Ku ka Getoar ka dhe femra, dhe të mira jo dosido. Ja siç e shihni dhe në këto foto, ku reperi i njohur kosovar është i rrethuar nga balerinat shumë seksi të Tiranës, të cilat kanë kërcyer gjatë gjithë natës në diskon verore “La quercia”, një ambient shumë interesant ku këmbët shkelin direkt në rërë. Getoari ka qenë i ftuar të këndojë në këtë disko, që ndodhet në rruga e plazhit të Durrësit, dhe si gjithmonë ka bërë një performancë të shkëlqyer, ndërsa shumë ngjitur tij kërcenin balerinat bukuroshe. Këngëtari i grupit “Tingulli Trent”, mund të thuhet se bën një jetë midis Prishtinës dhe Tiranës, ku çdo muaj merr ftesa për koncerte dhe evenimente të ndryshme. Ai madje ka blerë dhe një shtëpi në Durrës, që më tepër se në dimër i duhet tani në verë ku përveç koncerteve bën dhe plazh për qejf. Për sa i përket femrave, ai e ka pohuar gjithmonë që e tërheqin vajzat e Tiranës. Jo pa qëllim bashkëpunimet e tij kryesore në klipe kanë qenë me disa nga këngëtaret më të kërkuara në treg për momentin duke filluar nga Çiljeta, Elvana, Soni Malaj, etj.

0 commenti:

Copyright © 2008 - 2011 Adult Albania - is proudly powered by Blogger
Smashing Magazine - Design Disease - Blog and Web - Dilectio Blogger Template