkupi e cila ka shijuar rrezet e diellit aty.

Këngëtarja shihet se është e dashuruar marrëzisht dhe si duket ka gjetur princin e ëndrrave të saj pasi nuk ngurron të shfaqet në vendet të ndryshme përveç se në publik duke bërë kështu një zyrtarizim të lidhjes së saj.E veshur me një fustan të shkurtër, seksi me ngjyrë qielli, Tuna është fotografuar përkrah Rilindit në plazhin e Golemit.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template