Rusja 45-vjeçare Irena D nga Moska, pronare e një gjoksi të bëshëm, as në ëndrrën e saj më të keqe nuk ka mundur ta shoh se do t’i ndodhte ajo çfarë i ka ndodhur gjatë uljes së aeroplanit në Los Angeles të SHBA-ve. Edhe para se t’ia niste, pushimi i saj në Kaliforni ka përjetuar një fiasko të vërtetë.

Për krejt këtë punë fajet i kanë pasur silikonat të cilat Irena i ka pasur në gjinjtë e saj, e të cilët për shkak të presionit gjatë aterrimit thjesht kanë shperthyer. Rusja e pafat kishte filluar t’i hetojë problemet e saj edhe gjatë fluturimit i cili kishte zgjatur 14 orë. Pas daljes nga aeroplani Irena nuk ka arritur të shkoj as deri tek aeroporti, sepse para hyrjes së tij i ka rënë të fikët.

Mjekët kanë arritur shpejt në aeroport dhe Irena është transferuar në spital. Ata kanë përcaktuar se silikonat në gjinjtë e saj janë dëmtuar rëndë, por nuk kanë arritur të zbulojnë arsyen e vërtetë të kësaj.

“Vet fluturimi nuk ka mundur të sjellë deri tek kjo. Me gjasë pacientja edhe më herët ka pasur probleme me silikona, derisa presioni gjatë fluturimit vetëm sa i ka bërë punët më keq”, ka thënë njëri prej mjekëve.

Me diagnozë “dëmtim serioz i silikonave” Irenas i është urdhëruar pushim i rreptë. Duket se Irena në të ardhmen nuk do të tërheq aq shumë shikimet e meshkujve sepse mjekët i kanë rekomanduar të largojë tërësisht silikonat për të mos u paraqitur probleme të reja me pasoja shumë më të mëdha se këto.

WebShqip

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template