Dashuria është si droga!

Të biesh në dashuri është njësoj si të humbasësh kontrollin e vetes. Tashmë këtë e konfirmon edhe një studim i realizuar nga një grup shkencëtarësh amerikanë.

Nuk është diçka e thjeshtë për t’u thënë, por dashuria ka të njëjtin efekt si droga, aq sa të bën të humbasësh kontrollin e vetes, të mendjes dhe të arsyes. Në fazën e parë të rënies në dashuri nuk ka më gjë tjetër në këtë botë përveç njeriut që dashurojmë.

Gjithkush do të donte të vinte në një farë mënyre në këtë lloj gjendjeje si të dehuri. Tashmë e dimë që të gjitha ndjenjat drejtohen nga truri, ashtu edhe rënia në dashuri. Studiuesit e trurit kanë matur përmes tomografisë kompjuterike veprimtarinë e trurit të njerëzve të rënë në dashuri.

Rezultati vjen pas analizës së 2500 imazheve të trurit të 17 studentëve që janë përfshirë në një marrëdhënie të re dashurie. Grupi i shkencëtarëve ka krijuar një hartë të ndryshimit të fluksit të gjakut dhe disa pjesë të trurit që prodhojnë ose marrin dopaminë, një substancë që hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut kur dëshirohet apo pritet diçka në shkëmbim.

Rezultati ishte i qartë: me të rënit në dashuri rritet edhe prodhimi i dopaminë, gjë që shkaktonte të njëjtat reagime dhe veprime të organizmin njësoj sikur njerëzit të ishin të uritur ose të etur duke pasuar me emocione të forta edhe më primitive që rriteshin progresivisht, ndërsa edhe marrëdhënia intensifikohej.

“Kur je i përfshirë i tëri në një dashuri të fortë romantike humbet kontrollin e vetes dhe bëhesh tërësisht irracional”, - pohon psikologu Fisher, duke shtuar se “kjo është edhe arsyeja se pse shumë herë bën edhe gjëra pa kuptim apo tërësisht absurde.

” Studimi i sjelljeve që e bëjnë një çift të qëndrueshëm është një nga tendencat më të fundit të fushave të kërkimeve të psikologjisë moderne. Rezultatet e marra prej tyre janë gjithnjë shumë interesante dhe zbardhin disi sjelljen e humanëve gjatë përjetimit të emocioneve të forta që lidhet kryesisht me dashurinë dhe procesin e rënies në dashuri dhe impulse të tjera që lidhen me të.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template