Interviste me nje lezbike shqiptare

Elvira Haxhiaga është njëra ndër femrat më të sukseshme të rajonit.Gjë tjetër që e bënë më të vecantë këtë femër është orientimi I saj seksual(lesbian).Pa marrë parasysh paragjykimet dhe pengesat me të cilat ajo është përballur ajo vazhdon ende duke punuar dhe duke u bërë edhe më të sukseshme karrieren e saj.Më shumë do zbulojmë gjatë intervistes ...

1.Gazetarja: Znjsh. Elvira kur për herë të parë filluat te ndjeheshit si gay ,kur e shfaqët publikisht orientimin tuaj seksual dhe si u pranuat në familje e shoqëri?

-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Hera e parë kur e kam akseptuar veten si gay ka qenë kur isha 24 vjece (1997), dmth jam pajtuar me seksualitetin tim dhe vazhduar te jetoj si gay prej atëhershit. Sot i kam 35 vjet.
Mamit i kam treguar ne vitin 2006, vëllaut 2007 dhe babit 2008. Ky proces ka ndodhur automatikisht, sidomos kur kam ardh deri ne ate pikë kur nuk kam mundur te gënjej se kush jam dhe mos te jem e sinqertë me vetën dhe familjen time. Gjithmonë kam qenë e afert me familjen,dashuria dhe respekti ka qenë bazë qe une kam mundur te jem e sinqertë me ata. Mami dhe vellai janë ende në proces të pranimit se e kanë vajzen-motrën gay, respons më të mirë kam marre nga babi.Verës ne vitin 2008 kam pas një intervistë ne Radio Kfor të Kosoves dhe aty kam dal publikisht duke pranuar se jam gay dhe e lumtur se kush jam. Shumë anëtare të farefisit në Kosovë e dijnë qe jam gay,dhe jam shumë krenare për ktë.

2.Gazetarja: Jeni penduar ndonjëherë që dolet publikisht.,cila është mënyra më e mirë për ta shfaqur orientimin në shoqëri,cfarë komentesh keni marrë ?

-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Kur nuk jam penduar, përkundrazi jam penduar se pse nuk i kam treguar babit më herët.Sa i përket komentet qe i marrë nga njerëzit sidomos shqiptarë janë të ndryshme. Ndonjë moment të keq nuk e kam përjetuar por më së shumti me irritojnë pyetjet që janë shumë intime e që heteroseksualët i adhurojnë.Si Psh. ”Roli im në shtrat, dhe si bëjmë dashuri”. Kur nuk iu kam pergjegjur asaj pyetje. Mu më duket se aty tejkalohet kufiri i integritetit dhe respektit,pastaj në vend se t’i pergjigjem asaj pyetje une i pyes ata se cfarë roli ata kanë në shtrat. Dhe pastaj i pyes ”Kur ka qenë hera e fundit qe e ke pyetur ndonjë shokë apo shoqe heteroseksuale se si është ne shtrat”.Aty perfundon diskutimi.
Nëse unë jam e mburrur kur e shfaqë orientimin tim ne shoqëri se kush jam dhe qendroj krenare per ate se cka jam atëherë reaksioni është pozitiv. Përndryshe mund të shtoj edhe një fakt global se njerezit gay janë shumë tolerantë dhe e pranojnë cdo pyetje ”budallaqe” ose reaksion të panevojshëm dhe falin shumë gabime dhe ofendime.

3.Gazetarja: Ju jetoni qe 17 vite në Suedi,pse keni ikur atje,për shkak të orientimit tuaj seksual apo ka dhe arsye tjera?

-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Ne Suedi kam ardhur në vitin 1992 dhe ardhja ime këtu ka qenë ”bashkangjitje” e familjes. Situata politike e acarruar ne ish Jugosllavi dhe Kosovë ka ndikuar te prindërit në profesion dhe jete, e pastaj edhe vëllau ka qenë i moshës që sipas babit më së miri kishte qenë të largoemi nga Kosova.Kështu si anëtare e familjes ju bashkangjita frikës së familjes dhe sot jam e falenderuar që jetoj këtu.Kam shpëtuar jo nga lufta por dhe nga qëndrimet dhe kultura jo akseptuese e Kosovarve ndaj gay individëve.\

4.Gazetarja:T’i kthehemi punës suaj dhe karrierës,kur dhe cka filluat të punonit?-si ndjeheshit,kishit ndonjë problem?

-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Fillimi i karrierës time ka qenë mësuese në degën kompjuterike.Mbas një kohe e pranova faktin se potenciali im është t’ju ndihmoj njerëzve të zhvillohen në aspekte të ndryshme të jetës.Kështu që fillova të punoj me cështjen e integrimit të të huajve në Suedi,pastaj vazhdova punën me cështje të punësimit tek banorët e qytetit ku jetoj(Malmos) dhe pas 8 viteve e lëshova punën time tradicionale dhe fillova biznesin tim dhe me kompanine time ku edhe sot punoj si këshilltare e top liderve te bizneseve apo organziatave te ndryshme ne Malmö dhe krahinën ku jetoj(Skane, lexo Skone).Jam shumë e kënaqur me rezultatin tim te punës dhe sa i përket ”gayiizmit” tim në profesion nuk ka pasur kurrfar problemesh apo konflikte.Ambienti ku kam punuar ka qenë i hapur për cdo diversitet,e edhe shefi im ka qene gay i hapur.Mbasi qe i kam treguar prindërve gjithmonë kam qenë e hapur me identitetin tim.Deri atëhere e kam jetuar jetën time, por jeta ka qenë e dyfishtë,tek famijla isha një Elvirë dhe tek shoqëria Elvira tjetër.Sot kam shpëtuar nga ky konflikt i mbrendshëm që më merrte shumë energji.Kështu që në vend se ta perdori energjinë për të pretenduar,friguar dhe genjyer kam energji te krijoj diqka tjetër që ka domethënie shumë më të madhe për mua dhe rrethin tim, ndoshta edhe krejt njerezimin.

5.Gazetarja:Ka ndikuar kjo që ju jeni lezbike ne punen tuaj?-nese po,na thuani në cfarë mënyre?

-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Unë sot jam gay publikisht e hapur dhe baza ime eshte gay. Sikurse tek të tjerët që nuk është gay.Fakti që jam lezbike bile shume herë edhe më ka shtuar sukses në punë, sepse organizatat e sotshme moderne internacionale dhe globale e vleresojnë diversitetin dhe e kanë kuptuar se fitimi më i madh financiar bëhet kur egziston nje dimenzion etik ne rregullat dhe procedurat e organizates. Shkurt: Sa më shumë që jam gay më shumë e rris vlerën e organizatës.

6.Gazetarja: Me cilat organizata dhe lidera të kompanive të ndryshme keni punuar?

-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Si shembull mund ta marr organizatën më të madhe suedeze/internacionale të celularëve Sony Ericsson, pastaj edhe me top liderët e organizatave të mediave,njerëz te kanaleve televizive të Suedisë, zhurmalista të ndryshëm, top liderët e shumë rrjetave te bizniseve Suedezo-daneze.

7.Gazetarja: Ke në plan për të bërë ndonjë projekt në përgjithsi apo dhe ndonje tjetër per të ndihmuar komunitetin Gay në Trojet Shqiptare?

-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Kisha pasur shumë deshirë të bëj diqka për këtë komunitet nëse me jepët rasti, apo kur të krijoj rastin.
Sa i perket Kosoves ne pergjithesi e kam plan te hap një treg të ri që hyn në ”Ëellness” dhe ”Anti Aging” industrinë, industri kjo më e madhja globale që ka të bëj me atë që njerezit të ndihen mirë me shëndetin e tyre psiqik,dhe pamjen e tyre fizike,dmth të kujdesën per vetvetën dhe pajmen e tyre.Tregu në këtë industri është shumë i madh dhe potenciali që njerëzit të fitojnë në këtë branzh është më se i mundshëm.Jam në start të një projekti të tille me Kosovën,dhe ambicia ime është që ta perfshijë edhe Shqipërinë.

8.Gazetarja: Mund të na flisni dhe pak për jetën tuaj private,për CASANOVA-n..na zbuloni nëse keni të dashur..kishit shumë lidhje ne të kaluarën,keni ndërmend të krijoni familje ?

-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Elvira përndryshe edhe quhet Casanova(hahahaha)…kështu më kan thënë të gjithë,pasi që aftësia ime sociale është në nivel të lartë dhe se komunikimi me gjininë femrore ka qenë gjitmonë special,e kjo nuk dmth se të gjitha femrat me interesojnë. Sa i përket relacioneve të kaluara kam pasur relativisht mjaft edhe cdo relacion e ka pasur funksionin e vet. Mund të shtoj dhe falenderohem për faktin se jam gay dhe mund ta ndjejë dhe përjetoj dashurinë e femrës.Në përgjithesi gjinia femrore dhe femra/gruaja më mahnit dhe gjithmonë më ka mahnitur, sidmos fuqia e krijesës qe ajo ka mundësi ta bëj dhe aftësia e mbijetesës së saj.Brenda relacioneve qe i kam pas mund të them qe vetëm dy persona kanë pas domethënie shumë të madhe dhe ndryshuar pikpamjen e jetës time.Momentalisht jam duke e shikuar dhe provuar një relacion me një nga personat që ma ka ndryshuar jetën,ku edhe qëllimi është ta shoh se a ka ndonjë potencial që të investoj në ketë relacion.Nuk kam pretendime të mëdha për femijë,për mua mjafton un dhe e dashura ime do jemi familja. me te dashuren dhe dy macat do jemi familja, sa i perket femijeve ka mjaft femije ne Kosove dhe bote qe kane nevoje per kujdesje nga te rriturit, ne te ardhmen per keta femije do te angazhohem".

9.Gazetarja:Nëse do lindnit përsëri dhe të ju jepej mundësia të zgjidhni orientimin tuaj seksual,cilin orientim do e zgjedhnit?

-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Sigurisht që e kisha zgjedhur mashkull biseksual.

10.Gazetarja: Znjsh.Elvira për të mos ju marrë kohë më shumë,deshirojmë që krejt në fund të na tregoni celsin e suksesit edhe nëse I perket komunitetit gay.

-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Celësi i suksesit im jam une dhe mendoj se celësi i cdo suksesi për cdo njeri është ai vetë.
- Qëndrimi im ka qenë bazë që njerëzit më kanë kuptuar dhe pranuar sic jam, ashtu sic unë i kam pranuar të tjerët sic janë vetë.
- Sa më shumë të frikohem aq më shumë terheq njerëz të friguar në jetën time.Frika nuk është asgjë përvec se humbje e energjisë,kohës dhe jetës. - As une nuk kam ”pikur” nga një planet tjetër,por perkundrazi kultura, traditat, prejardhja te gjitha këto ishin shkaqe që unë kam genjyer se kush jam edhe nuk e kam pasur lehtë të jetoj një jetë të dyfishtë.E vetmja mënyre për ta ndryshuar këtë ka qenë që unë të ndryshoj,edhe pse frika ka qenë e papërshkruar dhe e pamasë.Kur une ndryshoj ndryshojnë të tjerët.Fakti është se të gjithë gay njerëzit janë të vetëdijshëm për rrezikun që na kërcnohet,nëse e tregojmë të vertetën por në të njejtën kohë duhet ta dijmë se sa më shumë që e tregojnë te vertetën atëherë kemi shansa më të mëdha të jemi të pranuar nga të tjerët. Përndryshe ne nuk do të egzistojmë,e kur nuk egzistojmë atëherë as nuk inkludohemi. Unë e kam marrë atë rrezik dhe cdo ditë e marrë rrezikun e njejtë dhe do ta marrë derisa të jemi të barabartë me heteroseksualët.

Ju falenderojme juve për kohën që gjetët dhe ju dëshiron suksese edhe në të ardhmen në punën tuaj..

-Znjsh.Elvira Haxhiaga: Ju falenderoj dhe unë juve dhe ju uroj suksese në punë dhe ju kisha propozuar që të keni më shumë intervista të këtij lloji shtytës.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template