Gati se 1/3 e femrave kanë pranuar se do të kishin mbathur veshje seksi, nëse kjo do t’ju ndihmonte të fitonin bonuse apo privilegje në vendin e punës.Ndërsa një numër i vogël i tyre (5%) – aktivitetin apo suksesin eventual në punë e bazojnë kryesisht në seksualitetin e tyre karshi shefave. Hulumtimin e ka realizuar faqja e internetit www.theragtrader.com, ndërsa në kërkim kanë marrë pjesë mbi 3000 gra të punësuara, nga të cilat 78% janë të bindura se pamja e jashtme ndikon shumë në vendin e punës. Mbi 50% e grave kanë pohuar se përkujdesja për pamjen e jashtme ju ka ndihmuar në këtë kontekst. “Kërkimet tregojnë se pamja e jashtme me të vërtetë ndikon në suksesin profesional. Madje edhe kur punoni nga shtëpia, veshja ndikon në produktivitetin tuaj. Nëse visheni me shumë pakujdesi, vështirë se do të keni ndonjë sukses të madh”, shpjegon njëra nga zyrtaret e faqes së internetit që ka realizuar kërkimin. Anketa po ashtu ka vënë në pah se 2/3 e grave mendojnë se kanë kontroll më objektiv ndaj gjërave, nëse duken bukur, ndërsa 61% e të anketuarave vlerësojnë se kolegët më shumë i vlerësojnë për zgjedhjen e duhur të gardërobës, se sa për gjërat tjera. Gratë janë treguar shumë tendencioze edhe ndaj konkurrencës me koleget, ku 48% e tyre kanë pranuar se “garojnë” me koleget e punës – se cila do të vishet më seksi.Për dallim nga gjinia e bukur, kjo përqindje te meshkujt (për ato që duan të duken mirë në vendin e punës) rezulton 27%.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template